Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Shirat e së shtunës shkaktuan përmbyrtjen e rradhës të segmenteve kryesorë të kryeqytetit. Këto përmbytje nuk janë më një fenomen sporadik, por kanë marrë një ferekuencë të disaherëshme brenda një sezoni dhe janë kthyer në problem për kryeqytetin.
Qyteti i shpallur si kryetar i qyteteve të shqipërisë nga Kongresi i Lushnjes, deri në fillim të viteve ?90, kishte një popullsi prej jo më shumë se 250 mijë banorësh, të shpërndarë në një sipërfaqe relativisht të madhe. Por nëntoka e tij nuk kishte asgjë moderne, që të mund t?i krijonte premisat e metropolit. Në më pak se dy dekada, kjo hapësirë u popullua nga gati 1 milion banorë. Për të përballuar këtë dyndje, hapësirat e mbetura bosh mes pallateve pesëkatëshe të komunizmit apo shtëpiave njëkatëshe të quajtura ?elbasanllije?, u mbollën me godina 12-13 katëshe që ngushtuan akoma më shumë rrugicat edhe ashtu anemike të Tiranës, qe nuk kishin parametra të tillë për të siguruar perspektivën e modernizimit, siç është nevoja e parkingjeve nëntokësorë. I prapambetur mbeti edhe sistemi i furnizimit me ujë dhe ai i ujërave të zeza. Tirana ende i evadon mbeturinat e saj me sistemet hidraulike të trashëguara nga komunizmi. Pas 25 vjetësh, kryeqyteti ka humbur shumë nga asetet e tij, ose ka qëndruar në vend, duke e shndërruar nga një qytet i zymtë i stilit sovjetik ku vetëm Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit? kishte prekje perëndimore, në një geto të stilit amerikanolatin.
Por çfarë ndodhi, tashmë i takon historisë. Ajo që ka nevojë ky qytet, është një ndërhyrje e thellë mbi dhe nën tokësore. Hapja e segmentëve ndërlidhës rrugorë që të bëjnë të mundur lehtësimin e arterieve kryesore, është emergjenca e parë. Sot, për të kaluar nga Rruga e Kavajës në atë të Durrësit, duhet të dalësh në unazën e vogël ose në qendër. E njëjta gjë vlen edhe për segmentet e tjera. Rrugicat që i lidhin, nuk janë tjetër veçse shtigje të cilat venë në provë aftësitë e shoferëve për mos zhvatur llamarinat e makinave në muret kufizuese. Trotuarët, aty ku egzistojnë, janë aq të ngushta sa ecja në to, është provë aftësie ekuilibri për këmbësorët. I tillë mbetet edhe sistemi hidraulik i qytetit i cili është tejet i amortizuar. Dhe tani jemi në kohën kur gjendja është drejt kolapsit. Gjendje të cilën duhet ta zgjidhë Erjon Veliaj, Ai ka përballë disa sfida.
Ajo që i mungon së pari Kryetarit të Bashkisë, janë fondet. Kjo mungesë ka filluar që në kohën e Bashës dhe do të vazhdojë si pasqyrim i krizës së vendit dhe asaj botërore.
Problem tjetër i tij, është pavarësia nga shefi i ekzekutivit i cili i hoqi edhe kompetencën e lejeve të ndërtimit. Nuk mund të kuptohet një kryetar bashkie, të cilit i kanë hequr mundësinë e planifikimit dhe zbatimit të vizionit të tij. Megjithatë Veliaj e gëlltiti pa bërë zë.
Hapja e rrugëve, zgjerimi i trotuarëve, duhet të fillojë pasi të jetë bërë modernizimi i sistemeve të kullimit dhe ujërave të zeza. Për këtë detyrë, përveç fondeve, duhet kohë. Kohë e cila në sytë e votuesve nuk përmirëson menjëherë dhe prekshëm cilësinë e jetës së tyre. Dhe këtu vijmë tek modeli që ofron Veliaj. I cili ashtu si paraardhësit e tij, më shumë se ringjallja e Tiranës, i intereson shfaqja e momentit që t?i mundësojnë prezencën publike.
Kazanëve të plehrave portokalli ju doli boja, ngjyrave që do rilyhen pallatet do të zbehen rishtas, por ende nuk kemi një plan, sesi ky qytet do ti largohet getoizimit të tyre. Ngritja e një Tirane tjetër pas stacionit të trenit, nuk i duhet askujt. Të gjithë duhet ta kuptojnë se ndërtimi si epidemi që njohëm në vitet 2000-2010, ka marrë fund, pasi kaq ishte popullsia dhe kaq ishin paratë. Mungesa e punësimit dhe projekteve të zhvillimit të vendit, nuk krijon vende pune që kanë nevojë për metropole në përqëndrimin e tyre. Ndaj shumë nga fshatarët e ardhur në Tiranë këto 20 vjet, kanë filluar të kthejnë kokën pas , apo ikin në emigracion.
Ajo që duhet të bëjë Veliaj, është një punë e cila nuk ka lidhje me atë që bëri shefi i tij kur ishte në të njëjtin pozicion. Ajo që duhet të bëjë, më shumë sesa showman, është të kapi lopatën dhe fshesën. Duke u bërë i vetëdijshëm se nëse ka ndërmend të qëndrojë gjatë në politikë, nuk mund t?i shërbejë më as modeli i Ramës, as i Obamës. /dritare.net
Nga Enkel Demi Nuk besoj se do e kisha dëgjuar Babastars me ...
Ishte një rrufe që ngjau se ra në qiell të hapur, ajo që sek...
Zyrat e punës, thuhet sot në një forum për punësimin a këshi...
Po futem ne nje debat per respektimin e demokracise se brend...
Nga Mentor KikiaMeqë e kërkuan me këmbëngulje amerinakët, iu...
HABERET E MITROS…Në komisinin e ligjeve po arrnohej kodi pen...
Rama sot ishte ne prag te destabilizimit…i zymte…i egersuar…...
Erget CenolliSipas direktivave të fundit të ideatorit dhe re...
Në një kohë pritjeje, ai që pret mund të jetë real ose i gën...
Sali Berisha është kthyer sërish.Jo në Parlament. Aty ka qen...
Nga Altin GOXHAJPD te mesoje nga Lolita. se si duhen shkruar...
Lulzim Basha ka përsuar sot një goditje të katërfishtë duke ...
Nga Andi BejtjaPikërisht rreth dy vjet më parë, unë e adhuro...
Rrëzë kodrave, ca kaçube në hyrje si kondak, në fillim e në ...
Tashmë po bëhet si rrugë që persona me rëndësi të bëjnë auto...
Drafti i Byrosë së Hetimit u kthye mbrapsht nga Gjykata Kush...
Kur kerkuam doreheqjen e Guvernatorit si shkak i grabitjes (...
Që Nexhmije Hoxha është personazh që galvanizon shoqërinë ed...
Kriza e gjatë dhe e dhunshme e opozitës në Kosovë, përveç qy...
Puna është nder?Patjetër, por në kuptimin që një punë e dobi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...