VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Konferencë për shtyp, në stil tejgebelsian, Rama-Kerry me gazetarë të terrorizuar gojëkyçur që nuk guxonin të bënin pyetjen kryesore
Kur dy diktatorët fashistë Hitleri dhe Mussolini takoheshin, ata dilnin në konferenca për shtypin ku gazetarët bënin pyetjet që iu ishin urdhëruar nga Ministritë përkatëse të Propagandës. Në Konferencën e përbashkët për shtyp që mbajtën në Tiranë, në 14 shkurt Kryeministri shqiptar Rama dhe Sekretari i Departamentit të Shtetit John Kerry kishte shumë gazetarë, por asnjë prej tyre nuk bëri asnjë pyetje. Atyre iu ishte bërë me dije paraprakisht se nuk do të lejoheshin pyetjet. Kështu që konferenca për shtyp nisi dhe përfundoi me deklaratat e Ramës dhe Kerry-t. Kështu që do të ishte një padrejtësi ndaj Hitlerit, Musolinit dhe vetë Gebelsit, ta quaje gebelsiane konferencën për shtyp Rama-Kerry. Nëse në sallë do të kishte qoftë edhe një gazetar të pavarur ai do të ishte çuar në këmbë dhe do ta ndërpriste këtë komedi, duke bërë pyetjen kryesore që ishte në mendjen e të gjithëve: ?Si qëndron çështja e muxhahidinëve iranianianë për të cilët është thënë se do të vijnë në Shqipëri dhe sa do të jetë numri i tyre??
As Rama as Kerry nuk folën për këtë çështje gjatë konferencës për shtyp. Por Kryeministri Rama pas konferencës për shtyp, iu tha disa gazetarëve se në takimin e tij me Kerry-n nuk u fol fare për çështjen e strehimit pjestarëve të opozitës iraniane, siç i quajti ai ata të cilët e quajnë veten muxhahidinë (fjala ka kuptimin ?luftëtar i Xhihadit?- luftës së shenjtë islamike), për arsye se, tha Rama, kjo ?është një çështje që nuk ka qenë asnjëherë çështje debate mes nesh. Është një çështje që ka vijimësi nga e shkuara dhe ne vazhdojmë t? i qëndrojmë atij angazhimi.?
Kuptimi i këtyre fjalëve është se, meqënëse paraardhësi i Ramës, Berisha, në 2013 pranoi kërkesën amerikane që në Shqipëri të strehoheshin 260 muxhahidinë iranianë, atëherë me këtë Shqipëria ka dhënë pëlqimin që në vend të strehohet edhe pjesa më e madhe e atyre që kanë mbetur në Irak, rreth 3000 vetë.
Por me pranimin e 260 muxhahidinëve nga Berisha në 2013, Shqipëria, përpjestimisht me madhësinë e saj, e përmbushi, madje shumëfish me të tepërt, detyrimin që mund të kishte për strehimin e një pjese të muxhahidinëve iranianë që gjenden në Irak. Prandaj është absurde që tani përmbushja me të tepërt e detyrimit të konsiderohet si arsye për pranimin e një numri disafish më të madh të muxhahidinëve iranianë.
Rama, ndërsa pohoi se muxhahidinët do të vijnë në Shqipëri, nuk saktësoi se sa do të jetë numri i tyre. Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, e pyetur për gazetarët tha se nuk ka rëndësi numri i atyre që do të vijnë. Është e habitshme që për ministren e cila ka një ushtri me 8000 ushtarë, dhe kjo ushtri ka ambicje të krijojë si njësi luftarake vetëm një battle group me 1000 ushtarë, shprehet se nuk ka rëndësi numri i muxhahidinëve që vijnë në vend. Arsyeja për të cilën Kodheli shprehet kështu është se tashmë po zbulohet se nuk bëhet fjalë për 1000 moxhahidinë, por për 2000 të tillë e ndoshta më tepër.
Qeveria e Shqipërisë, si në 2013, ashtu dhe tani po ua fsheh shqiptarëve të vërtetën e këtyre njerëzve, të cilët janë ndër ekstremistët islamikë më të rrezikshëm të botës. Këta, që nga i pari deri te i fundit, burra, gra, fëmijë janë stërviten si xhihadistë.
Duke u paraqitur si një lëvizje disidente kundër regjimit teokratik të Iranit, MEK (organizata ombrellë e muxhidinëve iranianë) krijoi qendrat e veta në Europën Perëndimore dhe më gjerë. Duke qenë se në atë kohë Sadam Hussein ishte në marrëdhënie të mira me Perëndimin, ai nuk e pengoi këtë hapje të MEK në Perëndim, madje e nxiti, me qëllim që t? i përdorte muxhahidinët iranianë për të kryer trafiqe kriminale, nga të cilët Sadami do të nxirrte përfitime financiare, njëherësh duke hequr përgjegjësinë nga vetja. Kështu, MEK, me anë të një rrjeti grupimesh të krijuar prej saj nisi të kryejë trafikun e narkotikëve, armëve, qënieve njerëzore, gurëve të çmuar etj. Por meqënëse MEK cilësohej si një organizatë terroriste nga Irani në territorin e të cilit kryente aksione të armatosura, Perëndimi i mbylli sytë para kësaj ane të veprimtarisë së MEK.
Pas rrëzimit të Sadam Husseinit dhe vendosjes së amerikanëve në Irak, për MEK u krijuan mundësi të reja për të zgjeruar veprimtarinë e tyre fitimprurëse kriminale, për shkak se me kaosin që sundonte tashmë në vend, vështirë se dikush do të kishte si prioritet muxhahidinët iranianë. Gjithsesi muxhahidinët iranianë kanë krijuar gjithmonë probleme për qeverinë irakiane të kohës pas Sadam Huseinit, dhe një ditë konflikti do të shpërthente hapur. Kur SHBA shpallën se do të tërhiqeshin ushtarakisht nga Iraku, qeveria e këtij vendi iu kërkoi amerikanëve që të largonin nga vendi muxhahidinët iranianë për shkak se ata janë shumë të dhunshëm dhe të prirur për të shkaktuar trazira e për t? u marrë me trafiqe kriminale.
Qeveria amerikane ka menduar ta zgjidhë problemin duke i shpërndarë në Europë xhihadistët iranianë, me ç? rast Shqipërisë i kërkohet të pranojë numrin më të madh nga të gjithë vendet, njëmijë vetë. Është e pakuptueshme se përse një vendi të vogël si Shqipëria, me stabilitet të brishtë, dhe me një numër jo të vogël ekstremistësh islamikë nga pjesa e popullsisë që praktikon fenë islame, t? i kërkohet të pranojë një numër kaq të madh xhihadistësh. Kur i kërkohet Shqipërisë që të pranojë 2000 xhihadistë iranianë, pasi tashmë ka pranuar 260 të tillë, kjo, në përpjestim me popullsinë, është njëjtë si SHBA të pranojë 280 mijë xhihadistë. Dhe nuk duhet harruar se pranimi i këtyre xhihadistëve iranianë, është përveç angazhimit që ka marrë qeveria e Shqipërisë për të pranuar refugjatët sirianë të luftës, në një numër prej 75 mijë vetësh, me tre grupe nga 25 mijë vetë secili.
Nuk është nevoja që dikush të jetë ekspert i sigurisë kombëtare, që ta kuptojë se këtu kemi të bëjmë me një rrezik të madh për sigurinë kombëtare, duke qenë se përveç këtyre kemi edhe ekstremistët islamikë vendas, të cilët mund të jenë bashkëluftëtarë me muxhahidinët e ardhur nga bota islame në Shqipëri.
Sot personeli i përgjithshëm i forcave të sigurisë në Shqipëri, duke përfshirë Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës, Ushtrinë, SHISH është rreth 22 mijë njerëz. Por, në rastin më të mirë, forcat e sigurisë në Shqipëri nuk kanë veçse 3000-4000 njerëz të aftë për të marrë pjesë në aksione luftarake kundër një guerriljeje të organizuar terroriste e cila përdor taktika sjkashmërisht të dhunshme si kamikazë dhe kokëprerje masive.
Muxhahidinët iranianë, radikalët islamikë në Shqipëri, si dhe refugjatët sirianë të luftës që do të vinë në Shqipëri, së bashku përbëjnë një forcë shumë serioze, që mund të organizojë një kryengritje të ngjashme me rebelimin islamik të vitit 1914, në vend. Meqënëse Shqipëria është një vend shumë I favorshëm për kultivimin masiv të bimëve narkotike, dhe gjendet afër tregjeve të mëdha europiane, ekziston joshja e madhe për të ndërmarrë një kryengritje të tillë që do t? u mundësonte rebelëve islamikë të merrnin nën kontroll një pjesë të madhe të vendit dhe ta përdornin atë për të siguruar fitime të mëdha të cilat do t? I përdornin për të krijuar një bazë fuqie në Ballkan.
Lëpirësit e kockave të islamikëve për ta paraqitur Shqipërin...
Ringritja e ekonomise apo Rilindja, eshte nje nga togefjales...
Në vitin 1921 Kryqi i Kuq i të Rinjve Amerikane themeloi, si...
Nga Enkel DemiJohn Kerry nuk gjeti kohë për Bujar Nishanin, ...
Kur BBC njoftoi vdekjen e mundshme të gazetës Independent – ...
Perse Rama me miratimin ne mbledhjen e qeverise te Draftit g...
Xhon Kerri pritet te zbrese neser ne Tirane ne nje vizite qe...
Nga Basir ÇOLLAKUVizita e sekretarit amerikan të shtetit, Jo...
Rinia e Tiranës nuk do ta festojë lirisht Shën Valentinin të...
Sekretarit të Shtetit Shkelqesisë së tij Z. John Kerry !I da...
Nga Bledi Mane fb.com/bledi.mane instagram.com/bledimaneSapo...
Shirat e së shtunës shkaktuan përmbyrtjen e rradhës të segme...
Nga Enkel Demi Nuk besoj se do e kisha dëgjuar Babastars me ...
Ishte një rrufe që ngjau se ra në qiell të hapur, ajo që sek...
Zyrat e punës, thuhet sot në një forum për punësimin a këshi...
Po futem ne nje debat per respektimin e demokracise se brend...
Nga Mentor KikiaMeqë e kërkuan me këmbëngulje amerinakët, iu...
HABERET E MITROS…Në komisinin e ligjeve po arrnohej kodi pen...
Rama sot ishte ne prag te destabilizimit…i zymte…i egersuar…...
Erget CenolliSipas direktivave të fundit të ideatorit dhe re...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...