Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Zgjati deri në orët e vona të natës së të hënës në mbrëmje, por më pas u bë e qartë. Drejtori i DFB, Oliver Bierhoff, dhe Federata Gjermane e Futbollit e ndërpresin para kohe kontratën mes tyre. Është vendimi i parë i këtij lloji pas eliminimit të hidhur të Gjermanisë që në raundin paraprak nga Botërori në Katar. Dorëheqja e 54-vjeçarit është rrjedhojë logjike dhe vendimi i duhur. Pas 18 vitesh, Bierhoff po i lë vend një pasardhësi dhe kështu një fillimi të ri të vërtetë.
Ish-përfaqësuesi tashmë, i futbollit gjerman qysh pas fërshëllimës së fundit të bilbilit në Katar i pranoi gabimet e veta. Pas eliminimeve të mëparshme nga po aq herët nga Botërori në Rusi, Europiani i vitit të kaluar dhe tani edhe nga kampionati botëror në Katar, Bierhoff pranoi haptazi pas ndeshjes me Kosta Rikën se kishte pak argumente për t'u mbrojtur. Sigurisht që nuk është ai fajtori i vetëm për paraqitjen e dobët të ekipit gjerman në vitet e fundit, por si drejtor menaxhues i ekipeve kombëtare dhe akademisë, ai mban përgjegjësinë kryesore.

Megjithatë, mandati i Bierhoff-it pa edhe sukseset më të mëdha të kohëve të fundit, si fitimin e Kupës së Botës në Brazil në vitin 2014. Ai ishte gjithashtu i rëndësishëm në ngritjen e Akademisë së DFB-së, duke hedhur themelet për krijimin e kushteve të mira për ekipet kombëtare gjermane. "Si profesionalisht dhe personalisht" Bierhoff "ka vendosur standarde", tha trajneri kombëtar Hansi Flick në një deklaratë për shtyp, në të cilën shprehu keqardhjen për hapin e Bierhoff-it. Futbolli gjerman dhe kombëtarja në veçanti i detyrohen atij jashtëzakonisht shumë”.
Ish-sulmuesi i nivelit botëror ishte shumë novator në fillim, por në fund Bierhoff e ngadalësoi zhvillimin e njëmbëdhjetëshes gjermane. Shumica e vendimeve të tij ishin të gabuara. Me "Bisedat e Marketingut” dhe synimin për ta bërë "produktin e ekipit kombëtar" të suksesshëm në mbarë botën, Bierhoff shkaktoi irritim qysh para Kupës së Botës në Rusi.

Nën drejtimin e agjencive të marketingut si ajo e këshilltarit të lojtarëve, Raphael Brinkert, ekipi kombëtar në kohën e Bierhoff-it si drejtor Federate, e humbi gjithnjë e më shumë besueshmërinë në publik dhe në të njëjtën kohë humbi vëmendjen për atë që kishte rëndësi: futbollin e suksesshëm.
Prezantimi i markës "The Team” pas fitimit të titullit në vitin 2014 dështoi bujshëm. Diskutimet për shiritin "One Love" shënuan kulmin e trishtë të komercializimit të pandalshëm të kombëtares gjermane. Bierhoff dhe presidenti i DFB-së, Bernd Neuendorf nuk arritën ta mbanin larg skuadrës temën, u dorëzuan përballë FIFA-s dhe shkaktuan trazira në ekipin gjerman.
Për më tepër, ka gabime sportive, si për shembull këmbëngulja e trajnerit të kombëtares, Joachim Löw, pas dështimit historik qysh në raundin e parë të Kupës së Botës në 2018. Po aq e gabuar ishte edhe përzgjedhja e rezidencave për turnetë e mëparshme, edhe kjo përgjegjësi e Bierhoff-it.
Kampi bazë në izolimin rus në Watutinki 2018 dhe zona e izoluar në Herzogenaurach në Europianin e 2021-shit rezultuan të mos ishin optimale. Në Katar po ashtu, Bierhoff-i zgjodhi një rezidencë të izoluar në veri të vendit - shumë larg atmosferës së Botërorit. Si përfundim, ka marrë shumë vendime të gabuara.
Dorëheqja e Bierhoff-it është një mundësi për një fillim të ri, por ajo mund të jetë vetëm fillimi. Duhet vënë në pikëpyetje edhe puna e drejtorit sportiv të DFB-së, Joti Chatzialexiou. 46-vjeçari filloi të punojë si drejtor sportiv nën Bierhoff në vitin 2018 dhe është përgjegjës, ndër të tjera, për talentet e reja gjermane, ku përfshihet edhe trajnimi i sulmuesve dhe mbrojtësve, të cilët kanë munguar prej vitesh.
DFB-ja tani ka nevojë urgjente për një frymë kritike, e cila do të vazhdojë të çojë përpara reformat që filloi Bierhoff-i 18 vjet më parë dhe të mos drejtohet më nga agjencitë e marketingut, por të përqendrohet tërësisht në suksesin sportiv të ekipeve të DFB-së.
Matthias Sammer, ish menaxher sportiv i Federatës Gjermane të Futbollit (2006-2012), mund të jetë zgjidhja e duhur për ta rikthyer DFB-në në rrugën e suksesit përpara kampionatit tjetër të madh, Europianit 2024, që do të bëhet në Gjermani. 55-vjeçari konsiderohet i parehatshëm dhe kritik, por këto janë cilësi, që tani i duhen DFB-së. Fundi i epokës së Bierhoff-it është një shans që DFB duhet ta shfrytëzojë./DW
Spanja është eliminuar nga Kupa e Botës. Futbollistët iber...
Karriera e Florian Kamberit nuk ka shkuar ashtu siç pr...
Maroku dhe Portugalia ishin 2 kombëtaret e fundit që kompl...
Portugalia është skuadra e fundit që kualifikohet për në faz...
Maroku është padyshim surpriza më e bukur e këtij Botërori...
Një person i cili pretendon se udhëton në kohë, ka treguar...
Françesko Toti i dha fund martesës me Ilari Blazin dhe tas...
Kilian Mbape është kthyer në një nga yjet më të ndritshëm ...
Një Youtuber i ka fituar një 1.3 milionë funte, pasi paras...
FIFA World Cup Katar 2022 ka hyrë në një nga turnetë më të...
Një eliminim që askush se priste, por që ndodhi! Spanja i ...
Portugalia dhe Zvicra do të luajnë për biletën e fundi...
Maroku është kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Botës pa...
Ka përfunduar pa gola sfida mes Marokut dhe Spanjës. Tani e...
Ajo mes Brazilit dhe Koresë së Jugut ishte ndeshja e fundit ...
Asgjë nuk është shumë larg për dashurinë! Edhe ish-kapiteni ...
Diskutimet për penalltitë në studion e “Qatar N’24” në “Ne...
Komentet e aktivistes kosovare Zana Avdiu për Granit Xhakën ...
Spanja do të përballet me Marokun në 1/8 e finales në Kamp...
Vijon përplasja në distancë mes Zana Avdiut dhe familjes së ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...