LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të përndjekurit politikë i bashkohen sërish çadrës/Drama e regjimit komunist

1 Prill 2017, 20:32, Aktualitet CNA

Në mbrëmjen e 43 të protestës, në Sheshin e Lirisë u diskutua mbi dramën e regjimit komunist. Përpara protestuesve u shfaq një dokumentar i regjisorit Besnik Bisha ?Fëmijët e diktaturës?, një prodhim i Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë në bashkëpunim me Fondacionin Kondard Adenauer.

Protagonistët e dokumentarit, ish të përdjekur politikë ndanë me protestuesit nevojën që ka sot shoqëria për të përkujtuar viktimat, nevojën për të nderuar familjet që vuajtën nga sistemi komunist por edhe nevojën për të dënuar të kaluarën kriminale të diktaturës.

Dokumentari solli dëshmi tronditëse se si fëmijët e të përndjekurve ishin torturuar duke i lënë pa ngrënë, persekutuar, duke i ndarë nga shokët që në cerdhe e kopësht, duke i përjashtuar nga cdo aktivitet.

Ritvana Hima, një nga personazhet e dokumentarit apeloi për më shumë vëmendje të shoqërisë ndaj të kalurës. ?Ne jemi këtu për të treguar historinë si ka ndodhur sepse është e rëndësishme të ndërgjegjëson brezat e rinj për çka ka ndodhur në të kaluarën. Shoqëria shqiptare u detyrohet shumë atyre familjeve që nuk ua ka dhënë akoma, kthimin e dinjitetit të saj. Askush nuk ka kërkuar të falur për krimet makabre të komunizmit, atyre familjeve, që kishin kuroja të mendonin ndryshe. Minimumi duhet që të dënohen ata njerëz që kanë kryer ato krime. Në këto 26 vite nuk është dënuar askush për ato krime dhe sot ecin të lirë, janë në institucione të larta njerëz që vendosin për fatin e këtij vendi, ata që kanë vrarë pa gjyq e kanë burgosur shqiptarë të pafajshëm. Nuk mund të tolerojmë më ministra që kanë qënë pjesë e regjimit?, tha Hima.

Simon Miraka kërkoi një minutë heshtje për të nderuar viktimat e dikaturës komuniste. ?Ka ardhur koha që parlamenti të zbukurohet me fëmijët e të përdjekurve dhe me pinjollë të familjeve të rëndësishme që kanë bërë hsitorinë e këtij vendi, por me të gjitha kriteret që kërkon koha. Kjo kohë ka ardhur?, tha Mirakaj.

Regjisori i dokumentarit, Besnik Bisha tha se ka shumë nevojë që të ketë prodhime të shumta për t?i treguar shoqërisë të vërtetën e diktaturës. ?Me thanë mysafir, por këtu ndihem si në shtëpinë time, që nga viti 1990. Ndihem shumë i emocionuar dhe kjo më duket shfaqja më e bukur e jetës time. Ky dokumentar është më mbresëlënësi i xhiruar në jetën time. Unë jam i sgurtë që pasi ta shihni dokumentarin, do jemi ndryshe. Uroj që në të ardhmen të bëjmë shumë dokumentarë të tillë dhe do i kërkoja kryeministrit të ardhshëm që e kemi këtu që jepini një buxhet të veçantë për të plotësuar këtë mangësi njohje për këto vuajtje të këtyre njerëzve, për sakrificat e tyre, si dje por edhe sot, për tu integruar në shoqëri?, tha regjisori dhe pedagogu Bisha.

Aurela, bashkëshortja e Lulzim Bashës, vlerësoi kurajon dhe dinjitetin e familjeve të përdjekura shqiptare dhe u shpreh se shoqëria duhet të investojë më shumë për integrimin e tyre të plotë. ?Eshtë shumë e rëndësishme të flitet për integrimin e të përdjekurve në shoqërinë shqiptare. Eshtë e vërtetë që ata janë ende të përdjekur. Të gjithë e dinë sa e vështirë është të integrohesh në shoqëri të huaja, dhe të gjithë ne që kemi qënë jashtë shtetit, këtë e dimë shumë mirë. Por mbase është më e vështirë të integrohesh në shoqërinë tënde. Ne të gjithë e kemi këtë borxh ndaj të përdjekurve politikë dhe për ata që guxuan. Ne jemi të gjithë këtu për të thënë që kjo do bëhet. Me mirë vonë se sa kurrë por kjo do të bëhet?, tha Aurela Basha.

Dekani i Fakultetit të Arteve, Ardian Isufi, që moderoi këtë bashkëbisedim u shpreh për nevojën që ka shoqëria jonë për të mos harruar, për të reflektuar mbi të shkuarën, vuajtjet dhe krimet që kanë ndodhur, që ato të mos përsëriten kurrë më.

Lulzim Basha tha se është e turpshme që paketat e dëmshpërblimit financiar ndaj ish të përdjekurive nuk janë mbyllur ende. ?Ky është padyshim një mëkat dhe një gabim shumë i madh dhe një faj i Partisë Demokratike, i cili do të ndreqet menjëherë. Kemi bërë shumë por kur s?e kemi mbyllur punën nuk ka vend për justifikime por ka vend për ndjesë dhe ndjesë të thellë që shpresoj të pranohet nga të gjithë të përndjekurit politikë dhe pasardhësit e tyre, fëmijët e tyre?, tha Basha.

Kryedemokrati u shpreh se kjo dramë do të gjejë zgjidhje ndërsa premtoi përfaqësuesit më të mirë në parlamentin e ardhshëm.

?Ju garantoj si kryetar i Partisë Demokratike se ne do përmbyllim kalvarin 27 vjeçar. Do ti jalim fund harresës dhe shtrembërimit të historisë. Do zbatojmë standardet më të forta europiane për të vënë dinjitetin e të përndjekurve, nderin e shoqërisë së lirë, në vendin që u takon dhe duke u kujdesur që persekutorët, të paktën në histori, të marrin atë që meritojnë. Sa kohë që ky nuk është një realitet ligjor dua të garantoj çdo shqiptare dhe çdo shqiptar, të djathtë e të majtë, që një ndër tre kriteret bazë për përfaqësuesit e ardhshëm të Partisë Demokratike në Parlamentin e Shqipërisë, do të jenë: Dosjet e pastra nga lidhjet me krimin, dosjet e pastra nga korrupsioni dhe dosjet e pastra nga e kaluara si bashkëpunëtorë apo si xhelatë të diktaturës komuniste. Grupi i ardhshëm Parlamentar i Partisë Demokratike do të mishërojë kështu virtytet më të mirë si garancia e vetme për tu përballur dhe për të çuar përpara kauzën e një shoqërie me të vërtetë europiane?, tha Basha./CityNews

Lajmet e fundit nga