Prokuroria: 4-vjet burg për Shpëtim Gjikën
Prokuroria kërkon 4 vjet burg për kryetarin e bashkisë së Vl...
Pyetje: Një ditë më parë në tryezën për reformën në drejtësi, përfaqësues të Komisionin të Venecias kanë hedhur propozimet e tyre për këtë reformë. Një prej tyre ishte që Presidenti të mos jetë kryetar i KLD. Si e shikoni ju këtë? Pyetja e dytë, opozita do të kthehet në kuvend për të çuar para këtë reformë?
Berisha: Mendoj se opozita duhet të pranojë, qartësisht në proces debati dhe negocimi, sugjerimet e Komisionit të Venecias. Komisioni i Venecias është think tank-u, në Evropë po e po por ndoshta në botë, më i pasur në praktikat e kushtetutave. Nga Afrika e Jugut në të katër anët ka hartuar Kushtetuta, pra është më i pasur për praktika të risisë dhe unë gjykoj se nuk është në interesin e askujt të paraqesë pengesa për sugjerimet e diskutuara të Komisionit tëVenecias, EURALIUS dhe nëse e dëgjuat dje përfaqësuesin e Komisionit Europian nga Drejtoria e Zgjerimit, ai theksoi se ky proces duhet të behët në lidershipin me instrumentet e Komisionit të Venecias. Kjo për ne përbën një garanci të plotë për një reformë të frymës Europiane të sistemit tonë të drejtësisë. Reformë jashtë gjuetisë së shtrigave, reformë jashtë sistemit të drejtësisë, në diktatin politik të një njeriu që kërkon të ketë të gjitha pushtetet.
Përsa i përket parlamentit, ju e dini që kryetari i PPE, ku ne i kemi të gjitha vartësitë dhe lidhjet, u shpreh publikisht si kurrë ndonjëherë më parë, pasi është absolutisht jo në natyrën dhe parimet e PPE bojkoti, përkundrazi është parti e institucioneve, por kryetari tha se aty dhunohet Kushtetuta, aty nuk ka më vend të qëndrohet dhe ne kemi ikur sepse ne u përpoqëm të kontribuojmë ne parlament me ato mundësi, ne ikëm sepse e drejta jonë kushtetuese e sanksionuar edhe nga Gjykata Kushtetuese u shtrembërua. Z. Rama na fton, po çfarë po bën z. Rama? Po na fton se do të zotohet se po zbaton Kushtetutën. Kjo është qesharake. Po na bën favor se do të zbatojë Kushtetutën. Ka një proces gjyqësor ndaj dy deputeteve. Ne e ndjekim kete, por theksoj se për ne dhe çdo shqiptar ai nuk ishte një incident, ai ishte një skenar i organizuar direkt nga Edi Rama dhe pse direkt. Ai e bëri, se bëri kush tjetër. Se Gramoz Ruçi nuk ia merrte përsipër. Se nuk merr përsipër kush të krijojë këtë të tilla të turpshme në parlament. Se bashkë me Finon nuk ia merrte përsipër këtë dhe të tjerë me radhë dhe u detyrua ta marrë vetë këtë, ti thotë asaj (Xhackes) të bëjë pyetjen. Pra kemi të bëjmë me një skenar. Ne kemi besim se drejtësia do të veproje. Kemi të bëjmë me një hap të parë, hetimin e këtyre dy deputetëve për këtë vepër penale. Presim zhvillime të tjera.
Pyetje: Kjo do të thotë se ju do të vazhdoni punën për reformën në drejtësi jashtë mureve të parlamentit?
Berisha: Po, po jemi të zotuar. Çfarëdo që është për integrimin ne themi po.
Pyetje: Dhe për Këshillin Kombëtar për Integrimin …
Berisha: Këshilli Kombëtar unë di që PD ka bërë propozimin. Propozimet e PD janë bërë bazuar në modelin që qeveria ka servir si modeli kroat. Modeli kroat në Kroaci ky Këshilli Kombëtar i është dhënë ta kryesojë opozita, kurse qeveria propozon që në Këshillin Kombëtar të jetë edhe kryeministri. Nuk mund të jetë kryeministri në Këshillin Kombëtar. Ky këshill është për t’i kërkuar qeverisë llogari, nuk është për t’u ndarë pushtetet.
Pyetje: Gjatë kohës që ju ishit kryeministër, a ju raportoi kreu i SHISH për këtë çështje?
Berisha: Çështja e përgjimeve. Në mënyrë absolute gjatë gjithë 8 viteve si kryeministër, nuk më është kërkuar kurrë as nga Shaqiri, as nga Visho Ajazi që të regjistrohet ndonjë ministër, sepse ministrat janë nomeklaturë e kryeministrit. Deputetë janë të parlamentit. Çfarë është ministër sipas ligjit për t’u përgjuar duhet të pyetet kryeministri. Nuk më është kërkuar kurrë. Njeriu i vetëm që ju ka thënë ministrave në mbledhjen e qeverisë, që kërkesa e parë që të më vijë për të regjistruar do të ketë firmën time (te Rames) dhe ministrat panë njëri -tjetrin pse po na e thotë këtë punë. Jua thash për sinqeritet .Nuk më kanë kërkuar, por po të më kërkonin vetëm Po do të thosha. Asnjëherë, kurrë. Më ka ndodhur njëherë një ambasador i cili më thotë se kishte dyshime. “Ke dyshim”, – i thashe – , “nëse të kanë regjistruar po të regjistrojnë shërbimet e tjera, e bëjnë për llogari të shërbimeve të tjera, sepse ne absolutisht nuk i regjistrojmë vendet mike”. E kisha të prere këtë punë. Sepse koncepti shqiptar i miqësisë është pak më i ndryshëm se koncepti i të tjerëve, e kuptoni vete ju këtë. Asnjë nga miqtë nuk është regjistruar. Po si qëndron problemi. Këta ju bien telefonave dhe flasin me kilometra të tëra me trafikant, me vrasës, dhe ai e ka në regjistrim trafikantit, vrasësin, Interpoli e ndjek edhe me shërbime të huaja dhe i del politikani në kurth. Ky nuk është përgjim, ky është rënie në kurth vetë. Ky është tjetër gje. E megjithatë, pavarësisht se kjo është tjetër, nuk ka pasur raste që të më thonë se Edi Rama apo dikush tjetër, megjithëse jam i sigurt që ka rënë në kurth vetë, sepse në një rast tjetër ka qenë një dosje me 7 kilometra biseda të Edi Ramës me banda dihet ajo është e njohur, se ai e ka mani me fol gjatë në telefon, kjo dosje ekziston nëse nuk e ka zhdukur Dhori Sallaku, e di ai vetë. Në këto raste dhe ky është problemi. Këto gjëra njerëzit i dinë por i përcjellin me te qeshur.
Pyetje: Dosja ju erdhi ju?
Berisha: Isha në opozitë unë atëherë. Po si ajo mund të ketë sa të duash. Për të mos thënë një numër i madh i tyre. Ata luftën për këtë punë po e bëjnë, ata po luftojnë për dosjet e tyre, duan të pastrojnë dosjet e tyre.
Pyetje: Qeveria e di mire se ekzistojnë të reja?
Berisha: Po dyshon ti se i ka prere lidhjet me bandat Rama? Po çfarë është ai që i doli nga zyra dhe shkoi me targa diplomatike dhe shkoi nëpër qytet dhe e arrestoi policia? Njëriu me i afërt i tij ishte ai. Ai nuk heq dorë kurrë nga këto. Po atë tjetrën që dalin bandat e Hakmarrjes dhe jua marrin tenderat dhe marrin Ramën në telefon në prani të biznesmenit dhe i thonin te dorëzoje tenderin. Dhe ky i thotë jo se jam me Koçon, sepse është një firmë, që kur ndërron pushtetin ndahet nga Koçoja ndersa kur vijnë socialistët në pushtet bashkohet me Koçon. Shkuan këta dhe i thanë,- e fitove ti tenderin, po – , dorëzoje. Jo, – tha ai nuk e dorëzoj. Dhe në prani të tij ai merr Ramën në telefon.
Pyetje: Ramën në krye të opozitës apo të qeverisë?
Berisha: Ramën në krye të qeverisë. E dorëzoi ai tenderin dhe iku.
Pyetje: Z. Berisha ju thatë se nuk keni firmosur për ndonjë ministër. Në dijeninë tuaj të tilla firma janë dhënë nga Kuvendi?
Berisha: Në dijeninë time nuk di ta them të vërtetën. Për ministra jo njëherë, për deputet edhe mund të jenë dhënë por nuk e di të them, të vërtetën nuk e di.
Pyetje: Ju thatë që kuvendi kombëtar ishte një risi, një risi ishte se votat për anëtarë të Këshillit Kombëtar nuk u deklaruan sesa vota kishte marrë secili, kjo është një risi pozitive apo negative sipas jush për demokracinë e një partie?
Berisha: Kanë qenë dy variante ke të drejtë. Un personalisht e kam bërë. Mesa mbaj mend unë e kam bërë, pra i kam publikuar votat. Ka të tjerë që për të mos krijuar hatërmbetje nuk e bëjnë. Unë e kam bërë pra ka dy praktika.
Pyetje: A mund të flisni ju për recension sepse kur ishit kryeminister thonit se ato të dhënat nuk mund të manipulohen, nuk janë zyrtarisht ne recension. A mund të shkaktoni një dem ekonomik duke folur për recension kur zyrtarisht nuk është?
Berisha: Zyrtarisht është recension. T?ju bëj një pyetje unë. Sa është rritja nominale këtë tremujor. Rritja nominale këtë tremujor është 1.7% ndërsa rritja nominale e tremujorit tjetër, në marrëzinë e tyre e nxorrën -1%, por nëse rritja nominale ishte -1% plus inflacionin mbi rritjen nominale atëherë shkon -3%. E kupton se nuk mund të bëjnë më me këtë dhe çfarë kanë bërë këta. Pse rritjen tonë se vunë kurrë në diskutim. Ti ke pare ne 9 vjet dhe nuk ka një deklaratë të FMN ose BB që të thonë qoftë edhe një mëdyshje, sepse ishte urdheri që t?ju jepnin online çdo të dhënë. Po pse çfarë sekreti do të mbaja unë prej tyre. Problemi është këtu. Për ata që qeverisin nuk ka gjë më të rëndë dhe më me pasoja për ta se po gënjyen rritjen ekonomike. Ajo është me pasoja direkt për ata që qeverisin. Pastaj si i bënë llogaritë. Llogaritë do ti bësh mbi rritjen, edhe difiçitin mbi rritjen. Ndaj dhe këtyre ju doli i pari, ky është tremujori i dyte.
Pyetje: Po atëherë pse FMN nuk ka reaguar?
Berisha: Sepse FMN nuk e monitoron me, FMN e ka lëne monitorimin nuk e monitoron me.
Pyetje: Ka dhënë para dhe nuk monitoron paratë e dhëna?
Berisha: Kjo është çështje besimi dhe mosbesimi. Në vitin 2005 ne kemi pasur debat me FMN. Çfarë kishin bërë këta për të gënjyer rritjet. Çfarë kishte bërë Milva, për të gënjyer rritjet. Kishte marrë peshën e mishit të therur dhe e kishte zëvendësuar me peshën e mishit të gjallë. E kuptoni ju. Merr një kah dhe vëre ne peshore, there dhe vere ne peshore, është gjysma e peshës, dhe këta kishin marrë si shtese si rritje mishin e gjallë për mish i therur. E kërkuam ne atë specialistin, se ai ishte specialist i huaj, por nuk dilte më në telefon. Pastaj ne i kërkuam Fondit, Fondi solli një specialist nga më të mirët nga drejtoria e statistikave dhe i thamë zotëri urdhëro po deshe merri të dhënat në terminal çoi në qendër dhe përpunoi pasi ne nuk duam gjë tjetër veçse transparencë. Këta filluan ta gënjejnë Fondin. Çfarë kanë bërë këta një gjë tjetër. Kemi pasur diskutim, një nga problemet tona në rritje ishte statistika e bujqësisë. Statistika e bujqësisë çalonte shumë. Dy janë statistikat që çalojnë më shumë, ajo e bujqësisë dhe e policisë, këto të dyja po të mos jesh i vëmendshem, fluturojnë. Atëherë çfarë bëmë ne? Edhe me EUROSTAT edhe me këshillin e tyre ia dhamë statistikën e bujqësisë Institutit. I thamë te ngrente një grup me sa persona të duash, ti trajnonte dhe do të ishin ata që do të bënin studimin e prodhimit bujqësor. Kur erdhën këta e hoqën këtë. Ministria e Bujqësisë nuk e ka dhe sot. Statistika e bujqësisë e di si nxirret? Me shpatull. E marrin shpatullën e kecit, e shohin, dhe prodhimi është i mirë thotë Gjergji. Nuk kanë asgjë përveç disa të dhënave që marrin nga eksporti. Asgjë nuk kanë, fare.
Pyetje: FMN nuk ekziston fare këtu?
Berisha: Jo FMN-ja me disa biseda që ka pasur me përfaqësuesit tanë ka thënë se ia kemi kaluar?. Nuk eshte…
Pyetje: FMN është mashtruar nga qeveria dhe pranon mashtrimin?
Berisha: Jo nuk mashtrohet FMN. FMN vëzhgon nuk mashtrohet kollaj, është më e përmbajtur por nuk mashtrohej kollaj. I kanë ato, i marrin të dhënat. Nuk e disbursoi transhin.
Pyetje: Po paralajmëroni se nuk do subvencionohet borxh për Shqipërinë
Berisha: Jo nuk them atë, por fakti që në tremujorin e dytë ajo u largua pa disbursuar, tregon se gjërat nuk ecin. Ajo ka dëshirë ta disbursojnë, ajo ka dëshirë që marrëveshja të zbatohet. I ka të gjitha mundësitë për të qëndruar. Ai ka fondet të pafundme, nuk ka mungese fondet, këto nuk kanë respektuar marrëveshjen. Dëgjova ministrin që tha ne i kemi zbatuar por do të rriten taksat. Taksat rriten me nivelin e te ardhurave. Derime tani borxhi është 72%, le të presim fundin e vitit. Dhe sapo të nisë kërkesa për likudjimin e borxhit ti je i detyruar të ngresh më shumë taksa, që të paguash të ardhurat, përndryshe je i falimentuar. Kur ti nuk paguan dot përqindjet e borxhit dhe nuk gjen dot borxh tjetër se nuk të japim sepse jeborxhli i keq, atëherë ti falimenton. Kështu që ne ecim drejt sindromit Papandreu me vendosmëri. Nuk e prisja kurë të ndodhte, prisja normalisht këta nuk realizon dot rritje me borxhin që morën.
Pyetje: Keni ngrire marrëdhëniet ne parlamentin, do të vazhdoni kështu?
Berisha: S?kemi afat kemi parime. Është parlamenti që ka humbur të gjitha standardet është bërë shkelës i të drejtave kushtetuese të opozitës është bërë dhunues i deputeteve të fjalës së lirë.
Pyetje: Nuk ju intereson mandati i deputetit..
Berisha: Ne para disa parimeve nuk na intereson asgjë tjetër. Ne na intereson ato parime mbi të cilat ndërtohet një shoqëri e lirë. Parlamenti është një nga institucionet e kësaj shoqërie që respekton këto parime por kur shndërrohet parlamenti në strofull bandash dhe krimi, kur hndërrohet në një strofull ku dhunohen të drejtat kushtetuese dhe nuk zbatohen vendimet e gjykatës kushtetuese, ligjvënësi nuk zbaton vendimet e Kushtetues, atëherë ka marrë fund. I ka marrë shumë thjeshte z. Rama këto çështje. Ne vazhdojmë dialogun me qytetarët.
Prokuroria kërkon 4 vjet burg për kryetarin e bashkisë së Vl...
Krundet që deri më tani ishin eksportuar në Shqipëri si miel...
Në zgjedhjet parlamentare në Bullgari, Partia Konservatore G...
Një student 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë tre ditë...
Shqipëria vazhdon të mbetet një nga vendet që ka numër të la...
Një kungull 630 kilogramësh ka fituar garën e ekspozitës së ...
HABERET E MITROSNga Mitro CELADje me ra në dorë një esse. E ...
Policia e Korçës ka shoqëruar në Komisariat kryetarin e Komu...
Skandalet seksuale tashmë po bëhen të shpeshta. Një pastrues...
Këta njerëz ishin njerëz të bukur për të filluar me operacio...
Pesë persona të maskuar kanë dhunuar babain e Teqesë “Baba H...
Një 20-vjeçare nga Berati ka akuzuar mjekun që e kuronte, se...
Televizion | Foto nga : DanielGo/FlickrSi në të gjithë Europ...
Nga Kastriot MyftarajPër shkak se simboli i dy gishtave, që ...
Një person në kërkim nga Policia ka aksidentuar për vdekje n...
Për Dhomën Amerikane, rekomandimi ndaj qeverisë shqiptare, t...
4 persona kanë ndërruar jetë dhe 14 të tjerë janë plagosur n...
Dy vitet e fundit dy qeverive bullgare iu desh të japin dorë...
Gjykatësit në punën e tyre nuk zbatojnë vendimet unifikuese ...
Banka e Shqipërisë i ka dhënë një informacion të cunguar Pro...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...