web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rexhep Qosja: Qeverisja Rama-Meta nuk e lejon ndëshkimin e Berishës

17 Tetor 2015, 13:31, Aktualitet CNA

Akademiku kosovar, Rexhep Qosja, nuk mendon se ish-kryeministri Sali Berisha do të ndëshkohet ndonjëherë për ato që ai i quan krime politike, ekonomike dhe kombëtare.

Sipas Qoses qeverisja e Ramës dhe Metës nuk e lejon dicka të tillë.

?Nuk besoj se do të ndëshkohet ndonjëherë. Ndoshta për shkak të drojës prej ngritjes në revolta të PD-së, që Sali Berisha do ta sundojë më gjatë me vetefendinjtë e tij?- shprehet Qosja në një intervist të gjatë për gazetën ?Dita?.

Akademiku i njohur për lidhjet e tij të afërta me Edi Ramën, e vlerëson koalicionin e majtë ?kryesisht të suksesshëm?, por ai ka kritikat e veta për qeverisjen.

Sipas tij, reformat e Ramës janë pak më të shpejta nga ?ç?mund të përligjë njëmendësia e Shqipërisë?.

?Më duket se ai ka harruar një të vërtetë historike: as revolucionet nuk bëhen shpejt?- thotë Qosja.





Lajmet e fundit nga