“Sistemi është bllokuar”/ Akademiku Fuga: Protesta tregon se qeveria e ka humbur legjitimitetin
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...
Kandidati për Kreun e PS-së, Ben Blushi ka deklaruar se deputetët socialistë janë duke grabitur vendin për shkak të statusit që i njeh Edi Rama. Në një intervistë për gazetarët, Blushi tha se deputetët grabisin territore, zona, toka, fuqi influencë biznese, ndërsa ka shtuar se do ti bëjë publik emrat në Kongresin e Partisë Socialiste, nëse do të lejohet gara brenda kësaj force politike.
Intervista me gazetarët:
Ben Blushi: Dua tu them të gjithëve e para të mos druhen sepse kjo nuk është çështje frike. Të gjithë ata që mendojnë si unë nuk kanë arsye të kenë frikë. Pavarësisht e kuptoj terrorin. Deri tani kanë dalë të më kundërshtojnë anëtarët e kabinetit qeveritar. Kjo është e padrejtë sepse vartësit nuk mund të mos mbështesin shefin e tyre.
Dua tu them të gjithëve se nuk është çështje personale e imja, por dinjitoze në radhë të parë, është çështje lirie e të drejtave.
Besoj se kjo garë, ky sens lirie nuk i shërben vetëm mua, në radhë të parë i shërben PS të jetë një parti më e hapur të ketë debat konkurencë, garë dhe disiplinë.
I shërben dhe Shqipërisë. Nëse je i japim modeli e një gare të hapur është mirë për të gjithë shoqërinë.
I falenderoj të gjithëve për mbështetjen duke shpresuar se kjo mbëstetje vjen duke u rritur, s?ka pse jo.
Unë jam gati të shkoj në këtë Kongres me disa ide, e para që të ndryshojmë mënyrën si funksionon PS. Ta bëjmë më liberale.
Duhet ta modernizojmë PS. Çka Edi Rama po dështon ta bëjë, sepse një njeri që thotë nuk ka zgjedhje, nuk bëhen zgjedhje prej 7 vitesh. Edi Rama nuk po e modernizon.
Po merr në Parti njerëz që i ka futur në punë. Po shkëmbehet puna me një teser. Unë nuk dua ta bëj këtë. Dua ti jap PS dhe Shqipërisë një frymëzim që po i humb. Dua ti jap PS një fytyrë që sot e ka humbur.
PS çfarë është sot një parti e majtë apo e djathtë. Është një parti kaotike, që i shërben disa interesave që janë klienteliste por as të majta as të djathta. Unë dua ta kthej PS majtas.
Shqipëria ka më shumë nevojë se kurrë për një parti të majtë. Varfëria është më e lartë. Të varfrit kanë nevojë për një parti që I del përzot.
Investime të huaja nuk ka, jo se taksat janë të larta por që të investosh në Shqipëri duhet të trokasësh në një derë. Të jesh klientelë me dikë. Unë nuk dua ta bëj këtë. Kjo parti nuk mund të jetë klienteliste.
Korrupsioni po rritet në Shqipëri. Ekonomia kombëtare po koncesionohet. Unë jam kundër kësaj. Kur kemi ardhur në pushtet në 2013 nuk kemi premtuar që interesin publik ta shkëmbejmë me interesin privat.
Kjo po ndodh unë jam kundër koncesioneve në parim. Nëse ne kundërshtojmë koncesionet që ka bërë qeveria para nesh, si ka mundësi që po ecim në atë rrugë e pak më thellë.
Për 6 muajt e fundit kemi koncesionuar të paktën 300- 400 milionë euro që nuk janë tonat. Koncesionojmë ekonominë publike për 10- 30 vjet. Kjo është e padrejtë dhe unë se pranoj.
Kjo është disa nga arsyet që unë besoj se PS duhet të kthehet majtas dhe ky është program im në këtë kongres. Sigurisht të gjithë ata që e pengojnë, Edi Rama i pari, këtë kanë frikë.
Çështja nuk është në parim se nuk ka zgjedhje sepse nuk parashikohet. Kanë frikë se nëse PS voton për një projekt tjetër, sigurisht që mundësia e të gjithë këtyre, që po koncesionojnë ekonominë kombëtare, po grabisin. Ka deputetë të PS-së që janë duke grabitur për shkak të statusit që i njeh Edi Rama, grabisin territore, zona, toka, fuqi influencë biznese. Këta njerëz nuk do ta kenë më këtë influencë.
Nëse PS vendos të votojë ndryshe dhe ky është thelbi. Nuk lejohet kjo garë sepse duan të qeverisin siç ka ndodhur në tre vitet e fundit, qeverisje e cila vetëm e majta nuk është. Vetëm e ndershme nuk është dhe është në antagonizëm të plotë me interesat e publikut.
Pyetje: A kanë emra këta deputetë?
Do ti them në Kongres, ju premtoj se do ti them të gjitha, nëse kjo parti më lejon të garojë. Është shumë shpejt për të folur.
Jam shumë mirënjohës Mozës. E theksoj dhe një herë nuk më mbështesin mua por idetë e ndryshme nga ato që qeverisin PS për ti dhënë një drejtim tjetër. Do të ishte fatale sikur ata që më mbështesin mua në këtë projekt do të penalizohen.
Ka ndodhur vetëm për një arsye. Edi Rama penalizoi gjithë ata njerëz që u grumbulluan kundër tij në 2009. Të gjithë i ka hequr nga PS. Nuk është çështja se i hoqi njerëzit që dolën për një tjetër alternativë në 2009. Pyetja është se me kë i ka zëvendësuar. Me kë zëvendësoi ata që hoqi nga listat me banditë! Është e vërtetë, i zëvendësoi me banditë me njerëz që vijnë në parlament me pistoletë, me njerëz që kërkojnë pronën publike me pistoletë, me njerëz që plagosin për interes privat.
I ka zëvendësuar me biznesmenë, që sot I ushqen me tendera. Dhe këta blejnë me lekët e tenderave blejnë votat për Edi Ramën brenda partisë.
Këta janë njerëz që po më kundërshtojnë mua. Janë vartësit e Edi Ramës ose njerëz që kanë shkuar në terren me pistoletë e para për të blerë votat. Po ju them se nëse njerëzit që më mbështesin penalizohen, apo ata që duan të mbështesin idetë e mia kërcënohen me penalizim nuk është një garë e drejtë.
Nëse do kisha frikë nuk do të kisha folur. Unë kam frikë vetëm nga penalizimi i lirisë. Nëse liria penalizohet kemi humbur gjithçka
Me zhvillimin e teknologjisë dhe rritjen e aksesit në intern...
Përmes një videoje, Ministria e Brendshme ka shpjeguar proj...
Deputeti demokrat Gert Bogdani ka deklaruar se është pro pro...
Avokati Spartak Ngjela i ka bërë thirrje shqiptarëve të bash...
Deklarata e plotë për mediat nga deputeti Eduart HalimiEdi R...
Jam kundra tezës së Ballës, që në treg tani është hedhur, me...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas ...
Burimet nga QSUT bëjnë me dije se nëntë nga 23 personat e pl...
Pas protestës së stafit mjekësor të Urgjencës së Tiranës, di...
Deputeti socialist Eduard Ndocaj një nga kandidatët e vetësh...
Në emisionin “Debati në Channel One” të ditës së hënë 1 shku...
Gjatë vitit të shkuar pranë Komisionit të Prokurimeve Publik...
Elvi FUNDOLajmi i ditëve të fundit është arrestimi i një ish...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nëpërmjet një mesazhi...
Deputeti socialist, njëherësh kandidati për Kreun e PS-së, B...
Pas denoncimit të djeshëm nga emisioni investigativ Fiks Far...
Deputetja e Shkodrës, Mimoza Hafizi ka dalë publikisht në mb...
Këshilltari i kryeministrit Edi Rama për çështjet e territor...
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, ka...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...