Plagoset shtetasi në ambientet e Poliklinikës/ Në pranga babë e bir në Shkodër
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Kur Rama dhe Meta erdhën në pushtet premtuan uljen e taksave për 95% te popullsise së vendit, thjeshtimin e sistemit tatimor dhe planifikim real në mbledhjen e të ardhurave, ndjekjen e nje politike fiskale e cila nuk do të rriste deficitin buxhetor dhe borxhin publik si dhe do të nxisnin investimet, pagimin në kohe të bizneseve dhe rimbursimin ne afat të TVSH. Sot pas 300 ditesh qeverisje, e vërteta flet ndryshe. Borxhi publik u rrit në harkun e disa muajve me rreth 1.5 miliard dollarë duke kaluar kufirin prej 70% të PBB kurse deficiti buxhetor për vitin 2014 u planifikua për herë të parë mbi 5% të PBB. Premtimi per uljen e taksave mori kahje të kundert duke rritur brenda një periudhe të shkurter kohe tatimin mbi fitimin me 50%, akcizat për disa produkte bazë, taksën e qarkullimit si dhe dyfishuan taksën e pasurisë. 300 ditë pas inagurimit, propaganda e Rames dhe Metës flet për përmbysje në realizimin e te ardhurave vecanërisht ato nga tatimet dhe doganat.
Zyrtarisht te ardhurat tatimore dhe ato nga tatimet dhe doganat për 6 mujorin e parë të vitit 2014, paraqiten të realizuara sipas parashikimit. Nëse shohim 5 taksat kryesore të cilat kontribuojnë me pjesën e luanit në buxhetin e shtetit, do vëmë re se tatimi mbi fitimin nuk është realizuar me 7.7% ose 933 milion leke, tatimi mbi të ardhurat personale nuk është realizuar me 2.5% ose 340 milion leke. Taksat nacionale dhe taksa të tjera nuk janë realizuar 10.2% ose 1.8 miliard lekë. Akcizat me politikën e re të rritjes së tyre kanë krijuar një grope prej 3.13 miliard lekë në buxhetin e shtetit ose 16.1% më pak. Në dallim nga 4 taksat e mesipërme te cilat kanë sëbashku mosrealizime prej 60 milion $, ajo që e ?shpëton? nderin e Rames dhe Metes është tatimi mbi vleren e shtuar i cili ka tejkalim prej 11.2%. Por a përfundon e vërteta këtu?
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, ndryshimi i rregullave fiskale ka detyruar industrinë e hidrokarbureve të paguajë 5.6 miliardë lekë detyrime fiskale shtesë, të rimbursueshme në formen e TVSH, akcizës dhe detyrime të tjera. Rimbursimi duhej të ishte kryer për 30 ditë, por kjo nuk është bërë duke i mbartur ato në 6 mujorin e dytë. I njëjti mekanizëm ka rritur fiktivisht të ardhurat me 0.5 miliard lekë nga furnizimet e makinerive dhe paisjeve për ndërtimin e hidrocentraleve dhe bujqësine. Tejkalimi i ndjeshem i importit të energjisë elektrike ka dhënë një efekt shtesë në tvsh me 1.8 miliardë lekë.
Korrigjimi i të ardhurave në keto zëra me 6.6 miliarde lekë tregon se performanca e tatimeve dhe doganave bie ndjeshem dhe plani i 6 mujorit është realizuar vetëm 93.46% .
Performanca e dobet ne realizimin e te ardhurave del e qarte ne te dhenat per rimbursimin e TVSH. Gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2014 është rimbursuar vetëm 2.3 miliard leke TVSH ose 46% me pak se e njejta periudhe e vitit 2013 duke rritur kështu barren e buxhetit në 6 mujorin e dytë të vitit. Performanca e tatimeve dhe doganave ka rënë ndjeshëm krahasuar me 6 muajt e parë të viteve 2013 dhe 2012. Nëse niveli aktual i të ardhurave korigjohet me efektet e paketes fiskale të miratuar në muajin Dhjetor, efektet ne industrinë hidrokarbure për të cilën fola më sipër, tejkalimin e ndjeshem të importit të energjisë elektrike si dhe korigjimi për efekt të rritjes ekonomike të cmimeve midis dy periudhave, do veme re se gjate 6 muajve te pare te vitit 2014 jane mbledhur 3.8 miliarde lekë më pak se e njejta periudhe e vitit 2013, i cili ishte viti më i dobet në mbledhjen e taksave nga administrata e PD.
Duke përdorur të njëjtën metodologji, diferenca vjen e thellohet në 13.7 miliard lekë në krahasim me 6 muajt e parë të vitit 2012, i cili ishte nje vit dukshem më i mirë në mbledhjen e të ardhurave. Qeveria mburret se ka tejkaluar planin e te ardhurave tatimore me rreth 1% por shpenzimet e 6 mujorit të parë nuk janë realizuar me 13.2% qe do të thotë se para kemi dhe para nuk kemi. Kufizimi i shpenzimeve per efekt te mungeses se fondeve nuk është bërë mbi politika të qendrueshme por duke renduar grupe dhe kategori të vecanta.
Ndersa shpenzimet korrente dhe ato të personelit ngelen në nivele të larta jane zvogeluar ndjeshem shpenzimet për buxhetin e qeverisjes vendore me 19.5%, për të perndjekurit politike me 73.2%, për kompesimin e pronareve me 13.7%, shpenzimet per pagesen e detyrimeve te prapambetura me 42.5%, per subvencionet me 15.7% si dhe pagesat e papunesise me 6.4% me pak se planifimikimi i 6 mujorit. Renia më e madhe e shpenzimeve është në investimet publike. Gjatë 6 muajve të parë të vitit, ato nuk janë realizuar me rreth 26%. Ky nivel përbën 52.2% më pak investime publike se e njejta periudhe e vitit 2013. Vlen të theksohet se gjatë 6 muajve të parë të vitit 2014, nuk ka filluar asnjë investim i ri.
Dëshiroj të kujtoj apelin e FMN ne raportin e fundit për Shqiperinë të publikuar disa ditë më pare, ku theksohet se rritja ekonomike është e rrezikuar nga mosrealizimi i investimeve publike. Si konkluzion, qeveria jo vetëm nuk ka performancë të mire në mbledhjen e të ardhurave, por politikat e shpenzimeve nuk i pergjigjen nevojave të zhvillimit ekonomik të vendit.
Me të drejtë, cdo qytetar mund të pyesë nëse keni ecur ?mire? me mbledhjen e te ardhurave perse nuk rriten pagat dhe pensionet? Perse nuk ka investime, perse nuk hapen vende të reja pune, përse nuk likujdohen bizneset për punen qe kane kryer, perse nuk rimbursohet TVSH dhe përse nuk likujdoni të perndjekurit dhe pronaret sipas parashikimit?
Ne se keni ecur ?mire? me mbledhjen e te ardhurave përse po miratoni me ngut një paketë të re për rritjen e taksave e cila do të rendoje me tej qytetaret dhe biznesin?
Argumenti i parë i kësaj tryeze ka të bëjë me analizën e eko...
Partia Demokratike organizon konferencën për ekonominë ku an...
Komisioni i Sigurisë miraton ligjin për Policinë e Shtetit, ...
Alfred Olli, ish-Drejtori i Pergjithshem i Emergjencave Civi...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Himara nuk ësh...
Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar një apel institu...
Deputeti socialist, Tom Doshi, deklaroi se është takuar me k...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani...
Deputeti i grupit të ashtuquajtuarit “grupi rebel”Armando Pr...
Nuk ka zgjatur shumë gëzimi i deputetit socialist, Koço Kokë...
Pergjigja e Mero Bazes pas reagimit te sotem te Koco Kokedhi...
Partia Demokratike thotë se reforma në sistemin e drejtësisë...
PËRTEJ ARSYEVE GREKE PËR HIMARËN (Ose një lojë luftash mes K...
Në vend të urrejtjes… (replikë me Mero Bazen)Nga Koço Kokëdh...
Ambasadori amerikan në Tiranë Aleksander Arvizu e cilëson re...
Reforma territoriale dhe ligjet për reformën në drejtësi, që...
Gjithçka nisi si një njoftim rutinë.Aty thuhej se dy punonjë...
Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë Grupin Parlamentar s...
Ish-kryeministri Berisha, akuzon pasardhesin e tij se ska nd...
Deklarata e zëdhënëses Laura VorpsiEdi Rama vazhdon të pagua...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...