Trafiku i fëmijëve / Shqiptarët të dytët në Britaninë e Madhe
Për vite me radhë Greqia ka qenë destinacioni kryesor i fëmi...
Në promovimin e librit të Rudina Xhungës, ?Edhe një Shqip?, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe shkrimtari e publicisti i njohur, Kim Mehmeti, politikania kosovare Mimoza Kusari-Lila dhe botuesi Piro Misha.
Megjithatë nuk mungoi debati mes Edi Ramës dhe Kim Mehmetit. GSH ka zbardhur dialogun e mëposhtëm:
Edi Rama: Erdha si i ftuar se promovohet libri, por po shoh që nuk po promovohet asnjë libër, por shoh Rudinën që po na promovon ne të tjerët. Kimi po bën atë që bën gjithmonë, po promovon veten, Pirro Misha po mundohet të rrijë sa më larg çdo lloj promovimi dhe provokimi, ndërsa Moza është në mes e po mendon për gjëra që nuk i thotë? Nuk e urreva Kimin që foli gjatë, sepse nuk e di pse jam në këtë panel. Ose mund ta pranoj nëse më keni vënë siç viheshin shishet e Koka-Kolës mbi televizor. Nëse jam si orendi.
Kim Mehmeti: Jo, je këtu për promovimin.
Edi Rama: Jam i lumtur atëherë. Nuk doja të isha në qendër.
(Ndërhyn Kimi)
Edi Rama: Unë nuk e kuptoj pse po flet. Ankohesh këtu pse nuk botohet Anton Pashku. Këtu nuk ka ndonjë censurë. Ti, pse nuk e ke botuar Anton Pashkun, meqë paska kaq rëndësi, dhe këtu jam me ty, ke 25 vjet që qahesh, pse nuk e ke botuar? I thoshe Pirro Mishës. Kush do ta bëjë, qeveria? Do ngrihet vetë Antoni dhe të botohet?
Kim Mehmeti: Maqedonia ka botuar dhjetëra libra të autorëve të saj. Qeveria shqiptare nuk ka botuar asgjë.
Edi Rama: Shumë mirë ka bërë qeveria shqiptare që nuk ka botuar. Ti e di sa i dua unë qeveritë shqiptare, po ka bërë shumë mirë që nuk i ka botuar. Sepse nuk mund të përcaktojnë qeveritë se cilët janë shkrimtarët që duhen botuar e kush jo. Kjo nuk është punë e qeverisë. Nëse qahesh për të ardhmen, gjysma e së keqes. Nëse qahesh për shqiptarët sot, po të them se nuk kanë qenë asnjëherë më mirë se sot shqiptarët.
Kim Mehmeti: Nëse e krahason me kohën e Turqisë?
Edi Rama: Jo, e krahasoj me kohën tënde. Nuk kanë qenë më mirë shqiptarët. Nuk është e këndshme të hidhet gaz lotsjellës në parlamentin e Kosovës, por Kosova ka parlament, që nuk e kishte më parë. Ata që artikulonin se Kosova do jetë shtet, dukeshin të çmendur. Edhe nëse nuk e njohim njëri-tjetrin, normale, se nuk kemi qenë bashkë. Pyet gjermanët e lindjes çfarë thonë për të perëndimit, dhe anasjelltas. Edhe ata thonë s?janë si ne. Ne kemi shumë të meta, por nuk jemi origjinale në të meta, të meta kanë të gjithë.
Kim Mehmeti: Unë e di se për ju është kot çdo gjë që thonë të tjerët.
Edi Rama: Ah, e the edhe këtë.
Kim Mehmeti: Ne kemi 25 vite në një gjendje. Që të jesh politikan i mirë, duhet të bindësh popullin që të jetë i kënaqur me atë që ka. Unë nuk bëj krahasime me të keqen që kemi pasur, por me të mirën që mund të kemi.
Edi Rama: Bëj krahasime, por mos thuaj gjëra që nuk kanë kuptim. Duke qenë shkrimtar, që nuk ke gjëra të tjera në dorë, veçse të shkruash, e meqë e kë në dorë të shkruash, ke shansin të shohësh e të mendosh gjëra që një njeri si unë nuk ka mundësi t?i mendojë. Na thuaj çfarë duhet bërë ndryshe.
Kim Mehmeti: Ne duhet të kemi politikë kulturore mbarëshqiptare.
Edi Rama: Unë nuk kam ardhur si kryeministër këtu, mos më ndërprit se nuk më komplekson dot. Për herë të parë kemi një sistem arsimor të unifikuar me Kosovën, e kupton? E ke imagjinuar ndonjëherë? Kemi kalendar të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë. Çfarë do më shumë?
Rudina Xhunga: Unë nuk kam ëndrra të ngjashme me Edi Ramën.
Edi Rama: Pse nuk ke ëndërr të përbashkët me mua?
Rudina Xhunga: Unë kam ëndërr të rris fëmijën tim mirë në këtë vend, siç do ti të rrisësh fëmijën tënd mirë në këtë vend.
Edi Rama: Unë mirë që erdha këtu jo si kryeministër. Çfarë do nga unë
Kim Mehmeti: Unë dorëzohem.
Edi Rama: Do dorëzohesh patjetër, nuk ke ku shkon.
Për vite me radhë Greqia ka qenë destinacioni kryesor i fëmi...
Partia Socialiste e qarkut Dibër ka zhvilluar një takim me s...
Policia e Fierit ka ndalur shtetasin Ilir Dine, 34 vjeç.Ai a...
QSUT nuk plotëson kushtet e higjinës.Spitali ku kurohen qind...
Efektivët e policisë së Tepelenës kanë asgjësuar 810 rrënjë...
Detyrat zyrtare në qeveri – këshilltar për sigurinë kombëtar...
Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Zonë e Lirë, Arian Çani k...
Fuçitë dhe solucionet e ndryshme, të gjetura dhe sekuestruar...
Policia e Tiranës ka ndaluar 22 femra striptiste të cilat dy...
Kandidati me serioz dhe me i forte ne gare per kreun e FRPD,...
Arrestohet në flagrancë një shtetas turk, me banim ne Kosovë...
Belind Këlliçi, shpall kandidaturën për kryetar të Forumit R...
Një vit pas ngritjes së strukturës antikorrupsion tek Prokur...
Socialdemokrati gjerman Knut Fleckenstein, raportues i PE pë...
A gjykoni se politikat qeveritare kanë përkeqësur më tepër j...
Akademiku kosovar, Rexhep Qosja, nuk mendon se ish-kryeminis...
Qeveria dhe opozita kanë arritur në një pikë të përbashkët p...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shpalosur nismën e ...
“Lule te varri i Enverit dhe një raki në shtëpinë e Nexhmije...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...