web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ S'ka Shën Valentin por 1 mijë muxhahedinë

13 Shkurt 2016, 20:48, Opinione CNA

Rinia e Tiranës nuk do ta festojë lirisht Shën Valentinin të dielën sepse Sekretari Kerry do të vijë për të sjellë 1000 xhihadistë iranianë

Kur Sekretarja e Departamentit të Shtetit Madeleine Albright vizitoi Tiranën në shkurt 2000, në bulevardin qendror të Tiranës, para Kryeministrisë (Kryeministër ishte Ilir Meta), në momentet që konvoji i zonjës Albright po hynte në Tiranë, u vu një pankartë e madhe nga njëri cep i bulevardit në tjetrin, ku shkruhej ?The future of Albania is Albright?. Autori i këtij slogani ishte vetë Kryeministri Meta, në anglishten e mangët të së cilit emri i Sekretares së Departamentit të Shtetit kishte kuptimin që ka fjala All Bright, pra e ?gjithëndritshme?, me ç? rast kuptimi ishte ?E ardhmja e Shqipërisë është e gjithëndritshme.? Por, në kontekstin në të cilin gjendej në këtë fjali, fjala ?Albright? kishte një nga kuptimet e saj më pak dinjitoze, atë të mospërdorimit të veshjeve të brendshme, e thënë shkurt, të brekëve, që skocezët nuk i përdornin poshtë kilteve (fundeve) të tyre të famshme. Kështu që në fakt pankarta e Metës lexonte ?E ardhmja e Shqipërisë është pa brekë?. Kuptimi i pankartës ishte shumë filozofik sepse duhej lexuar edhe si: ?Ne i heqim brekët tona me urdhrin tuaj, përveçse që e lemë Shqipërinë pa brekë, me kusht që të pajtoheni që ne të mbajmë pushtetin.? Zonja Albright u ndje keq por ruajti qetësinë si diplomate.
16 vite më vonë Meta është në pushtet më i fuqishëm se kurrë, në rolin e supozuar të boshtit që mban stabilitetin e vendit, pavarësisht partisë që është në pushtet. Sekretari Kerry megjithatë nuk ka një takim me Metën në agjendën e vizitës së tij të dielën në Tiranë. Parulla ?The future of Albania is Albright? vlen edhe për vizitën e Kerryt, i cili vjen në Shqipëri në 14 shkurt, Ditën e Shën Valentinit. 14 shkurti është dita kur Shqipëria, një vend i perceptuar nga bota si musliman, i tregon botës një pamje që nuk përkon me këtë perceptim. Rinia shqiptare, duke përfshirë edhe atë pjesë të saj që iu përket familjeve të konvertuara në fenë islame gjatë pushtimit otoman, festoon masivisht Ditën e Shën Valentinit, një festë kjo e krishterë. Në këtë ditë një pjesë e madhe e të rinjve të vendit udhëtojnë në kryeqytet për të festuar. Por në 14 shkurt 2016 rinia e kryeqytetit shqiptar, Tiranës, nuk do të mund ta festojë lirisht këtë festë për shkak të ndalimit të qarkullimit që do të vendoset në shumë rrugë në kryeqytet dhe në hyrje të tij, me rastin e masave të sigurisë që do të merren për vizitën e Sekretarit të Departamentit të Shtetit të SHBA John Kerry. Z. Kerry po vjen në Tiranë me një agjendë që ka në krye të saj zgjidhjen e një problem shumë të bezdisshëm për qeverinë amerikane, atë të strehimit të xhihadistëve iranianë, të cilët gjenden në Irak nën mbrojtjen e qeverisë së SHBA.
Kerry po vjen në Shqipëri për të sjellë njëmijë moxhahidinë iranianë (fjala ka kuptimin ?luftëtar i Xhihadit?- luftës së shenjtë islamike), të cilët janë ndër ekstremistët islamikë më të rrezikshëm të botës. Këta nuk janë refugjatë lufte, siç kërkojnë të na i paraqesin por që nga i pari deri te i fundit, burra, gra, fëmijë janë xhihadistë. Ata gjenden si emigrantë në Irak që në vitet tetëdhjetë, kur i strehoi Sadam Huseini në kohën e Luftës Irak-Iran, për shkak se kishin konflikte me autoritetet iraniane. Që nga ajo kohë këta njerëz kanë jetuar në një kamp-qytet ushtarak, ku edhe gratë e fëmijët përgatiten ushtarakisht për të mbijetuar dhe për luftën e shenjtë islamike. Këta njerëz përbëjnë një problem të madh për qeverinë irakiane të kohës pas Sadam Huseinit, për shkak se ata janë shumë të dhunshëm dhe të prirur për të shkaktuar trazira. Disa herë Policia dhe Ushtria Irakiane kanë sulmuar kampin ?Ashraf? ku jetojnë këta moxhahidinë iranianë dhe në këto beteja janë vrarë rreth 100 moxhahidinë. Qeveria irakiane, i ka kërkuar prerë SHBA që t? i largojë këta njerëz nga territori irakian ndryshe do t? i asgjësojë si terroristë.
Qeveria amerikane ka menduar ta zgjidhë problemin duke i shpërndarë në Europë xhihadistët iranianë, me c? rast Shqipërisë i kërkohet të pranojë numrin më të madh nga të gjithë vendet, njëmijë vetë. Është e pakuptueshme se përse një vendi të vogël si Shqipëria, me stabilitet të brishtë, dhe me një numër jo të vogël ekstremistësh islamikë nga pjesa e popullsisë që praktikon fenë islame, t? i kërkohet të pranojë një numër kaq të madh xhihadistësh. Dhe nuk duhet harruar se pranimi i këtyre xhihadistëve iranianë, është përveç angazhimit që ka marrë qeveria e Shqipërisë për të pranuar refugjatët sirianë të luftës, në një numër prej 75 mijë vetësh, me tre grupe nga 25 mijë vetë secili.
Nuk duhet të harrojmë mësimet nga historia jonë. Kur ndodhi rebelimi islamik i vitit 1914 në Shqipëri, i njohur si Kryengritja e Haxhi Qamilit, Forcën kryesore të rebelimit e përbënin refugjatët boshnjakë të luftës të ardhur në Shqipëri pas pushtimit të Bosnjë-Herzegovinës nga Austro-Hungaria në 1878. Ata që luftuan kundër Ushtrisë Austro-Hungareze, u larguan dhe u vendosën nga autoritetet osmane më së shumti në territorin e Shqipërisë së sotme dhe të Kosovës së sotme. Në 1914 këta përbënë bërthamën e Ushtrisë Islamike të Haxhi Qamilit në Shqipëri. Në atë kohë në Shqipërinë e Mesme kishte rreth 30 mijë boshnjakë. Këta ishin të gjithë fanatikë të tërbuar islamikë, militantë të gatshëm për Xhihad në çdo moment. Ishte një fat i madh për Shqipërinë që pas ardhjes së Ushtrisë Austro-Hungareze në Shqipëri, në fillim të vitit 1916, me rastin e Luftës së Parë Botërore, pjesa më e madhe e boshnjakëve të Shqipërisë u larguan për në Turqi. Ndryshe Shqipëria do t? ua kishte parë gjithmonë sherrin këtyre boshnjakëve. Largimi i boshnjakëve është arsyeja kryesore që në Shqipëri nuk ndodhën më rebelime islamike pas vitit 1914.
Kuptohet se në rastin e Shqipërisë ardhja e një numri kaq të madh njerëzish nga vendet islamike, krijon një problem shumë më të ndërlikuar në krahasim me vendet e tjera europiane. Për këtë shkak Bosnjë-Herzegovinës dhe Kosovës, dy vende që kanë popullsi të madhe muslimane, nuk iu kërkohet që të strehojnë refugjatë lufte nga Lindja e Mesme. Dhe Shqipërisë i kërkohet që të pranojë xhihadistë iranianë dhe refugjatë lufte sirianë, për shkak të detyrimit që kemi ndaj SHBA që çliroi Kosovën!
Shumëkush mund të thotë se Shqipëria nuk është tërheqëse për këta refugjatë, pasi ata do të kërkojnë të shkojnë në vendet e pasura të Europës. Sigurisht që ky është synimi i tyre, por Qeveria Shqiptare do të vihet nën presion të madh nga Bashkimi Europian që të kontrollojë veçanërisht rrugëkalimet detare tradicionale të trafikut të qenieve njerëzore, me Italinë. Tashmë Bashkimi Europian e di se ka një precedent të Qeverisë ?Berisha?, që ndaloi trafikun e qënieve njerëzore në Adriatik, me anë të atij që u quajt moratoriumi për skafet, mjetet motorike detare që përdornin trafikantët e qënieve njerëzore. Kështu që do t? i kërkojë qeverisë së sotme të zbatojë të njëjtën gjë.
Kur i kërkohet Shqipërisë që të pranojë njëmijë xhihadistë iranianë, pasi tashmë ka pranuar 260 të tillë, kjo, në përpjestim me popullsinë, është njëjtë si SHBA të pranojë rreth 140 mijë xhihadistë. Kur i kërkohet Shqipërisë të pranojë 75 mijë refugjatë lufte sirianë, kjo është njëjtë si SHBA të pranojë 16 milion refugjatë lufte muslimanë. Kuptohet se asnjë President amerikan nuk do të guxonte ta bënte këtë gjë, sepse kaq shumë muslimanë nga Lindja e Mesme të ardhur në SHBA do të destabilizonin edhe këtë vend të fuqishëm dhe solid. Një qeveri e përgjegjshme do t? ua vinte në dukje aleatëve amerikanë këto përfundime që dalin me logjikën e përpjestueshmërisë. Çka nuk pritet ta bëjë as qeveria dhe as opozita. Rinia shqiptare që nesër do të pengohet të festojë Shën Valentinin në qendër të Tiranës, do të duhej të mbushte bulevardin qendror të Tiranës për të protestuar.
Sipas agjendës zyrtare të vizitës së Sekretarit Kerry në Tiranë, përveç çështjes së strehimit të xhihadistëve iranianë, ai vjen edhe për çështjen e Byrosë Kombëtare të Hetimeve. Edhe këtu ishim dëshmitarë se si qeveria amerikane, e cila e mori përsipër autorësinë e reformës në drejtësi dhe realizimin e saj, u poshtërua nga Sorosi, duke përfunduar që të mbështeste projektin e deformuar sorosian, të Fondacionit ?Soros?, të cilin e miratoi qeveria sorosiane e Tiranës për vizitës së Kerry. Byroja Kombëtare e Hetimeve supozohej të krijohej mbi modelin e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI). Por projekti që miratoi qeveria është FBI në trajtë karikature, ashtu siç paraqitet e përçudnuar nën prizmin sorosian. FBI-në në SHBA e kanë krahasuar me një armë që ka nevojë për siguresë, për të mos u abuzuar me të dhe FBI ka jo një por katër siguresa. Siguresa e parë është që drejtorin e FBI e emëron Presidenti, siguresa e dytë është që këtë emërim e voton Senati, siguresa e tretë është që FBI gjendet në varësi të Prokurorit të Përgjithshëm, siguresa e katërt është që gjendet edhe në varësi të Kryetarit të Komunitetit të Inteligjencës, që është agjencia shtetërore e cila kontrollon përgjimet që kryhen për nevojat e hetimit. Këto katër siguresa bëjnë të mundur që FBI të mos ndodhet nën kontrollin e njërit krah të politikës, se edhe nëse ndodh që Presidenti dhe Senati të jenë të një partie në një rast, nuk mund të koincodojë edhe që Prokurorin e Përgjithshëm dhe Kryetarin e Komunitetit të Inteligjencës t? i ketë emëruar i njëjti President. Byroja Federale e Hetimeve në Shqipëri, ashtu siç është miratuar nga qeveria si projekt, është një armë pa siguresë. Kerry e pranon këtë deformim sorosian të reformës në drejtësi sepse ai është njeriu i Sorosit. Nuk duhet harruar se në vitin 2004, kur Kerry ishte kandidat presidencial përballë Bush, Soros për herë të parë u shfaq si protagonist në një fushatë zgjedhore, duke mos u mjaftuar me rolin e tij si donator financiar, por e sulmoi Bushin në terma shumë të ashpra, duke e quajtur Hitlerin e Ri. Prandaj sot kur Kerry është Sekretar i Departamentit të Shtetit nuk është për t? u habitur që Ambasada Amerikane i nënshtrohet Fondacionit ?Soros? në Tiranë sa i përket reformës në drejtësi.
Në agjendën e vizitës së Kerryt në Tiranë të bën përshtypje që ai ndryshe nga paraardhësit e tij që kanë vizituar Shqipërinë, nuk do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. Arsyeja e vetme për këtë është se Kerry dëshiron të shmangë çdo kontakt të mundshëm me Kryetarin e Kuvendit Meta, i cili është i papëlqyeshëm për amerikanët, si një politikan që ka instaluar një linjë totalitare në politikën dhe shtetin shqiptar, me anë të partisë së tij e cila pretendon të ketë rolin e faktorit të domosdoshëm për krijimin e shumicave parlamentare dhe qeverive në vend. Kjo gjë bie ndesh me thelbin e sistemit politik në fuqi.
Në ditët para vizitës së Kerry Ilir Meta shpalli kandidaturën e tij për President të Republikës, në një intervistë televizive. Ai nuk e bëri këtë gjë rastësisht para vizitës së Kerry. Me këtë Meta saktësoi shpërblimin që kërkon për të dhënë votën për reformën në drejtësi dhe njëherësh garancinë se nuk do të arrestohet pas saj. Por Meta që bëhet President i Republikës, duke pasur dhe një parti nën kontrollin e tij, e cila është e domosdoshme në çdo kombinim për krijimin e shumicës parlamentare dhe të qeverisë, është praktikisht diktatori i vendit. Meta President i legjitimon opozitës kryengritjen e armatosur si mjet për ndryshimin e pushtetit.
Nëse amerikanët do të kishin dëshirë të ishin konstruktivë në Shqipëri ata do të nxisnin një marrëveshje Rama-Basha për reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore, duke izoluar Metën dhe Berishën, të cilët tashmë gjenden në një aleancë të pashpallur, dhe duke i dërguar ata në burg, të cilin e meritojnë para të gjithë politikanëve të tjerë.
Pika e tretë e agjendës së Sekretarit Kerry është Kosova, çka në momentin e tashëm do të thotë që Tirana të mbështesë Hashim Thaçin për t? u zgjedhur President në situatën kur zgjedhja e tij do të shkaktonte një kryengritje në Kosovë. Thaçi President, do të thotë që amerikanët lanë krijuar formulën se stabiliteti në Kosovë mbahet nga Thaçi me sakicë (lloj sopate) në dorë. Nëse Kerry i kërkon Tiranës zyrtare që të përdorë ndikimin e saj në Kosovë, që shqiptarët e Kosovës të pranojnë për sundimtarin sakicarin e Drenicës, kjo do të thotë se amerikanët nuk kanë kuptuar asgjë nga evoulimi i shoqërisë kosovare që nga koha e luftës. Sakicari i Drenicës kërkon të bëhet President për të njëjtën arsye si Meta, për t? i ikur dënimit nga Gjykata Speciale. Thaçi President do ta bëjë vizitën e parë në Tiranë ku do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të pritet nga Meta, i cili shpreson t? ia kthejë vizitën në Prishtinë si President pas një viti, në cilësinë e mbajtësit me sakicë në dorë të stabilitetit të Shqipërisë. Meta e mirëpret zgjedhjen e Thaçit president, sepse krijhet një precedent që i kovenon atij.
Sekretari Kerry do të pritet në aeroportin ?Nënë Tereza? të Tiranës, nga Presidenti Nishani, çka përbën një poshtërim shtetëror për Shqipërinë. Kryetarët e shtetit nuk presin në aeroport njerëz të një rangu më të ulët se veten. Edhe kur erdhi në Tiranë homologu i Kerry-t, Baker, Presidenti Ramiz Alia e priti në zyrën e tij. Nuk ka arsye që në 2016 Shqipëria të tregojë më pak dinjitet shtetëror se 25 vite më parë. Në aeroport një shtetar i huaj, përveç homologut të tij pritet nga punonjësit e shërbimit që i mbajnë valixhet. Në këtë rast Nishani kërkon të bëjë valixhembajtësin e Kerry-t detyrë të cilën nuk e kryen dot për arsye fizike. Amerikanët gabojnë nëse bëhen bashkëfajtorë në poshtërimin e shtetit shqiptar, duke keqpërdorur njerëz pa dinjitet si Bujar Nishani të cilët sillen si kllounë jo si shtetarë. Amerikanët duhet ta dinë se kështu fyejnë shqiptarët me dinjitet, të cilët sadoqë mund të jenë një minorancë, në çdo rast mund të bëhen një minorancë aktive dhe të tërheqin edhe të tjerë pas vetes. Ende ka kohë që të ndryshohet agjenda e turpshme dhe Nishani të mos dalë në aeroport për të pritur Kerry-n./





Lajmet e fundit nga