LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Lojtari i Kombëtares lë Lyon dhe firmos për 3 vite në Portugali

25 Qershor 2022, 12:00, Sport CNA
ZYRTARE/ Lojtari i Kombëtares lë Lyon dhe firmos për 3 vite

Mesfushori i Shqipërisë U-19, Artyon Ramaj ka firmosur për tre sezone me Vizela në ligën e dytë të Portugalisë. Djaloshi që luan në rolin e fantazistit prej vitesh ka qenë pjesë e moshave të Olympyque Lyon në Francë, duke luajtur për U-19. Me kontratë afatgjatë, klubi portugez tanimë kërkon ta angazhojë të riun edhe në ekipin A, duke parë aftësitë e tij. I lindur në Francë por me origjinë nga Shqipëria, Ramaj ka luajtur dy ndeshje me U-19 kuqezi. 18 vjeçari është shprehur i lumtur për firmën në ekipin e ri. “U ndjeva shumë mirë. Të gjithë ishin të sjellshëm me mua, pashë njerëz të mrekullueshëm. Struktura e klubit dhe kushtet e punës më kënaqën shumë. Vizela është një klub i mirë. Mendoj se është një klub që do të më shtojë shumë gjëra të mira, ku mund të rritem dhe të luaj në nivel profesional. Jam një mesfushor teknik, që luaj për të ndihmuar ekipin dhe gjithashtu di të shënoj”, tha Ramaj në prezantim.

Lajmet e fundit nga