web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cassano: As Vlahovic dhe as Lukaku, dy janë sulmuesit më në formë në Serinë A

22 Tetor 2024, 11:14, Sport CNA
Cassano: As Vlahovic dhe as Lukaku, dy janë sulmuesit më në
Antonio Cassano

Ish-futbollisti italian, Antonio Cassano, vazhdon të mbetet aktiv me deklaratat e tij.

Në një prononcim të bërë së fundmi ai ka folur për tema të ndryshme që lidhen me kampionatin e Serie A.

Për Cassano-n, sulmuesi i Inter-it, Lautaro Martinez, është lojtari më i mirë i kampionatit italian.

"Lautaro është një lojtar i klasit botëror, ai meriton të përfshihet në 'top 5'-shen e 'Topit të Artë'. Jam i lumtur për të, urime", -tha ai fillimisht.

Më tej, 42-vjeçari theksoi se sipas tij pas Lautaro-s, lojtari i dytë më i mirë i Serisë A është sulmuesi i Atalanta-s, Mateo Retegui.

"Me përjashtim të Lautaro-s, në Itali është Retegui. Retegui është shumë më i fortë se Vlahovic, Lukaku, Dovbyk dhe të gjithë të tjerët atje. Morata është ndryshe, Thuram është ndryshe. Megjithatë, Retegui ende mund të përmirësohet në shumë gjëra", -deklaroi ndër të tjera Cassano.

Serie A sapo ka ulur siparin e javës së tetë, me Inter-in që renditet në vend të dytë me 17 pikë, teksa Atalanta pozicionohet në vend të gjashtë me 13 pikë./CNA





Lajmet e fundit nga