Studimet: Vaji i ullirit, i shëndetshëm për funksionin e trurit
Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumi i vajit të ullirit, s...

Një studim i ri sugjeron se përbërësit natyralë që gjenden tek qershitë e ëmbla të errëta mund të ndihmojnë në ngadalësimin e rritjes së një forme agresive të kancerit të gjirit.
Hulumtimi u krye nga një ekip shkencëtarësh në Universitetin A&M të Teksasit, të cilët analizuan përbërësit bimorë të quajtur antocianina – substanca që u japin qershive ngjyrën e kuqe të thellë. Sipas rezultateve të studimit, këta përbërës arritën të ngadalësojnë rritjen e tumorit dhe të reduktojnë përhapjen e kancerit në organe të tjera gjatë testeve laboratorike me minj.
Studimi u përqendrua te kanceri i gjirit trefish negativ, një formë e sëmundjes që konsiderohet më agresive dhe më e vështirë për t’u trajtuar, pasi nuk ka receptorë të estrogjenit, progesteronit apo proteinën HER2 – elementë që zakonisht shërbejnë si objektiva për terapitë.
Sipas shkencëtares Giuliana Noratto nga Departamenti i Shkencës dhe Teknologjisë Ushqimore në Texas A&M, ky lloj kanceri ka një ritëm të shpejtë të ndarjes së qelizave dhe ka më shumë gjasa të përhapet në organe të tjera, si mushkëritë dhe truri.
Në studimin e publikuar në revistën shkencore International Journal of Molecular Sciences, minjtë u ndanë në katër grupe: disa morën antocianina nga qershitë përpara formimit të tumoreve, disa u trajtuan vetëm me kimioterapi, një grup mori kombinim të të dyjave, ndërsa një tjetër shërbeu si grup kontrolli.
Rezultatet treguan se minjtë që morën përbërësit e qershisë kishin rritje më të ngadaltë të tumorit dhe më pak përhapje të kancerit në organe të tjera. Kur këta përbërës u kombinuan me kimioterapinë, efektet pozitive u shfaqën edhe më herët gjatë trajtimit.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto rezultate janë ende në fazat fillestare, pasi studimi është kryer vetëm tek kafshët. Sipas tyre, nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar nëse këta përbërës mund të kenë të njëjtin efekt edhe tek njerëzit dhe si mund të përdoren në kombinim me trajtimet ekzistuese kundër kancerit./ CNA
Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumi i vajit të ullirit, s...
Shumë njerëz vënë re se edhe kur nuk janë të sëmurë, ajri ...
Sipas studimeve shkencore, një nga “sekretet” kryesore ush...
Disa fruta tropikale janë shumë të pasura me antioksidantë...
Të pasura me lëndë ushqyese thelbësore, si fibra, vitamina...
Japonia ka bërë një hap të madh përpara në mjekësinë rigje...
Disa hulumtime të reja konfirmojnë përfitimet e shumta shë...
Një studim i ri sugjeron se vizitat te dentisti mund të nd...
Një studim i ri sugjeron se koha kur hamë darkë mund të je...
Marrja e përditshme e suplementeve të kolagjenit mund të r...
Sipas një studimi shumë të madh shkencor që përfshiu të dh...
Një studim i ri kinez zbuloi lidhje midis konsumit të lart...
Stresi zakonisht ushqehet nga mendimet rreth së ardhmes os...
Një studim i ri ndërkombëtar ka zbuluar se cilësia e sperm...
Dëgjimi është një pjesë thelbësore e jetës sonë të përdits...
Studime të reja tregojnë se vetëm dy minuta qeshje të sinq...
Sa shpesh i lani dhëmbët? Sipas ekspertëve, nëse lani 3 he...
Nëse po përpiqeni të reduktoni konsumin e kafeinës ose thj...
Agjërimi është pjesë kryesore e jetës ortodokse, me qëllim...
Mënyra mesdhetare e jetesës, jo vetëm dieta, është një nga...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...