Nga Kastriot Islami/ Bllofi i Rames me Byrone Kombetare te Hetimit...I TRASHE!
Perse Rama me miratimin ne mbledhjen e qeverise te Draftit g...
Kur BBC njoftoi vdekjen e mundshme të gazetës Independent ? së paku në formatin e shtypur ? mëngjesin e të enjtes, ajo shpenzoi gjithsej dhjetë sekonda mbi këtë lajm. Fakti që lajmi qe aq i shkurtër fliste shumë në vetvete për ndikimin e paktë të një gazete që një herë qe fuqia e medias ? dhe e tokës.
Në të vërtetë, ndërsa kambanat për vdekjen e Independent po bien, pacienti po merr ende frymë ? por vetëm kaq. Dhe jo edhe për shumë kohë. Pronarët rusë të gazetës, familja Levedev, konfirmoi të premten pasi shiti të vetmin produkt me fitim të kompanisë, tablloidin ?i?, se numri i fundit i Independent do të shtypet më 26 mars.
Ngritja dhe rënia e Independent është shumë më tepër se sa saga e një gazete. Ajo i bën jehonë dhe simbolizon rënien e medias së shkruar në Perëndim në përgjithësi, ku që të gjitha gazetat po vuajnë për të gjetur një model biznesi mbi të cilin të mund të mbijetojnë në një botë të ndryshuar.
Gazeta pati lindur në një çast të rëndësishëm në Britani. Më 1987, pak para publikimit, udhëheqësja e konservatorëve Margaret Thatcher fitoi zgjedhjet e treta të përgjithshme radhazi, duke i dhënë fund debatit nëse Britania do të duhet të qeveriset sipas idealeve të saj kapitaliste apo një modeli socialist të propozuar nga Partia Laburiste dhe aleatët e saj mes sindikatave.
Në një farë mënyre, gazeta qe një fëmijë e revolucionit të Thatcher, në të cilin, fuqia e sindikatave për të ndikuar te kushtet e punës u dobësua ndjeshëm.
Themeluesit e gazetës e kapën rastin për të krijuar një media të re, duke dalluar një mundësi tregu mes lexuesve që qenë mërzitur nga luftërat mes të majtës dhe të djathtës të zhvilluara përmes gazetave të mëdha të vjetra.
Para se Independent të lindte, britanikët që kërkonin gjëra serioze për të lexuar në mëngjes kishin në thelb katër mundësi zgjedhjeje, Financial Times, Times, Guardian dhe Telegraph.
Ndërsa ?FT? lexohej mes njerëzve të Biznesit ndërsa Times qe e rëndësishme për zyrtarët, dy të tjerat vepronin si tabela njoftimesh respektivisht për mbështetësit e laburistëve dhe mbështetësit e konservatorëve.
Independent kapi një treg mes qindra mijëra njerëzve që nuk e shihnin veten në asnjë prej të dy kampeve.
Në kulmin e vet, gazeta shiti 400 mijë kopje dhe ajo po rëndonte mbi qarkullimin e Guardian.
Por Independent shpejt u dobësua nga disa nga pikërisht ato faktorë që e patën ndihmuar të ngrihej.
Ndërsa panorama për median e shkruar u vrenjt dhe u errësua në vitet 1990, falë ngritjes së internetit, ata zhgënjyen lexuesit e tyre kyçë, të cilët qenë politikisht të angazhuar.
Të gjitha gazetat e mëdha në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithkund tjetër në Perëndim kanë parë se si shitjet e tyre kanë rënë me shpejtësi përgjatë 20 viteve të fundit.
Telegraph pati shitur dikur mbi 1 milionë kopje në ditë, Times rreth 800 mijë dhe Guardian rreth gjysmë milioni.
Tashmë Telegraph shet rreth 500 mijë, Times rreth 400 mijë dhe Guardian rreth 190 mijë kopje.
Por ndërsa të gjitha ato kanë humbur së paku gjysmën e lexuesve të vet përgjatë dekadës së fundit, është ende e vështirë të imagjinohet një Britani ku as majtistët dhe as konservatorët e bindur nuk kanë një gazetë të vetën.
Gazetat e vjetra kanë gjithashtu edhe peshën e traditës pas tyre. Ato i kanë rrënjët dekada apo shekuj pas ? Times nisi të botohej që më 1785 ndërsa Guardian më 1821.
Guardian jeton gjithashtu mbi një fond të pasur mbështetës, ku gjendet trashëgimia e shumë gjeneratave të së majtës të cilët i lanë asaj paratë e tyre.
Guardian mund të ketë humbje dramatike prej rreth 50 milionë paundësh çdo vit por, njësoj si një aristokrat të mësuar me keqpërdorimin e parave, ajo ka trashëguar një pasuri të madhe dhe do të duhet edhe ca kohë para se rrënimi të vijë.
Independent nuk kishte traditë të lashtë apo një grup të sigurt blerësish mes njerëzve të angazhuar politikisht për t?u mbështetur ? dhe as pasuri të trashëguar. Për shumë vite, mbijetesa e saj ka qenë një mrekulli, e varur nga ambiciet dhe bujaria e familjes Lebedev dhe forcës punëtore që u pakësua dhe u rinovua vazhdimisht.
Për ata, si puna pimë, që mbajnë mend ditën e parë të gazetës, kjo e gjitha është tronditëse.
Pas në ato ditë, redaksia e punëve të jashtme të Indepenent nuk qe thjeshtë një tavolinë por një dhomë e madhe përplot me telefona që binin çdo çast dhe njerëz që flisnin, të ndarë nëpër seksione, Europa Lindore, Europa Perëndimore, Amerika Latine, Afrika? Tavlla të tejmbushura dhe shishe vere në faza të ndryshme konsumi zgjateshin nëpër tavolina. E gjitha kjo duket e paimagjinueshme tashmë.
Në atë kohë askush nuk ia kishte idenë se do të gdhihej një ditë, më shpejt nga sa qe imagjinuar, kur njerëzit që dëshirojnë të lexojnë ?lajmet? nuk do të jenë të shumtë ? së paku jo në formën e ?gazetës?.
Tashmë e gjitha kjo duket një ëndërr e largët. Hy në një kafene të Londrës këtë ditë dhe mund të shohësh një grusht gazetash të vendosura në një cep. Por në këtë kohë, ato zakonisht janë të palosura dhe të palexuara ? më shumë një dekorim se sa një nevojë. Vështirë se ndonjë nën 40 vjeç i lexon ato.
Nëse ata dëshirojnë lajme, ata i lexojnë në një kompjuter apo celular ? dhe i lexojnë falas. Pak, e pothuajse asnjë prej tyre, nuk do ta vë re zhdukjen e Independent si gazetë ? ndërsa varianti në internet do të vijojë të jetë vërdallë edhe për ca kohë.
Për ata mes nesh në një gjeneratë më të moshuar, veçanërisht ata mes nesh që dikur kanë punuar te Independent, mbyllja e saj është më traumatike ? një shenjë tjetër se epoka e gazetave ? e cila filloi rreth 300 vjet më parë ? po kalon në histori./BIRN
Marcus Tanner është redaktor për Rrejetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN, dhe gazetar i jashtëm për gazetën Britanike, Indipendent. Përpara se ti bashkohej BIRN në 2006, ai ka punuar si korrespondent për Ballkanin për Indipendent nga viti 1989 deri në vitin 1994, dhe zëvëndes redaktor i faqes së botës deri në vitin 2001. Tanner është autor i disa librave si, ?Croatia, A Nation Forged in War,? ?Ireland?s Holy Wars,? ?Last of the Celts,? ?The Raven King: Matthias Corvinus and the Fate of His Lost Library,? si dhe ?Albania?s Mountain Queen: Edith Durham and the Balkans.?
Perse Rama me miratimin ne mbledhjen e qeverise te Draftit g...
Xhon Kerri pritet te zbrese neser ne Tirane ne nje vizite qe...
Nga Basir ÇOLLAKUVizita e sekretarit amerikan të shtetit, Jo...
Rinia e Tiranës nuk do ta festojë lirisht Shën Valentinin të...
Sekretarit të Shtetit Shkelqesisë së tij Z. John Kerry !I da...
Nga Bledi Mane fb.com/bledi.mane instagram.com/bledimaneSapo...
Shirat e së shtunës shkaktuan përmbyrtjen e rradhës të segme...
Nga Enkel Demi Nuk besoj se do e kisha dëgjuar Babastars me ...
Ishte një rrufe që ngjau se ra në qiell të hapur, ajo që sek...
Zyrat e punës, thuhet sot në një forum për punësimin a këshi...
Po futem ne nje debat per respektimin e demokracise se brend...
Nga Mentor KikiaMeqë e kërkuan me këmbëngulje amerinakët, iu...
HABERET E MITROS…Në komisinin e ligjeve po arrnohej kodi pen...
Rama sot ishte ne prag te destabilizimit…i zymte…i egersuar…...
Erget CenolliSipas direktivave të fundit të ideatorit dhe re...
Në një kohë pritjeje, ai që pret mund të jetë real ose i gën...
Sali Berisha është kthyer sërish.Jo në Parlament. Aty ka qen...
Nga Altin GOXHAJPD te mesoje nga Lolita. se si duhen shkruar...
Lulzim Basha ka përsuar sot një goditje të katërfishtë duke ...
Nga Andi BejtjaPikërisht rreth dy vjet më parë, unë e adhuro...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...