web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do tentojë sërish Rama të kompromentojë politikën e jashtme për të shtuar ditët e tij në karrigen e kryeministrit?!

15 Shkurt 2016, 09:43, Opinione CNA

Nga Anton Hasanpapaj

anton hasanpapajA do te tentoje serish Rama te kompromentoje politiken e jashtme per te shtuar ditet e tij ne karrigen è kryeministrit?! Duhet te kthehemi vetem pak mbrapa ne kohe per te rikujtuar se si interesat e Shqperise perdhosen vetem per te perfituar jetegjatesi ne pushtet. Ne muajin prill te viti 2014 kryeministrit te Shqiperise ju rezervua nje pritje dinjitoze nga kancelaria Merkel, politika Gjermane ndoshta pati besim te tepruar edhe per shkak te lobimit te paguar shtrenjte nga taksat e Shqiptareve. Mesazhet e qarta te kancelares e cila sot nga 60 mije azilkerkuesit shqiptare thirret”nena Merkel”,qe synonin ne orientinin e klases politike per te punuar ne sherbim te qytetareve si dhe per ti dhene vendit tone vendin qe i takon ne Ballkan u “privatizuan” nga kryeministri duke i transmetuar ne publik ne formen è besimit qe Merkel kishte personalisht tek Edi Rama.

Mediat prane qeverise te nxitura nga ekzaltimi foshnjarak i Kryeministrit trumbetuan me te madhe”aftesite”e liderit”boteror”duke kapercyer çdo kufi te logjikes e per me teper se kaq filluan qe “liderin” ta benin edhe “dashnor”. Menjehere pas kthimit te Kryeministrit nga Gjermania ne mediat shqiptare krahas suksesit te vizites se tij dhe mbeshtetjes Gjermane per Shqiperine filluan te botoheshin artikuj te cilet reklamonin nevojen e Gjermanise per fuqi punetore,nevojen e ketij vendi per njerez ne moshe te re…, Çuditerisht ne kete kohe filloi dhe rritja e kerkesave te shqipetareve per azil ne te gjithe Evropen e sidomos ne Gjermani,nderkohe qe vendet e BE filluan ta trajtojne problemin si shqetesues,politika shqiptare nuk reagonte perkundrazi nepermjet “miqve”prane pushtetit benin propagande per te nxitur largimin e Shqipetareve drejt Gjermanise.

Nga statistikat rezulton se qe nga ky moment e ne vazhdim te muajve te pare te viti 2015 pati nje shperngulje masive te qytetareve shqiptar drejt dyerve te kampeve per refugjatet ne Europe. Thuajse te gjitha mediat prane qeverise u angazhuan ta paraqitnin kete si nje eksod per arsye ekonomike dhe vet qeveria nderkohe luante te paditurin mashtrues duke u justifikuar se azilkerkuesit Shqiptare ishin te larguar nga Greqia per shkak te krizes pavaresisht se e dinte fort mire te verteten. Kjo periudhe perkon ekzaktesisht me disa zhvillime qe duhen rikujtuar. Gjysma e dyte e viti 2014 u karakterizua nga diskutimet per reformen territoriale ne rrafshin politik, nga largime masive nga puna te punonjesve te administrates dhe “aksionin”selektiv te prishjes se ndertimeve pa leje,aksionin per pagesen e energjise elektrike i cili u perqendrua tek familjet me te varfra dhe administrata ne menyre selektive.

Nderkohe qe reforma territoriale u miratua perpara gjendeshin zgjedhjet vendore dhe qeveria shqiptare vazhdonte ne heshtje te sodiste largimin masiv te qytetareve nga vendi edhe pse BE dhe Gjermania tashme kishin dhene alarmin. Nuk duhet harruar se largimi masiv i qytetareve shqiptare drejt Gjermanise krejt “rastesisht” nisi nga “pashalleku”i Vlores me deputet kryeministrin. Eshte lehtesisht e provueshme se dhuna e pushtetit u perdor kunder te gjithe atyre qe mendoheshin si opozitare me qeverine,po ashtu eshte e provueshme se ndaj punonjesve te administrates u moren vendime ne kundershtim te te gjitha ligjeve ne fuqi duke i vene nen presion,duke i hedhur ne rruge dhe duke i zevendesuar me militante politik.

Pra thene shkoqur nepermjet nje komploti te organizuar me kujdes dhe te dirigjuar drejtpersedrejti nga qeveria u realizua largimi i “dhunshem” nga Shqiperia i 60-70 mije qytetareve shqiptar te cilet ne shumicen è tyre ishin opozitar me qeverine Rama dhe kjo vetem e vetem qe te rikonfirmonte fitoren ne zgjedhjet lokale dhe te minimizonte mundesine e riorganizimit te opozites. Gjithsesi nje grup qytetaresh Shqiptare te cilet kane bindjen se eksodi i fundit(shpresojme te jete i fundit) ishte nje komplot politik jane duke diskutuar me specialiste te fushes si dhe shoqata te ndryshme per mbrojtjen e te drejtave te njeruit,te angazhuar per mbledhur dokumente e fakte me qellim per te ndermare nje inisiative informuse dhe ligjore ne institucionet Europjane.

Tre pyetje qe kerkojne pergjigje: Perse menjeher pas zgjedhjeve lokale ne Shqiperi Gjermani ndryshoi radikalisht qendrimin ndaj azilkerkuesve nga Shqiperia duke ndermare edhe nisma ligjore per kthimin e tyre ne vendlindje?! Perse qeveria Shqiptare ndryshoi qendrimin dhe shelljen ne lidhje me çeshtjen e azilkerkuesve vetem pas zgjedhjeve duke ndermarre veprime konkrete per frenimin e fenomenit?! A kishte”marrveshje”ndermjet Kancelares Merkel dhe Rames per te ulur tensionin dhe kundershtite e brendshme ndaj reformave te shpallura me te madhe nga Kryeministri duke komplotuar ne kurriz te qytetareve Shqiptar apo momenti pozitiv i mardhenjeve ndermjet dy vendeve u keqperdor per te zgjatur ditet e Edvin Rames ne karrigen è Kryeministrit?! A do ta shperdoroje edhe viziten e Sekretarit Amerikan te Shtetit ne te njeten menyre e per te njeten arsye?! Keto pyetje seshpejti do te kene nje pergjigje.





Lajmet e fundit nga