Rama-Meta, bandë hajdutësh/Basha: Ja mesazhi i qytetarëve për budallenjtë!
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se so...
Kreu i Kuvendit dhe i LSI-së, Ilir Meta, foli sot nga Kuçova për krizën politike në vend.
Meta iu bëri thirrje palëve politike të ulen për bisedime, duke thënë se situata kërkon dialog politik, mirëkuptim dhe përgjegjshmëri.
Ndërkohë, kreu i LSI nuk ka thënë asnjë fjalë për vijimin e koalicionit, i cili u nënshkrua sot katër vite më parë.
Prononcimi për median i Kryetarit të LSI-së, z. Ilir Meta nga Kuçova
Si i parashikoni zgjedhjet që vijnë, në koalicion, apo do të dilni si forcë e vetme?
Së pari, sot ka qenë një ditë e mrekulleshme këtu në Kuçovë, me të rinjtë dhe të rejat e këtij qyteti me tradita dhe paqedashës dhe në këtë drejtim dua të theksoj rëndësinë e angazhimit tonë të të gjithë politikanëve, drejtuesve të forcave kryesore politike në Parlament për të krijuar klimën e duhur për zgjedhje të qeta, për të respektuar atë të drejtë kushtetuese që ka çdo qytetar i Shqipërisë për të votuar në mënyrë të barabartë dhe të drejtë, për të shprehur vullnetin e tij për të ardhmen e Kuçovës dhe të gjithë Shqipërisë dhe natyrisht që kjo thjesht kërkon vullnet politik dhe dialog politik, kërkon mirëkuptim dhe përgjegjshmëri dhe kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.
A do të ketë përzgjedhje të emrave të deputeteve, pasi shumë kanë qenë edhe të përfolur në media.
Ky do të jetë një proces tepër transparent për Lëvizjen Socialiste për Integrim, por është mjaft e rëndësishme që të gjithë forcat politike të shprehin vullnet maksimal për të zbatuar, e jo për të penguar apo zvarritur procesin e dekriminalizimit. Ky është një proces jetik për kredibilitetin e zgjedhjeve të ardhshme, për standardin e këtyre zgjedhjeve, pasi dihet që Parlamenti që po mbyll këtë legjislaturë, këtë mandat, pati probleme të rëndësishme dhe shqetësuese, të cilat shpesh tërhoqën vëmendjen nga çështjet, nga reformat, duke shpenzuar shumë më tepër energji për këto çështjet që nuk i bëjnë nder as politikës, as përfaqësimit të qytetarëve shqiptarë, kështu që LSI është tepër e vendosur për ta zbatuar këtë proces të dekriminalizimit dhe beson dhe shpreson që të gjitha forcat politike ta kuptojnë që një herë e mirë përfaqësimi me persona të papërshtatshëm është një fyerje për qytetarët tanë, por është edhe një dëm për besueshmërinë e politikës në publik.
Cili do të ishte qëndrimi juaj ndaj Bashës për atë çfarë ai ka shprehur nga çadra?
Çadra nuk është një fenomen i ri në Shqipëri, aq më tepër për zgjedhjet. Është një fenomen që ka lindur që në vitin 1994 për herë të parë në Shqipërinë paspluraliste, ku në zgjedhjet e pjesshme të Libofshës u përdor shteti dhe policia për të deformuar dhe manipuluar procesin zgjedhor, një deformim dhe manipulim që u përshkallëzua edhe në zgjedhjet e mëpasshme dhe në përgjithësi në të gjitha zgjedhjet në Shqipëri kemi pasur procese zgjedhore mjaft të tensionuara, të deformuara. Të mos harrojmë që në zgjedhjet e fundit në vitin 2013, KQZ-ja ishte 4 me 0 në favor të shumicës, natyrisht që kjo nuk pengoi vullnetin e shumicës së qytetarëve për të bërë ndryshimin e duhur, por të gjithë e dinë dhe e mbajnë mend që zgjedhjet u krijuan në një klime tensioni dhe natyrisht përgjegjësine kryesore e kishte Partia Demokratike, në pushtet në atë kohë. Por, kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të pastrojmë një herë e përgjithmonë historinë e zgjedhjeve problematike, nga historia e Shqipërisë, sepse u bënë 26-27 vjet pluralizëm politik dhe qytetarët tanë, sidomos të rinjtë dhe të rejat tona, që kanë lindur shumica pas 90-ës, meritojnë të votojnë në një klimë krejtësisht tjetër, ku të mos diskutohet më barazia dhe shenjtëria e votës dhe është i domosdosshëm dialogu për këtë çështje dhe mundësisht në ditët që vijnë, pasi çdo vonesë na çon në një drejtim të paditur, ndërkohë që ne të gjthe e kemi bërë të qartë që i vetmi drejtim ku duam që Shqipëria të eci është ajo e integrimit evropian./CityNews
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se so...
Administrata e Presidentit Donald Trump i intensifikoi kriti...
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Lushnje, Myslim M...
Kryetari i Kuvendit, njëherësh kreu i LSI, Ilir Meta, ka fol...
Kartëmonedha më e falsifikuar në tregun shqiptar është prerj...
Deputeti i parlamentit shqiptar, Nard Ndoka, ka takuar dy dj...
Ishzëvendësministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, është ndalur t...
Presidenti Bujar Nishani, në një intervistë ekskluzive për e...
Janë zbuluar arsyet e sherrit banal mes dy kushërinjve në Pe...
Një 22 vjeçare në Greqi kishte dalë me shokët në një clun na...
Presidenti Bujar Nishani, në një intervistë ekskluzive për e...
Ministria e Energjetikës raportoi zyrtarisht se OSHEE e mbyl...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka uruar 1 Prillin kryeminis...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka folur sot për zgj...
Detaje të reja janë zbardhur nga burgu i Shënkollit, ku një ...
Ka me dhjetra femije te tjere ne te njejten gjendje, nga mos...
Tiradat mes LSI dhe PS janë shndërruar në një betejë të përj...
Në Gjykatën e Tiranës mesatarisht çdo javë 15 persona dalin ...
Një restorant në Mumdai të Indisë promovon përfshirjen e nje...
Shqiptarët është mirë të informohen me ngjarjet ashtu siç ja...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...