Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...

Megjithëse në vendet e Mesdheut rregullisht ka pasur zjarre në pyje, valë të nxehti njëra pas tjetrës me temperatura që i kalojnë 40 gradët dhe periudha thatësire, turizmi shënon ende shifra rekord edhe këtë vit në vendet e pushimeve si Spanjë, Greqi dhe Itali.
"Deri tani nuk është duke u vënë re ndonjë ndryshim në sjelljen e turistëve për shkak të ndryshimit të klimës,” thotë profesori i turizmit, Stefan Gössling, nga Universiteti i Linnaeus-it në Kalmar të Suedisë, i cili merret me temën e ndryshimit të klimës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Këtë e tregojnë edhe shifrat. Në Itali pritet që këtë vit shifrat e turizmit të arrijnë nivele rekord. Në Spanjë hotelet janë mbushur si gjithnjë. Sipas të dhënave të Shoqatës Gjermane të Udhëtimeve, edhe këtë vit vendet mesdhetare janë destinacionet më të kërkuara nga gjermanët. Prognozat e fundit të European Travel Commission, Komisionit Europian të Udhëtimeve, tregojnë se Franca, Italia dhe Spanja vazhdojnë të jenë vendet më të preferuara europiane për turizëm. Greqia dhe Kroacia pasojnë duke zenë vendin e pestë dhe të gjashtë.

"Pjesa më e madhe e turistëve kanë harresë kronike”, thotë Ulrich Reinhardt, drejtues shkencor në Fondacionin e çështjeve të së ardhmes në Hamburg. Bregdeti me diell, moti i ngrohtë, mikpritja e vendasve si dhe mundësitë dhe vendet interesante janë shumë tërheqëse. "Prandaj edhe në të ardhmen shumë pushues do të duan t'i kalojnë pushimet në rajone që ndodhen në rrezik për shkak të kushteve ekstreme të motit.”
Megjithatë ekspertët janë të një mendjeje se pasojat e ndryshimit të klimës do të prekin edhe turizmin e vendeve mesdhetare.
"Do të ketë ndryshime graduale,” thotë Profesor Gössling. Me siguri që në Spanjë, Itali dhe Greqi do të përdoren më shumë sezonet e tjera. Autorët e një studimi të Komisionit të BE-së, botuar së fundmi, thonë se rajonet jugore "do të konfrontohen me rënie të turizmit”. Atrakiviteti i Europës Juglindore si rajon turistik do të bjerë gjatë periudhës së verës. Kurse Europa Veriore dhe e Mesme mund të përfitojnë nga ndryshimi i klimës duke rritur forcën tërheqëse për turistët.
Kështu mendon edhe studiuesi i çështjeve të së ardhmes, Ulrich Reinhardt. Destinacionet veriore patën që vitin e kaluar rritje kërkese. "Megjithatë turistët edhe në 20 deri 50 vitet e ardhshme nuk do të duan t'i kalojnë pushimet e verës në Skandinavi,” thotë ai.

"Kjo edhe sepse këto vende as nuk janë orientuar as nuk duan të orientohen nga turizmi masiv." Prandaj boom do të kenë destinacionet turistike që edhe sot janë orientuar tek udhëtimet, si për shembull Deti i Veriut dhe Deti Baltik, "Në Evropë pritet të ketë kthim të turizmit alpin dhe rritje e popullaritetit për vendet e Europës Lindore”.
Kjo do të ndodhë shumë më shpejt se mendohet, fillimisht si plotësim dhe jo zëvendësim për destinacionet mesdhetare. "Në 20 vitet e ardhshme më shumë turistë do t'i kalojnë pushimet në male dhe jo në plazhet e Majorkës, Ballermann,” thotë i sigurt Reinhardt. Udhëtimet në qytete do të bëhen më shpesh për në Reykjavik, Talin ose Kopenhagë dhe më rrallë në Athinë, Venecia apo Barcelona. Për t'u përshtatur me kushtet e ndryshuara, kërkohet "punë strategjike përshtatjeje” e cila nuk është bërë nga shumë vende jugore, thotë studiuesi i turizmit, Stefan Gössling. Për këtë kërkohet menjëherë të bëhet diversifikimi i ofertave turistike. "Në vendet mesdhetare turizmi prej kohësh përqëndrohet tek dielli dhe deti.”
Kjo temë duket të mos jetë prioritare për shembull për Spanjën. Në raportin aktual të shoqatës më të rëndësishme të këtij sektori, Exceltur, fjala "ndryshimi klimës” nuk shfaqet kurrkund. "Shumë hotele reagojnë sipas motos "kondicionerë kundër ndryshimit të klimës”, gjë që i përgjigjet turistëve për momentin, por që nga pikëpamja energjetike ka drejtimin e gabuar", thotë Reinhardt. Përpjekje të mëdha kërkohen për shembull për mbrojtjen nga përmbytjet, krijimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm, si dhe përmirësimin e furnizimit me ujë.
"Përparimet janë më të ngadalta se duhet,” thotë profesor Jorge Olcina, gjeograf dhe ekspert për ndryshimin e klimës në Universitetin e Alicantes, të Spanjës Jugore. "Por të paktën janë duke u hedhur hapat e parë.”

Kështu në Spanjë është nxjerrë në vitin 2021 ligji për ndryshimin e klimës dhe shumë qytete dhe rajone kanë bërë planet për përshtatjen me kushtet e ndryshuara. Kështu për shembull ka bërë edhe Benidorm, një vend i rëndësishëm turistik në Costa Blanca. Atje në të ardhmen përqëndrimi do të bëhet në sezonet e tjera. Sepse temperatuat në rritje kanë bërë që rrymat e turistëve të ndryshojnë, thuhet në një dokument përkatës. Pushuesit mund të preferojnë në të ardhmen destinacione turistike me klimë më të butë. Por këtë verë kjo gjë nuk ndihet: Shoqata lokale e hoteleve pret që gjatë muajit gusht 90 për qind e dhomave të zihen./ DW
Ditën e sotme priten reshje të dobëta në qarqet Kukës, Dib...
Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë d...
Vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësi...
Kjo javë do të karakterizohet nga mot i kthjellët i shoqër...
Stacioni meteorologjik i Agadirit, në jug të Marokut, regj...
Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë nën ndikimi...
Në moshën 2-3 vjeçare fëmijët shfaqin një lloj agresivitet...
Kjo e dielë do të karakterizohet nga reshje të dobëta ...
“Këto mamatë e reja janë fare, nuk kujdesen për fëmijët. A...
Në urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës çdo ditë mbërrij...
Këtë fundjavë do të kemi mbizotërim të kushteve të qëndrue...
Shpesh shohim fëmijë që grinden me njëri-tjetrin, sido...
Popullsia e Shqipërisë po bie në mënyrë dramatike prej rën...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qënd...
Rritja e fëmijës nuk mund të realizohet në formën e saj më...
Ditën e sotme parashikohet mot me kthjellime dhe vranësira...
Prindër, edukatorë, mësues, mos i trajtoni fëmijët të dife...
Vendi ynë këtë të mërkurë do të ndikohet nga kushte të qën...
Ndotja e ajrit po ndihmon në rritjen e rezistencës ndaj an...
Stërvitjet për humbje peshe mund të zvogëlojnë rrezikun e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...