web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bylykbashi: Qeveria dhe opozita bien dakort

17 Tetor 2015, 11:10, Aktualitet CNA

Qeveria dhe opozita kanë arritur në një pikë të përbashkët përsa i përket proçesit të dekriminalizimit.

Mazhoranca ka pranuar kërkesën e opozitës për shenjat e gishtërinjve.

Kreu i Komisionit për Dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi ka theksuar se qeveria ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për shenjat e gishtërinjve, e cila sipas tij pengon pengon të kandidojnë për poste publike personat që kanë kryer krim apo që kanë ndërruar identitet.

Sipas Bylykbashit ende nuk ka një marrëveshje për ata persona që janë në hetim jashtë vendit dhe as për testin e drogës.

Por ai shton se për këtë pikë, do vazhdojnë negociatat mes palëve për të arritur në një përfundim.

 

 





Lajmet e fundit nga