web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Tronditet” Skënderbeu, sulmuesi titullar mbyll vitin

22 Tetor 2024, 15:24, Sport CNA

“Tronditet” Skënderbeu, sulmuesi titullar mbyll vitin

Lajme aspak të mira për Skënderbeun nga infermieria. Sulmuesi titullar, Ardit Nikaj, ka mbyllur vitin 2024.

Pas dëmtimit me Kombëtaren U-21, shkodrani do i nënshtrohet operacionit dhe do të jetë jashtë për të paktën tre muaj.

Mungesë e rëndësishme për korçarët, duke ditur që Nikaj ishte titullar për skuadrën juglindore në këtë fillim sezoni.

Ky dëmtim vjen në një moment, kur Skënderbeu po has shumë vështirësi në repartin e sulmit.





Lajmet e fundit nga