Presidenti Nishani mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të historianit Kristo Frashëri
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nëpërmjet një mesazhi...
Elvi FUNDO
Lajmi i ditëve të fundit është arrestimi i një ish-ministri të qeverisë Berisha, prangat ndaj tij kanë sjellë tronditje në politikë, duke nxitur thashetheme për histori të tjera arrestimesh me ish-ministra por edhe me ministra. Për prokurorinë dhe këto aksione PD cuditërisht pati tre qëndrime të ndryshme politike.
Qëndrimi i parë ishte ai i ish-kryeministrit dhe liderit të PD-së Sali Berisha, ky i fundit theksoi se arrestimi i Spiro Kserës ishte akt me prapavijë politikë për faktin se nuk kishte një urdhër gjykate dhe i arrestuari nuk ishte pyetur nga prokuroria. Berisha mbështeste hetimet dhe zbardhen e së vërtetës, por jo duke përdorur prapaskenat dhe porositë e politikës.
?Duke shprehur vendosmerisht mbeshtetjen time te plote per hetimin nga prokuroria te cdo dosjeje, te çdo personi mbi bazen e standarteve te nje vendi te lire, denoj me ashpersi arrestimin pa marre ne pyetje te ish ministrit Ksera, si nje akt te porositur per qellime te qarta politike?, theksohet në qëndrimin e Sali Berishës.
Qëndrimi i dytë është ai i Arben Ristanit, i cili zyrtarisht nga foltoria e PD-së ndante një tjetër mendim nga ai i berishës, përjashto hetimet e pa ndikim politik. ?Partia Demokratike nuk bëhet pengesë e asnjë hetimi ndaj zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të saj në asnjë rast dhe e vlerëson luftën ndaj korrupsionit si jetike për vendin. Në lidhje me ndalimin e z. Ksera PD i kërkon Prokurorisë të zbardhë akuzat dhe të veprojë me profesionalizëm duke zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin?, në asnjë fjalë të Ristanit nuk gjen shqetësimin dhe faktin e drejtë të publikuar nga Berisha, sic është ndalimi pa vendim gjykate i Spiro Kserës. Ristani dhe PD-ja zyrtarisht duket se e kanë ?shitur? në tavolinë ish-ministrin përfaqësues të MEGA-s dhe futur në listat e PD-së si drejtues i një partie aleate.
Zyrtarisht PD-ja minimalisht duket të kërkonte zbatimin e ligjit dhe të theksonte se në këtë rast nuk ka një veprim të drejtë ligjor, pasi s?ka vendim gjykate për arrestim dhe për më tepër Ksera nuk ishte pyetur kurrë me parë. Këtë Ristani e di mjaft mirë. Fatkeqsisht koka e Kserës ?u pre? zyrtarisht nga PD-ja, ?dashuria? me Dulen e degdisi në birucë ?përcarësin? e minoritetit.
Qëndrimi i tretë nga PD është rasti i bërë dje public nga Luciano Boci, deputeti demokrat i cili doli publikisht në mbrojtje të Endlira Bushatit, një zyrtare e lartë e PD-së që po hetohet nga prokuroria.
Deputeti demokrat tha: ?Prokurori Enklid Gjini, ndryshe i njohur si Prokurori i Konstandinit të Partisë, që bëri lehtësitë maksimale për të, edhe pse djali i miqve të Edi Ramës mori jetën e 4 personave, sot sërish nën urdhrat e partise, kujtohet pas 2 vitesh për të dërguar për gjykim anëtaren e Kryesisë së PD-së, kryetaren e Departamentit për Administratën Publike, Endira Bushati?, sulm frontal ndaj prokurorit pse kishte cuar Endlira Bushatin në gjykatë, as arrestim dhe asnjë akt tjetër jo ligjor. Ky është qëndrimi i Bocit, po nga foltorja e PD-së duke dalë në mbrojtje politikisht ashtu sic nuk e bëri PD, ndaj një ish-ministri të saj.
Në rastin e Ristanit thuhet të ketë hetime të drejta, kur hetimet cohen në gjykatë për të pasur drejtësi PD-ja thotë ?ky akt i prokurorisë është në vazhdën e veprimeve të Ramës, për t?i mbyllur gojën opozitës, për denoncimet e saj, me padi e akuza të trilluara dhe për të frikësuar çdo media të lirë të mbetur ende në vend, përmes presionit nga monopoli mediatik në dorën e tij?. Qëndrim në kundërshtim më ato të mësipërmet, por që vjen nga foltorja e PD-së.
Banalitet i qëndrimit politik të opozitësh do ishte pak të thuhej në këtë rast. Minimalisht ose do qëndronin tek standartet e deklaruara dhe kërkuara nga Berisha, ose të vazhdonin me linjën e Ristanit ku mbështetet çdo hetim. Asnjëra dhe as tjetra, pë Bushatin sulm prokurorit se po con një dosje në gjykatë, për prangat e paligjshme ndaj Kserës asnjë fjalë zyrtarisht nga PD-ja, qëndrimi i vetëm erdhi nga Berisha dhe ishte shumë i ndryshëm.
Vështirë se me këto qëndrime zyrtarisht dualiste, të paqarta Partia Demokratike të gjejë besim tek qytetarët, për më tepër duke braktisur arrestimin e paligjshëm të një ish-ministri dhe duke mbrojtur një zyrtare të nivelit të dytë apo të tretë nga një gjykim, tregon se Basha ka standartet e tij personale dhe jo ato politike që duhet të ketë opozita. Një e nënës se e kam në krah dhe një i njerkës se s?me duhet mua. Ky është standarti i vendosur së fundi nga Basha dhe PD zyrtarisht./citynews
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nëpërmjet një mesazhi...
Deputeti socialist, njëherësh kandidati për Kreun e PS-së, B...
Pas denoncimit të djeshëm nga emisioni investigativ Fiks Far...
Deputetja e Shkodrës, Mimoza Hafizi ka dalë publikisht në mb...
Këshilltari i kryeministrit Edi Rama për çështjet e territor...
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, ka...
Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë në shitje 40 helikopterë dh...
Specialistët e Seksionit për Krimet, në Pogradec, kanë bë...
Instituti për Demokraci dhe Ndërjetësim publikoi sot një son...
Ndër projektet e Bashkisë Kamëz që do të zbatohen gjatë viti...
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=X8wO6jJ7F3w” w...
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë, Albana ...
Të arrestuarit janë kryesisht grekë, bullgarë dhe nga vendet...
Familjari i njërit prej të lënduarve rëndë prej shpërthimit ...
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar se Kryetari aktua...
Nga Besnik ALIAJ Kryetari i Bashkise Tirane doli sot qe ne o...
Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në emis...
Tek figura e Kristo Frashërit nuk e ndan dot historianin nga...
Aludimeve dhe lajmeve që kanë qarkulluar prej disa muajsh li...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...