LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nënshkruhet kontrata me kompaninë gjermane për dixhitalizimin e RTSH-së

19 Mars 2015, 17:09, Aktualitet CNA

Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito dhe Televizioni Publik Shqiptar nënshkruan sot kontratën me kompaninë Rohde & Schëarz për ndërtimin e rrjeteve dixhitale të RTSH.

Nënshkrimi do të sjellë  ndërtimin e dy rrjeteve të RTSH të cilat do të mundësojnë kalimin e transmetimeve audiovizive nga analoge në numerike.

Kontrata për dixhitalizimin e RTSH u firmos nga Ministrja Milena Harito, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Martin Leka, Drejtori i Pergjithshëm i kompanisë Rohde & Shëarz, Franz Büchsenmeister, në prani të Ambsadorit Gjerman në Shqipëri, Hellmut Hoffmann.

?Ndërtimi i rrjeteve për dixhitalizmin e RTSH do të fillojë menjëherë dhe pritet që kompania dhe RTSH të intesifikojnë punën dhe për të realizuar kalimet e transmetimeve nga analoge në numerike për mbulimin e  popullsisë sipas parashikimit në ligj,  duke mbështetur fort edhe operatorët lokalë për të transmetuar në teknologjinë më të fundit të mediave audiovizive?, tha Ministrja Harito

Shqipëria i bashkohet kështu vendeve të rajonit dhe të Europës perëndimore, të cilët e kanë realizuar tashmë këtë proces.

Lajmet e fundit nga