Durrës/ Policia sekuestron 1.5 kilogram heroinë
Policia e Durrësit ka sekuestruar 1.5 kilogram heroinë gjatë...
Gjatë protestave të kurdëve në Turqi kanë humbur jetën së paku 14 vetë. Edhe në Evropën Perëndimore u zhvilluan demonstrata. Në Hamburg pati përleshje me muslimanët radikalë.
Është me sa duket mosveprimi i qeverisë në Ankara, që i shtyu mijëra kurdë të dalin përsëri në rrugë të hënën në mbrëmje. Sidomos në juglindje të vendit pati edhe përleshje me policinë dhe islamistët. Protestuesit akuzojnë qeverinë turke se po vështron duarkryq rënien e afërt të qytetit sirian Kobane. Qyteti është i banuar kryesisht nga kurdët dhe është rrethuar prej ditësh nga luftëtarët e grupit ekstremist “Shtetit Islamik”. Pjesët e para të qytetit ranë dje, megjithë rezistencën e fortë nga ana e njësive kurdë.
Parlamenti turk autorizoi të enjten e kaluar dërgimin e ushtrisë në Siri dhe Irak, por qeveria e kryeministrit Ahmet Davutoglu i ka qendruar larg intervenimit ushtarak. Prandaj partia kurde HDP bëri thirrje për protestë mbarëkombëtare, së cilës iu bashkuan mijëra vetë.
Protesta edhe në Evropën Perëndimore
Në qytetin juglindor Dijarbakir, sipas njoftimeve të mediave, u vranë tetë vetë, kur aktivistët pro kurdë u përplasën me islamistët. Raste të tjera të vrarësh pati në Mardin, Siirt, Batman dhe Mus. Policia vendosi në disa qytete ndalimqarkullimin.
Edhe në shumë vende të Evropës Perëndimore kurdët dolën në rrugë për të tërhequr vëmendjen për situatën në Kobane. Të martën disa dhjetëra demonstrues kurdë hynë në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ata u larguan, pasi disa anëtarë të parlamentit u takuan me to për të biseduar dhe kryetari i Parlamentit, Martin Schulz premtoi mbështetjen e tij kundër xhihadistëve. Edhe në shumë qytete gjermane ka pasur mitingje dhe protesta, që u zhvilluan kryesisht të qeta.
Përleshje në rrugët e Hamburgut
I vetmi përjashtim ishte demonstrata në Hamburg, në përfundim të së cilës pati përleshje në rrugë ndërmjet kurdëve dhe muslimanëve radikalë. Siç njoftoi një zëdhënës i policisë, rreth 400 kurdë ishin mbledhur pranë një xhamie. Atje ata u ndeshëm me 400 muslimanë radikalë, me sa duket salafistë. Ndërmjet disa anëtareve të grupeve pati “përplasje të dhunshme fizike”. Policia mundi t’i ndajë të dy grupet vetëm duke përdorur ujin.
Ndërkohë luftëtarët e IS kanë hyrë më thellë në Kobane. Megjithë sulmet ajrore të SHBA dhe rezistencën masive nga njësitë kurde duket se rënia e qytetit do të jetë çështje kohe. Sipas njoftimeve të vëzhguesve sirianë për të drejtat e njeriut më shumë se 400 vetë janë vrarë në të dyja palët që nga fillimi i ofensivës së IS. Kobane është qendra e fundit e enklavës, që deri tani kontrollohej nga ana e njësive të mbrojtjes së popullit kurd. Xhihadistët kanë marrë atje që nga shtatori 300 fshatra. 185 000 vetë janë arratisur në Turqi.
Policia e Durrësit ka sekuestruar 1.5 kilogram heroinë gjatë...
Terror policor !, shkruan ne Facebook, kryetari i PD Gjiroka...
TIRANE – 27-vjeçarja Miranda Shuli denoncon kryekomunarin e ...
Dy shkencëtarë japonezë dhe një amerikan me prejardhje japon...
Elvi FUNDOZhurma e drejtorit te Teatrit Kombetar Hervin Culi...
Katër persona të armatosur mesnatën e së hënës kanë rrahur d...
Ndryshe nga sa është njoftuar zyrtarisht, viktima në tregun ...
NJE LETER E HAPUR NGA BATON HAXHIU Të dashur miq,Ditëve të f...
Vetëm një ditë më parë INSTAT raportoi shifrat e ecurisë së ...
Pyetje: Një ditë më parë në tryezën për reformën në drejtës...
Prokuroria kërkon 4 vjet burg për kryetarin e bashkisë së Vl...
Krundet që deri më tani ishin eksportuar në Shqipëri si miel...
Në zgjedhjet parlamentare në Bullgari, Partia Konservatore G...
Një student 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë tre ditë...
Shqipëria vazhdon të mbetet një nga vendet që ka numër të la...
Një kungull 630 kilogramësh ka fituar garën e ekspozitës së ...
HABERET E MITROSNga Mitro CELADje me ra në dorë një esse. E ...
Policia e Korçës ka shoqëruar në Komisariat kryetarin e Komu...
Skandalet seksuale tashmë po bëhen të shpeshta. Një pastrues...
Këta njerëz ishin njerëz të bukur për të filluar me operacio...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...