Nga Sokol Balla/ Tani gënjeni po deshët
Vizita e John Kerry ka një vlerë të vecantë. Këtej e tutje ...
Pa asnjë befasim dhe ashtu siç pritej, Kerri ka ikur nga Shqipëria duke lënë pas mesazhe të qarta, por edhe komente kontradiktore e hamendje, që nuk mungojnë kurrë në raste si ky. Në ikje, më shumë se sa në ardhje, protagonistët tentojnë të manipulojnë opinionin, duke lidhur vizitën dhe vëmendjen e Sekretarit me aksionet politike lokale. Edhe pse kësaj here protagonizmi ka qenë më modest, të gjithë janë të bindur që axhenda e Sekretarit të Shtetit nuk mund të përqëndrohet në detaje dhe as mund të trajtojë ato. Ndaj, jashtë tyre, duket se Kerri ka mbërritur në Shqipëri për disa tema, që as trajtoheshin për herë të parë dhe as ishin ekskluzivitet i vizitës së tij. Për të arritur tek mesazhet e vizitës, duhet parë pak më thellë prioriteti i diplomacisë amerikane në Shqipëri. Dhe ajo që amerikanët kanë nënvizuar më shpesh kohët e fundit. Nuk dihet se sa është trajtuar cështja e opozitarëve iranianë, por me gjasë, nuk ka qenë ky thelbi i vizitës. SHBA padyshim që ka negociuar edhe me vende të tjera për këtë problem që kërkon zgjidhje për t?i hapur rrugë marrëdhënieve të ndryshuara me Teheranin. Një burim në Uashington i ka thënë opinion.al, disa kohë përpara vizitës së Kerrit se axhenda amerikane për Shqipërinë ka pasur këto prioritete:
? Çështjen e dekriminalizimit
? Çështjen e reformës në drejtësi
? Problemin shumë të ndjeshëm të luftës kundër korrupsionit
Dhe së fundi, problemin e zgjedhjeve. Ku përfshin zgjedhjet e lira dhe mosdeformimin e vullnetit te zgjedhjesve jo vetëm përmes vjedhjes, por edhe blerjes së votës direkt apo indirekt.
Nga burime tonat duket se këto kanë qenë edhe mesazhet që Kerri ka dhënë në takimet e tij, sidomos në atë me shoqërinë civile. Nuk është cudi që derivat i këtyre prioriteteve të kenë qenë edhe disa vendime në axhendën e Sekretarit të Shtetit.
Së pari ai ka shmangur parlamentin dhe kjo ka një llogjikë. Sekretari i Shtetit vështirë se do t?i drejtohej një parlamenti në proces dekriminalizimi. Një parlamenti me personazhe që nuk dihet se cfarë të shkuare kanë pasur dhe se si do të trajtohen nga ligji sapo ky të hyjë në fuqi. Ky do të ishte mesazhi më i mirë për një parlament që nuk përfaqëson Shqiperinë e vërtetë.
Së dyti, mostakimi me Metën, mund të ketë lidhje me faktin që LSI shihet nga shumë prej ndërkombëtarëve si një strukturë që deformon votën e lirë. Një parti që shfrytëzon strukturën shtetërore për të rritur numrin e votave përmes manipulimit me para ose me punësim në strukturat e shtetit. Pikërisht ajo që partnerët tanë duan që të marrë fund në Shqipëri.
Së treti, problemi i korrupsionit është nënvizuar kësaj here më drejtëpërdrejtë. Pervecse me siguri që ai ka qenë pjesë e bisedimeve me qeverinë dhe opozitën, ai u synua të nënvizohej si rrezik edhe permes takimit me shoqërinë civile. Ndërkombëtarët mendojnë se shoqeria civile dhe publiku mund të bëjnë më shumë në luftën kundër korrupisionit dhe në denoncimin e tij. Sic ka qenë psh, prania e gazetares së BIRN në takim. Një media që ka bërë jo pak në denoncimin e korrupsionit në Shqipëri.
Burime tonat kanë sqaruar se kompani amerikane PR, të kontraktuara nga Shqipëria, kanë tentuar të ndërhyjnë në axhendën e Sekretarit Amerikan, por derisa kjo nuk pësoi ndryshime, duket qartë që kanë dështuar. Kerri ka vijuar axhendën e tij, atë që Departamenti i Shtetit dhe Ambasadori Lu kanë nënvizuar gjithë këto kohë. Një axhendë që duhet marrë vërtet seriozisht, sepse më shumë se sa partnerëve na intereson të gjithëve ne./opinion.al
Vizita e John Kerry ka një vlerë të vecantë. Këtej e tutje ...
Erion Veliaj si pjesë integrale e mafies së betonit dhe afer...
Po sheh në televizor një sorollop që hiqet për atdhetar, pat...
Nga Anton HasanpapajA do te tentoje serish Rama te kompromen...
Konferencë për shtyp, në stil tejgebelsian, Rama-Kerry me ga...
Lëpirësit e kockave të islamikëve për ta paraqitur Shqipërin...
Ringritja e ekonomise apo Rilindja, eshte nje nga togefjales...
Në vitin 1921 Kryqi i Kuq i të Rinjve Amerikane themeloi, si...
Nga Enkel DemiJohn Kerry nuk gjeti kohë për Bujar Nishanin, ...
Kur BBC njoftoi vdekjen e mundshme të gazetës Independent – ...
Perse Rama me miratimin ne mbledhjen e qeverise te Draftit g...
Xhon Kerri pritet te zbrese neser ne Tirane ne nje vizite qe...
Nga Basir ÇOLLAKUVizita e sekretarit amerikan të shtetit, Jo...
Rinia e Tiranës nuk do ta festojë lirisht Shën Valentinin të...
Sekretarit të Shtetit Shkelqesisë së tij Z. John Kerry !I da...
Nga Bledi Mane fb.com/bledi.mane instagram.com/bledimaneSapo...
Shirat e së shtunës shkaktuan përmbyrtjen e rradhës të segme...
Nga Enkel Demi Nuk besoj se do e kisha dëgjuar Babastars me ...
Ishte një rrufe që ngjau se ra në qiell të hapur, ajo që sek...
Zyrat e punës, thuhet sot në një forum për punësimin a këshi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...