web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokuroria: 4-vjet burg për Shpëtim Gjikën

6 Tetor 2014, 22:00, Aktualitet CNA

Prokuroria kërkon 4 vjet burg për kryetarin e bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 3 vjet.

Pretenca u lexua sot në Gjykatën e Tiranës.

Kryebashkiaku i Vlorës nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore.

Organi i akuzës kërkoi gjithashtu që të urdhërohet prishja e dy objekteve për të cilat akuzohet kryebashkiaku.

Për shtetasen Eleni Dardhaj, prokuroria ka kërkuar dënimin me 3 vjet burgim dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike, për një afat prej 3 vitesh.

Për këtë çështje, akuza ka kërkuar dënimin me 2 vjet e gjashtë muaj burg për shtetasin Blerdi Liçaj dhe me nga dy vjet burgim për shtetasit Gëzim Feta dhe Gentian Sherifaj, të tre të akuzuar për veprën penale të ?fallsifikimit të dokumentave?.

Kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika akuzohet se përmes falsifikimit të dokumenteve, ka favorizuar dy subjekte të ndërtojnë pa leje në qytetin bregdetar. Nga hetimet rezulton se Gjika në bashkëpunim me Eleni Dardhaj, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar dy procesverbale të mbledhjes së Këshillit të Rregullimit të Territorit. Në këtë mënyrë, thekson prokuroria u ka hapur rrugë dy ndërtimeve pa leje, një godinë gjashtëkatëshe në lagjen ?Pavarësia? dhe një në vendin e quajtur ?Tre Racat?. 

Dosja e Prokurorise

Hetimet ndaj kryebashkiakut Gjika kanë nisur që në shkurt të 2013-ës, për t?u finalizuar me marrjen e tij dhe disa personave të tjerë si të pandehur. Sipas prokurorisë, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera lidhur me këtë çështje penale, është arritur në përfundimin se i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me të pandehurën Eleni Dardhaj, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy procesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, të datës 24.03.2010 dhe të datës 15.07.2010. 

I pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, ka lëshuar vendimet me nr.1/11, datë 24.03.2010, dhe nr.4/3, datë 15.07.2010, që janë dokumente të cilat kanë në përmbajtjen e tyre rrethana të rreme, pasi dy sheshet e ndërtimit dhe dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumente sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë marrë në shqyrtim dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë. 

Procesverbali i mbledhjes së KRRT-së së datës 15.07.2010, si dhe vendimi i lëshuar nga i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, me nr.4/3, datë 15.07.2010, bën fjalë për miratimin në lagjen ?29 Nëntori?, të sheshit të ndërtimit dhe të lejes së ndërtimit për kompleks banimi dhe shërbimi 13 kate, me parkim nëntokë, me pronarë të truallit të pandehurit Aleks Ahmetaj, Artan Ferrati, Mustafa Tartari, me subjekt ndërtues ?Deco System? sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Blerdi Liçaj. Vendi për të cilin është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm ndodhet në bulevardin qendror Vlorë-Skelë, në afërsi të teatrit ?Petro Marko?, në vendin e quajtur ?Tre Racat?, Vlorë. 
Procesverbali i mbledhjes së KRRT-së së datës 24.03.2010, si dhe vendimi i lëshuar nga i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, me nr.1/11, datë 24.03.2010, bën fjalë për miratimin e sheshit të ndërtimit dhe të lejes së ndërtimit për një godinë banimi dhe shërbimi 2-6 kate+papafingo, me një kat nëntokë, në lagjen ?Pavarësia?, me pronar trualli të pandehurin Gëzim Feta e subjekt ndërtues ?EN-BJO? sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Gentian Sherifaj. 

Vendi për të cilin është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm ndodhet në lagjen ?Pavarësia?, brenda territorit të Portit Detar Vlorë. 
Këto dokumente me rrethana të rreme janë përdorur nga të pandehurit Gëzim Feta, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj, ndërsa të pandehurit Mustafa Tartari, Aleks Ahmataj, Artan Ferati, si dhe i pandehuri Gëzim Feta, kanë bashkëpunuar me të pandehurit Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj, sipas episodeve përkatëse, për kryerjen e ndërtimit të objekteve në mënyrë të paligjshme, duke ditur që nuk kanë marrë në formën e parashikuar nga ligji ndonjë vendim nga organet kompetente për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit si dhe vendim për miratimin e lejes së ndërtimit. 

Lidhur me rrethanat e mësipërme, të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardhaj janë akuzuar për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i dokumenteve?, nga personi që e ka për detyrë, të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë. Të pandehurit Gëzim Feta, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj, janë akuzuar për kryerjen e veprave penale ?Falsifikimi i dokumenteve? dhe ?Ndërtimi i paligjshëm?, të kryera në bashkëpunim. Ndërsa, të pandehurit Mustafa Tartari, Artan Ferati dhe Aleks Ahmataj janë akuzuar për kryerjen e veprës penale ?Ndërtimi i paligjshëm?, të kryer në bashkëpunim. 

Të pandehur: 

Shpëtim Gjika, kryetar i Bashkisë Vlorë 

Eleni Dardhaj, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të 
Territorit pranë Bashkisë Vlorë 

Akuzuar për ?Falsifikim dokumentesh?, kryer në 
bashkëpunim 

Gentian Sherifaj, përfaqësues ligjor i subjektit ndërtues 
?EN-BJO? sh.p.k 

Blerdi Liçaj, përfaqësues ligjor i subjektit ndërtues 
?Deco System? sh.p.k 

Gëzim Feta, pronar i truallit në lagjen ?Pavarësia? ku 
është ndërtuar godina 6-katëshe 

Akuzuar për kryerjen e veprave penale ?Falsifikimi i 
dokumenteve? dhe ?Ndërtimi i paligjshëm?, kryer në 
bashkëpunim 

Mustafa Tartari 

Artan Ferati 

Aleks Ahmataj 

(të tre, pronarë të truallit në vendin e quajtur ?Tre Racat?, 
Vlorë, ku është ngritur ndërtimi) 

Akuzuar për kryerjen e veprës penale ?Ndërtimi i 
paligjshëm?, të kryer në bashkëpunim 





Lajmet e fundit nga