web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi zbulon se grupi i gjakut ndikon në rrezikun e goditjes në tru në fazat e hershme

25 Maj 2026, 08:30, Shëndeti CNA

Studimi zbulon se grupi i gjakut ndikon në rrezikun e goditjes në tru

Një studim i publikuar në vitin 2022 ka zbuluar një lidhje të rëndësishme mes grupit të gjakut dhe rrezikut për goditje në tru në moshë të hershme. Sipas hulumtimit, personat me grup gjaku A kanë më shumë gjasa të pësojnë goditje në tru para moshës 60-vjeçare.

Studimi u realizua nga studiues të Universitetit të Merilendit dhe analizoi të dhënat e 48 studimeve gjenetike, ku u përfshinë rreth 17 mijë pacientë që kishin pësuar goditje në tru dhe afro 600 mijë persona të tjerë që nuk kishin pasur probleme të tilla shëndetësore.

Rezultatet treguan se individët me variantin gjenetik të grupit A1 kishin 16 për qind më shumë rrezik për goditje në tru në moshë të re, krahasuar me grupet e tjera të gjakut. Ndërkohë, personat me grupin O1 rezultuan me një rrezik 12 për qind më të ulët.

Sipas neurologut vaskular Steven Kittner, numri i rasteve të goditjeve në tru tek të rinjtë është në rritje dhe pasojat mund të jenë të rënda, duke përfshirë vdekjen ose aftësi të kufizuara afatgjata.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se rreziku shtesë për personat me grup gjaku A mbetet relativisht i vogël dhe nuk ka arsye për alarm apo kontrolle shtesë vetëm për shkak të grupit të gjakut.

Ekspertët dyshojnë se lidhja mund të ketë të bëjë me faktorët e mpiksjes së gjakut, si trombocitet dhe proteinat që ndikojnë në formimin e mpiksjeve në enët e gjakut.

Një tjetër gjetje interesante e studimit ishte se ndikimi i grupit të gjakut A nuk rezultoi i rëndësishëm tek personat mbi 60 vjeç, duke sugjeruar se goditjet në tru në moshë të re mund të kenë mekanizma të ndryshëm nga ato që ndodhin në moshë më të madhe.

Studiuesit kërkojnë më shumë studime në të ardhmen për të kuptuar më mirë lidhjen mes grupeve të gjakut dhe rrezikut për sëmundje kardiovaskulare./ CNA





Lajmet e fundit nga