Arrestohet 19-vjecari, akuzohet nga pedagogia
Një student 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë tre ditë...
Në zgjedhjet parlamentare në Bullgari, Partia Konservatore GERB doli si pritej forca politike më e fuqishme, por me një diferencë të madhe nga shumica absolute. Formimi i qeverisë nuk pritet të jetë i lehtë.
GERB (Qytetarët për një Zhvillim Evropian të Bullgarisë) e ish-kryeministrit konservator Bojko Borisov fitoi, sipas një prognoze jopërfundimtare të Institutit të Opinionit Gallup 33,9 përqind të votave.
Prognoza bazohet në përgjigjet e zgjedhësve pas dhënies së votës. Në vend të dytë, sipas kësaj prognoze ishin socialistët, që qeverisën deri në fund të korrikut, me 16,1 përqind. Partia liberale Për Të Drejtat dhe Liritë (DPS), e cila e sheh veten si përfaqësuese të interesave të minoritetit turk dhe të romëve, arriti të marrë 14,1 përqind të votave. Studiues të tjerë të opinionit publikuan prognoza të ngjashme.
Kryetari i GERB-it, ish-kryeministri Bojko Borisov tha se është i përgatitur të marrë përsipër të “gjitha rreziqet” për të formuar një qeveri. Për këtë që prej së hënës në partinë e tij do të zhvillohen diskutime të brendshme. Rivali kryesor i Borisovit, Atanas Merdzhanov nga Socialistët tha se partia e tij pësoi një “disfatë të rëndë”
Parlament i copëzuar
Deri gjashtë parti të tjera e arritën pas prognozave pragun prej katër përqind për të hyrë në Parlament. Ky fakt pritet ta vështirësojë edhe më tepër formimin e qeverisë së re. Po përvijohet një parlament i copëzuar mes forcave të ndryshme politike.
Parlamenti bullgar ishte i paralizuar për shkak të mosmarëveshjeve partiake dhe prandaj u shpërnda në gusht, tri vjet para fundit të legjislaturës. Pas shpërbërjes së koalicionit të dominuar nga socialistët, të gjitha partitë hoqën dorë nga përpjekjet për të formuar një qeveri të re.
Kriza më e rëndë që prej hyrjes në BE
Sipas mendimit të vëzhguesve politikë, Bullgarisë i duhet urgjentisht një qeveri energjike. Bullgaria po përjeton krizën e saj më të thellë që prej anëtarësimit në BE në vitin 2007. Deficiti buxhetor i Bullgarisë, jo anëtare e Eurozonës, është në rritje, rendimenti ekonomik është i ulët. Banka e katërt për nga madhësia në vend ka vështirësi financiare dhe ka muaj që është mbyllur. Reforma të rëndësishme zvarriten. Furnizimi me gaz i vendit më parë anëtar të bllokut të Lindjes vazhdon të varet thuajse krejtësisht nga Rusia.
Njësoj si në zgjedhjet e kaluara, edhe në këto zgjedhje e hodhën hijen e tyre akuzat për blerje votash. Bullgarët e varfër, sipas radios shtetërore e shitën votën e tyre për 50 leva (rreth 25 euro). Në zgjedhje morën pjesë edhe dhjetëra mijëra turq me nënshtetësi të dyfishtë, të cilët para kthesës politike qenë dëbuar në Turqi nga komunistët bullgarë. Ata votuan në qendrat e tyre të dikurshme të banimit ose në Turqi.
Një student 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë tre ditë...
Shqipëria vazhdon të mbetet një nga vendet që ka numër të la...
Një kungull 630 kilogramësh ka fituar garën e ekspozitës së ...
HABERET E MITROSNga Mitro CELADje me ra në dorë një esse. E ...
Policia e Korçës ka shoqëruar në Komisariat kryetarin e Komu...
Skandalet seksuale tashmë po bëhen të shpeshta. Një pastrues...
Këta njerëz ishin njerëz të bukur për të filluar me operacio...
Pesë persona të maskuar kanë dhunuar babain e Teqesë “Baba H...
Një 20-vjeçare nga Berati ka akuzuar mjekun që e kuronte, se...
Televizion | Foto nga : DanielGo/FlickrSi në të gjithë Europ...
Nga Kastriot MyftarajPër shkak se simboli i dy gishtave, që ...
Një person në kërkim nga Policia ka aksidentuar për vdekje n...
Për Dhomën Amerikane, rekomandimi ndaj qeverisë shqiptare, t...
4 persona kanë ndërruar jetë dhe 14 të tjerë janë plagosur n...
Dy vitet e fundit dy qeverive bullgare iu desh të japin dorë...
Gjykatësit në punën e tyre nuk zbatojnë vendimet unifikuese ...
Banka e Shqipërisë i ka dhënë një informacion të cunguar Pro...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar në Twitter aksionin e INU...
Një lapidar është shfaqur brenda një lokali, gjatë aksionit ...
Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë Marenglen Musa...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...