web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rinas-Arrestohet turku, me banim ne Kosovë/ Trafikonte njerez ne Gjermani

17 Tetor 2015, 14:51, Aktualitet CNA

Arrestohet në flagrancë një shtetas turk, me banim ne Kosovë,  për ?Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike? ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve? .

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariation e Policisë Rinas  kanë bërrë arrestimin në flagrancë të shtetasit Turk:  Husamettin Yildiz,  40 vjeç,  lindur në Turqi dhe banues në Ferizaj Kosovë, me kombësi Turke e shtetesi Turke, për veprat penale  ?Korrupsioni aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike? dhe neni 298 ?Ndihma per kalim të paligjshëm të kufijve? .

Shtetasi i mësipërm në datë 16.1.2015 është nisur nga Aeroporti i Stambollit për  në Rinas me linjën e fluturimit ?P. A.? i pajisur me pasaportë Turke dhe leje qëndrimi Kosovare dhe shoqeronte një familje Turke të përbërë nga pesë anëtare (Burre,Grua dhe tre femijë të mitur ).  Shtetasi Turk  Husamettin Yildiz  pasi ka kaluar kontrollin policor ka shkuar pas kabinës së punonjësit  të Policisë Kufitare në Rinas , Ndihmës kontrollor dhe i ka futur në kabinën ku operonte katër qese që kishin brenda çanta femrash dhe objekte makiazhi femrash duke i kërkuar favorin që të linte të kalonte pa probleme familjen turke prej 5(pesë anetarësh)  që ndodhej në radhë për regjistrim pas tij në kabinën e hyrjes për në Shqipëri.

Punonjësja e policisë kufitare  në vijim ka paraqitur kallëzim pasi ka rënë në kontakt me aktin e mitdhënies dhe tentativës për korruptim.

Nga hetimi në vijim rezultoi se shtetasi Turk Husamettin Yildiz  ka shoqëruar me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit familjen e mësipërme që i ka marrë në dorezim në qytetin e Stambollit në lagjen Aksaray nga dy shtetas Turq, dhe do ti shoqëronte deri në Prishtinë në një hotel që  njëri prej shtetasëve turq kishte prenotuar për familjen.

Anëtaret e familjes  turke dekarojnë se i kanë paguar në Stamboll shtetasit Turk me emrin  Haçi një sasi prej 5000 Euro që ai të gjente një person qe do t?i çonte deri në Gjermani ku ishte edhe destinacioni i tyre final me motivin e kërkesës për azil dhe në vijim Haçi dhe një shtetas tjetër turk  i kanë prezantuar me Husamettin Yildiz  i cili do të bënte shoqërimin e tyre.

Për familjen turke të përbërë nga 5(pese anetare) u morr masa e Refuzimit të Hyrjes në Kufi dhe me pas janë kaluar në zonen e trenzitit të Aeroportit te Rinasit për tu prapsuar ne drejtim te Aeroportit te Stambollit Turqi (vendi i origjines) me motivacionin  ?Nuk disponon dokumentacionin e nevojshem  qe justifikon qellimin e udhetimit dhe qendrimit??Nuk disponon mjetet  e mjaftueshme te jeteses ne lidhje me kohen dhe rrethanat e qendrimit??Konsiderohen si kercenim për sigurinë publike?.

Për shtetasin Turk Husamettin Yildiz  në date 16.10.2015 ora 23.50 min u morr masa e « Arrestit në Flangrancë » bazuar ne nenet 244 ?Korrupsioni aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike? dhe neni 298 ?Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve? te K.Penal dhe shtetasi i mësipërm u dorëzua në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë në dispozicionin e Prokurorisë së Rrethit Tiranë.





Lajmet e fundit nga