“Klasa politike të ikë në shtëpi”/ Tare: Çështja është te bulevardi, Rama zhvendos vëmendjen
Studiuesi Auron Tare tha sot se ndërsa çështja kryesore ës...
Studiuesi Auron Tare tha sot se ndërsa çështja kryesore ës...
Reforma territoriale dhe ligjet për reformën në drejtësi, që pritet të votohen në seancën e së enjtes, e fundit për këtë sesion parlamentar, pritet të jenë në qendër të vëmendjes në mbledhjet e Grupeve Parlamentare të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. E ndërsa kjo e fundit tashmë ka marrë vendimin politik për të mos qenë pjesë në seancën e fundit plenare, për socialistët çështja duket më e komplikuar pasi duhet të bindin 5 deputetë, të cilët kanë shfaqur pakënaqësi dhe kanë munguar në seancën e javës së shkuar duke bllokuar miratimin e ligjeve që kërkonin 3/5 e votave. Gjithsesi mësohet se dy partitë janë angazhuar në negociata, socialistët për të garantuar minimalisht 84 vota për të miratuar paketën ligjore për reformën në drejtësi dhe reformën territoriale, dhe demokratët për të mbajtur të bashkuar deputetët e opozitës për mosrrjedhjen e votave prej tyre në seancën e fundit.
Grupi Parlamentar i PS
Kryeministri Edi Rama pritet të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist e cila do të zhvillohet me dyer të mbyllura ditën e martë rreth orës 13:00. Mbledhja pritet të shoqërohet me debate, kjo për shkak të qëndrimit të shfaqur nga deputetët Tom Doshi, Armando Prenga, Arben Ndoka, Pjerin Ndreu, Andrea Marko, Parid Cara, të gjithë pjesë e grupit parlamentar, që me qëndrimin e tyre kundërshtojnë ndarjen e re territoriale dhe kanë bllokuar paketën për reformën në drejtësi. 6 ligjvënësve socialistë i janë bashkuar edhe Mark Frroku dhe Vangjel Dule. E ndërsa Tom Doshi dhe Armando Prenga zyrtarisht kanë shfaqur kritika të forta ndaj ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, dhe qëndrimin e tyre kritik e kanë shfaqur duke bllokuar shumicën e cilësuar prej 84 votash, 6 ligjvënësit e tjerë kanë shfaqur pakënaqësi në lidhje me reformën territoriale. Deputetët e cilësuar si ?rebelë? apo të ?pabindur? duket se kanë zgjedhur në heshtje si drejtuesin e tyre deputetin e Qarkut të Shkodrës Tom Doshi, i cili është shfaqur edhe më i ashpri në qëndrimin publik dhe në akuza ndaj ministrit të Brendshëm.
Pjerin Ndreu është shprehur se askush nuk ka pyetur atë apo elektoratin e tij për një bashkim të Paskuqanit dhe Kamzës me Tiranën.Gjithsesi përmes një letre publike, Ndreu është shprehur se nuk do të tradhëtojë kurrë Kryeministrin Rama. ?Asnjëherë nuk e kam vënë në dyshim mbështetjen ndaj Edi Ramës dhe nuk do ta vë gjatë mandatit tim të deputetit. Por kam preferuar si pak kush t?ja them gjërat në sy e jo kulisave e tavolinave si shumë servilë e të pazotë që flasin dhe hedhin helm pas dhe e fërkojnë në sy. Unë nuk jam e s?kam për të bërë pjesë në këtë llum asnjëherë ! Në jetën time nuk kam shantazhuar e as vënë kushte askujt. Askush nuk ka dëgjuar nga unë kushte për poste, për para apo privilegje. Kam kërkuar vetëm vëmendjen e duhur ndaj zonës sime elektorale si ndër më të varfrat, më të lënat pas dore dhe më pak të trajtuara gjatë kësaj kohe. Në asnjë rast gjatë kohës time në PS nuk kam kërkuar asnjëherë asgjë të vetme as për vete e as për familjen time, kurrë. Por për zonën time elektorale s?më ndalon njeri të ?ulëras? kur disa vemje politike i fyejnë me zhargonin e shëmtuar ?malokë? dhe i përbuzin çdo dite..!?, ka deklaruar Ndreu.
Pardi Cara ka kundërshtuar ndarjen e re territoriale për shkak se ajo parashikon që Komuna Kryevidh të bashkohet me Rrogozhinën, në një kohë që sipas ligjvënësit socialist ajo është pjesë e Kavajës. Andrea Marto kundërshton bashkimin e Himarës me Vranishtin, duke mbajtur të njëjtin qëndrim me këtë çështje si kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule. Këtij qëndrimi të paktën publikisht i është bashkuar edhe deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, megjithëse vota e tij nuk dihet nëse do të jetë pro apo kundër reformës territoriale. Deri më tani të paktën 8 deputetë të mazhorancës kanë shfaqur pakënaqësi dhe nëse ato do të mbajnë të njëjtin qëndrim si në seancën e javës së shkuar, atëherë gjasat janë që të paktën reforma territoriale do të varet nga qëndrimi që do të mbajnë deputetët e PDIU, forca politike e cila iu bashkua komisionit të reformës territoriale dhe ligjvënës të opozitës.
Grupi Parlamentar i PD
Në të njëjtën ditë dhe pothuajse në të njëjtën orë edhe Partia Demokratike do të mbledhë Grupin e saj Parlamentar. Burime nga PD konfirmojnë se kreu demokrat Basha pritet të vërë theksin në pakënaqësitë e shfaqura nga shumë njësi të qeverisjes vendore dhe banorët e tyre për ndarjen e re territoriale, por edhe për atë që PD prej më shumë se dy javësh e ka në qendër të vëmendjes heshtjen e kryeministrit ndaj incidentit të ndodhur në Kuvend mes deputetëve Arben Ndoka dhe Genti Strazimiri. Burime nga PD theksojnë se gjithashtu po zhvillohen negocime me deputetë të opozitës, kryesisht të PDIU dhe PR-së, por edhe me Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka për një unifikim qëndrimi, në mënyrë që në seancën e 31 Korrikut mos ketë vota pro reformës territoriale apo paketës ligjore të reformës në drejtësi nga ligjvënës të opozitës. Burimet theksojnë se një nga pikat për të cilat demokratët po shfrytëzojnë përsa i takon reformës territoriale është diferencimi që po bëhet mes Himarës dhe zonave të tjera që preken nga ndarja e re territoriale. Burime nga PD theksojnë se nëdonëse ka një problematikë të ngjashme, mazhoranca ka përqëndruar vëmendjen në Himarë, e cila kundërshton bashkimin me Vranishtin, por shumë njësi të tjera vendore në Qarqet e Korçës, Elbasanit, Shkodrës, Lezhës etj janë lënë jashtë vëmëdjes. Paralelisht me kundërshtitë dhe shpresën që reforma territoriale dhe ligjet për reformën në drejtësi mund të mos miratohen për shkak të qëndrimit bllokues të ligjvënësve të majtë, demokratët gjithashtu janë duke përgatitur rrugët ligjore për të kundërshtuar ligjet që kërkojnë miratimin me 3/5 e votave ose minimalisht 84 të tilla. Burime nga PD theksojnë se forca më e madhe opozitare, por edhe përfaqësues të pushtetit vendor të grupuar në shoqatat e Bashkive, Komunave dhe Qarqeve do ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese në lidhje me reformën territoriale.
Gjithçka nisi si një njoftim rutinë.Aty thuhej se dy punonjë...
Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë Grupin Parlamentar s...
Ish-kryeministri Berisha, akuzon pasardhesin e tij se ska nd...
Deklarata e zëdhënëses Laura VorpsiEdi Rama vazhdon të pagua...
Një rilindje të qeverisjes vendore, e ka cilësuar deputeti i...
Deklaratë e deputetit Luçiano Boçi17 ditë më parë Edi Rama v...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Lutaj është goditur me ...
(Ose një lojë luftash mes Koços dhe Vangjelit)Nga Mero BazeK...
Eduard Ndocaj, njofton levizjen me te re politike ne vend. S...
Partia Demokratike ka mbajtur sot një qëndrim në lidhje me n...
Ish-kryeministri Berisha ka reaguar per analizen ne Ministri...
Deklaratë e deputetit te PD, Gjergji PapaPrej 16 ditësh, Edi...
Kryetari i Partisë Demokratike:Mirënjohje Italisë për mbësht...
Partia Demokratike dhe të zgjedhurit e saj vendor, kryetarë ...
Deputeti i PS, Pjerin Ndreu, ka komentuar mungesën e tij në ...
Ish-kreu i qeverise Sali Berisha analizon 300 ditet e qeveri...
Shoqata për Autonomi Vendore përshëndet ndarjen e re vendore...
Deklaratë e deputetit Eduard Halimi. Ditën e djeshme Rama d...
Deklaratë e deputetit të PD, Ardian TurkuPrej 15 ditësh, opi...
Kryetari socialist i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafa u d...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...