Pandemia e Covid/ Kjo valë mund të jetë e fundit!?
1.OMICRON me nenvariantet e tij, qe aq ngjitës sa prek...

“Mbi 15 mijë pushues kanë marrë shërbim shëndetësor në qendrat shëndetësore verore në zonat turistike. Në qendrat verore do të ofrohet edhe vaksinimi anticovid”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga qendra shëndetësore verore Pogradec, ku deklaroi se vaksinimi anticovid do të kryhet edhe në qendrat e përkohëshme verore, ka bërë apel për të gjithë qytetarët, sidomos për të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje kronike, që të kryejnë dozën përforcuese të vaksinës.
“Jemi në një situatë që kemi një rritje të rasteve pozitive. Jemi mbi 9 mijë qytetarë aktivë, pra që do të thotë që kanë simptoma të virusit dhe numri në spital është rreth 30 pacientë të shtruar. Kjo do të thotë që kemi edhe një rritje të simptomave l, të cilat më pas çojnë edhe në agravimin e situatës shëndetësore, duke kërkuar hospitalizim. Është shumë e rëndësishme sidomos në momentin që jemi duke kaluar por edhe për të pararendur çfarë mund të vijë në një periudhë të shpejtë, në vjeshtë -duke qenë se priten dhe sub variante të reja, të cilat mund të çojnë sërish një rritje të infeksionit të covid- të vijojmë vaksinimin me intensitet. Është e rëndësishme sidomos për ata të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese, për moshat e treta, për të bërë dozën e tretë, dozën e katërt të vaksinës, si një dozë përforcuese që rrit kujtesën imunitare. Dhe kjo besoj që është në momentin e duhur”, tha Manastirliu.
Gjatë vizitës në qendrën shëndetësore verore në qytetin e pogradecit, Ministrja Manastirliu bëri me dije se pushuesit kanë përfituar rreth 15 mijë shërbime të kujdesit shëndetësor në 29 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin.
“Janë më shumë se 1 mijë pushues, të cilët kanë marrë shërbime në këtë qendër verore në Pogradec përgjatë periudhës 15 qershor deri më sot. Ndërkohë që në të gjithë vendin, në 29 qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug, ne kemi ofruar më shumë se 15 mijë shërbime të kujdesit shëndetësor për pushuesit dhe turistët, nga të cilët, katër mijë janë turistë të huaj që kanë marrë shërbime në këto qendra”, tha Manastirliu.
Janë 29 qendra shëndetësore verore me shërbim 24 orë në 7 ditë të javës, të hapura në të gjithë vendin, nga veriu në jug, nga zonat turistike malore dhe në bregdet përgjatë sezonit turistik veror gjatë periudhës 15 qershor–15 shtator. Në veri funksionojnë 8 qendra shëndetësore, nga të cilat katër janë në zonat turistike malore (Valbonë, Razëm, Tamarë dhe Theth) dhe katër të tjera në plazhet Velipojë, Rrjoll, Shëngjin e Tale në Lezhë. Në Durrës funksionojnë 4 qendra shëndetësore verore, konkretisht në plazhet Gjiri i Lalëzit, Currila, Plazhi i Vjetër dhe Shkëmbi i Kavajës, ndërsa në Kavajë funksionojnë qendrat 24-orëshe në plazhet Golem dhe Mali i Robit.
Në rajonin e jugut funksionojnë këto qendra shëndetësore verore: Në Pogradec; në Lushnjë në plazhin e Divjakës; Në Fier në plazhin e Darëzezës; Në Vlorë në katër plazhe, konkretisht në Zvërnec, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Orikum; Në Bashkinë Himarë: Palasë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, dhe Qeparo. Në Sarandë në plazhet Borsh, Ksamil i Vjetër dhe Ksamil i Ri.
1.OMICRON me nenvariantet e tij, qe aq ngjitës sa prek...
Vendi në fundjavë ashtu sikundër ishte parashikuar do ...
Për shkak të temperaturave të larta, qeveria e Maqedon...
Tashmë të gjithë kriminelët, të akuzuar për krime seks...
Jemi në mesin e sezonit turistik dhe ishim mësuar që n...
Si asnjëherë më parë, ka shumë studime, kërkime dhe in...
Territori shqiptar është përfshirë nga i nxehti afrikan, d...
Çdo vit, gjatë sezonit turistik ka vlerësime të ndryshme p...
Vendi ynë ashtu, si këto ditët e fundit edhe për nesër...
Pyetja më frekuente në çdo moment të ditës është se çf...
Sipas studimit të fundit njeriu duron temperaturat: 31...
Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet në mbizotërimin e tempe...
E ftuar në "Debat" në "A2CNN", ministrja e Arsimit, Ev...
Pas rikthimit të shumicës prej shërbimeve digjitale të...
Prej ditësh, vendi ynë është prekur nga vala e të nxeh...
Sot do të vijojë ndikimi i valëve të të nxehtit afrikan du...
Autoritetet shëndetësore franceze konfirmojnë "ekziste...
Shqipëria është përfshirë prej disa ditësh nga i nxeht...
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se ra...
Nga data 15 qershor më shumë se 11 mijë pushues kanë m...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...