Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Ministria e Energjetikës raportoi zyrtarisht se OSHEE e mbylli 2016 me fitim 11.5 miliardë lekë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare rezultoi me bilanc pozitiv vjetor prej 1.7 miliardë lekësh dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit 1 miliard lekë.
Gjithsej fitimi i kompanive këtë vit arriti në 14,2 miliardë lekë, ose 104 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Energjetikës. ?Hapat e ndërmarra kanë krijuar efekt pozitiv në financat publike duke e çliruar buxhetin e shtetit nga barra e rëndë e këtij sektori që rrezikonte të fundoste financat publike. Vetëm në tre vitet e fundit janë paguar 23 miliardë lekë në tatim-taksa, si kontribut direkt në buxhetin e shtetit. Ndërsa 135 milionë euro është efekti pozitiv indirekt në buxhet përmes reduktimit të mbështetjes buxhetore për sektorin dhe çlirimin e garancive sovrane në 2013-2017?, është shprehur ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri.
Kala borxhesh për operatorët publikë
Detyrimet e të tretëve ndaj OSHEE-së, rikuperimi i gjendjes së debisë përfshirë kamatat, ka ardhur në rënie, po megjithatë ato janë nivele tepër të larta. Nëse në vitin 2013, ato ishin 117.8 miliardë lekë, në vitin 2016 arritën në 105.2 miliardë lekë.
Borxhi i OSHEE-së ndaj KESH, OST dhe palëve të tjera të treta nga 99.9 miliardë lekë që ishte në vitin 2013 është ulur në 93.6 miliardë lekë.
Sipas një raporti të KLSH, detyrimi total i KESH, OSHEE dhe OST, deri më datën 20 shtator 2016, është 80.6 mld lekë. Detyrimi i OSHEE ndaj KESH për blerjen e energjisë elektrike është 50.9 mld lekë (370 mln lekë). Detyrimi i OSHEE ndaj KESH për huatë afatgjata është 11.3 mld lekë. Detyrimi i OSHEE ndaj OST për transmetim energjie, shërbime dhe kredi është 8.2 mld lekë.
Detyrimi i OST ndaj KESH për energji, shërbime dhe kredi, është 10.2 mld lekë. Në bazë të marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim, detyrimi i mbetur i OSHEE ndaj CEZ AS, deri më datë 20 shtator 2016, është 5.8 mld lekë ? kosntaton KLSH.
Në përfundim të procesit, Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon se OSHEE, OST dhe KESH, të respektojnë masën e pagesës për detyrimet e ndërsjella, sipas përcaktimit në ligjin nr. 170/2014, ?Për ratifikimin e Marrëveshjes së huasë?. KLSH ka vërejtur se nuk ka një studim të saktë, mbi prognozën e ecurisë së shlyerjes së detyrimeve të ndërsjella, veçanërisht në skedulin e pagesave dhe objektivave të vendosura ndaj OSHEE.
Gjithashtu OSHEE, OST dhe KESH, të hartojnë një program të saktë për pagesat e detyrimeve të ndërsjella, sipas afateve të caktuara në projektin e rimëkëmbjes, rekomandon KLSH.
Rritja e prodhimit krijoi suficit
Për herë të parë që nga viti 2010, Shqipëria rezultoi eksportuese neto e energjisë. Arsyet lidhen me reshjet e bollshme, rënien e konsumit në vend dhe me rritjen e prodhimit nga objektet prej investitorëve privatë. KESH ka njoftuar se vitin e kaluar ka eksportuar 700 milionë kilovatorë energji. Eficenca në eksport lidhet edhe me uljen e nivelit të humbjeve në rrjetin e shpërndarjes në 28% nga më shumë se 31% që kanë qenë më 2015.
Konsumi i energjisë elektrike u ul me 2.3% në vitin 2016 sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë. Por nga të dhënat krahasuese shihet se është ulur në mënyrë të ndjeshme konsumi në konsumatorët e tensionit të lartë. Këto kategori janë kryesisht biznese, konsumi i të cilave ra me 17% më 2017. Nga 610,2017 MW/h që konsumoi kjo kategori në vitin 2015, vitin e kaluar ka konsumuar 502,895 MW/h.
Treguesit e tjerë të konsumit nuk kanë pësuar luhatje, pasi ndryshimet janë afër zeros.
Shitjet për institucionet buxhetore dhe jobuxhetore janë rritur me respektivisht 0,02 dhe 0,04%. Konsumi i energjisë shënoi ulje për të tretin vit radhazi. Arsyetimi më i hershëm i OSHEE-së për këtë çështje lidhet me tendencën për të mos shpërdoruar energjinë elektrike nga konsumatorët. Shtrëngimi i politikave dhe mjeteve për grumbullimin e faturave të energjisë i ka bërë më racionalë konsumatorët. Por të dhënat e vitit të fundit tregojnë se rënia erdhi nga konsumatorët e mëdhenj të energjisë (bizneset e mëdha)./Monitor
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka uruar 1 Prillin kryeminis...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka folur sot për zgj...
Detaje të reja janë zbardhur nga burgu i Shënkollit, ku një ...
Ka me dhjetra femije te tjere ne te njejten gjendje, nga mos...
Tiradat mes LSI dhe PS janë shndërruar në një betejë të përj...
Në Gjykatën e Tiranës mesatarisht çdo javë 15 persona dalin ...
Një restorant në Mumdai të Indisë promovon përfshirjen e nje...
Shqiptarët është mirë të informohen me ngjarjet ashtu siç ja...
Është shndërruar në tragjik konflikti Brenda familjes, që nd...
Shqipëria ka shitur një pjesë të rezervave të saj të mëdha t...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe sot sulmet ndaj...
Shteti humb gjyqet në gjykatat vendase, fatura në buxhet 58 ...
Zbardhen përgjimet e Klemend Balilit, i shpallur në kërkim m...
Nga Andi Bushati Katër vite pasi vendosi t’i japë një shanc...
Në një lidhje, në shumicën e rasteve meshkujt kanë frikë të ...
Një i burgosur në burgun e Shën Kollit ka mbërritur i vdekur...
Të paktën 300 milion llogari në iCloud, që aksesohet masivis...
31 mars 1991 u bënë zgjedhjet e para pluraliste. Ishin zgjed...
Samsung Galaxy S8, ky telefon fantastik pritet të dal në tre...
Prononcimi për media i Kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, dhën...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...