Vrasja e efektivit/ Mbahen homazhet në nder të tij
Këtë të premte po mbahen homazhet në Korçë në nderim të ef...
Këtë të premte po mbahen homazhet në Korçë në nderim të ef...

Gripi është sëmundja më e zakonshme që e kalojmë disa herë gjatë jetës, i cili prek përgjithësisht rrugët e frymëmarrjes e shkaktohet nga virusi i gripit.
Simptomat shpesh përfshijnë ethe, dhimbje koke dhe trupi, kollitje, bllokim hundësh ose rrjedhje.
Gripi është një nga sëmundjet më të zakonshme infektive. Çdo sezon gripi, mbi 2 miliard njerëz në mbarë botën infektohen nga gripi.
Gripi dhe ftohja e zakonshme mund të kenë simptoma të ngjashme, si rrjedhje apo bllokim hundësh dhe kollë. Por simptomat e ftohjes janë zakonisht të lehta dhe simptomat e gripit mund të jenë më të rënda dhe të çojnë në komplikime serioze. Që të dyja këto gjendje shkaktohen nga viruse të ndryshëm.
Gripi dhe Covid-19 kanë simptoma të ngjashme, e vetmja mënyrë për t’i diferencuar është të bëni testin. Qoftë gripi, qoftë Covid-19 rrezikojnë për sëmundje të rëndë.

Personat që vuajnë nga një sëmundje kanë rrezik i shtuar për të kaluar grip me siptoma të rënda. Këto përfshijnë komplikime kërcënuese për jetën që kërkojnë shtrimin në spital.
Të tilla janë:
Astma, SPOK ose sëmundje tjetër e mushkërive.
Sëmundjeve të veshkave, mëlçisë, probleme neurologjike duke përfshirë goditje në tru.
Sëmundje të zemrës ose enëve të gjakut.
Sëmundja e diabetit.
Sistem imunitar të dobësuar (nga HIV/AIDS, kanceri ose medikamente).
Keni sëmundje gjaku, si pwrshembull drepanocitoza.
Obeziteti.
Mosha nën 5 vjeç ose mbi 65 vjeç.
Shtatzania.

Gripi, Covid-19, ftohja e zakonshme kanë shumë simptoma të përbashkëta, gjë që vështirëson dallimin midis tyre.
Simptomat e gripit zakonisht shfaqen shpejt dhe mund të përfshijnë:
Ethe, temperaturë e lartë, të dridhura.
Dhimbje trupi.
Kollë.
Dhimbje koke.
Dhimbje fyti.
Dhimbje muskujsh, kockash.
Rrjedhje ose bllokim hundësh.
Lodhje trupore, dobësi.
Diarre ose të vjella (zakonisht vetëm tek fëmijët).
Ju mund të keni disa nga këto simptoma.
Viruset e grupit A, B dhe C janë llojet më të zakonshme që infektojnë njerëzit. Gripi që shkaktohet nga viruset A dhe B janë sezonale (në dimër shumica) dhe kanë simptoma më të rënda.

Gripi C nuk shkakton simptoma të rënda dhe nuk është sezonal.
Gripi i derrit dhe gripi i shpendëve janë të dy nëntipe të gripit A.
A është gripi ngjitës?
Po, gripi është ngjitës, përhapet nga një person në një tjetër.
Si përhapet gripi?
Virusi i gripit përhapet nga kontakti direkt ose indirekt me dikë tjetër që është i infektuar.
Nga dikush afër nesh që kollitet, teshtin ose flet. Pikat mund të bien në duart tuaja ose të lëvizin nëpër ajër për të hyrë në hundë ose gojë.
Duke prekur një sipërfaqe që janë ndotur nga virusi i gripit, më pas duke prekur fytyrën, hundën, gojën ose sytë. Kjo përfshin gjëra të tilla si dorezat e dyerve, tavolinat, kompjuterët dhe telefonat.
Duke prekur duart ose fytyrën e dikujt që ka grip, më pas duke prekur fytyrën, hundën, gojën ose sytë.
Sa kohë pas ekspozimit marret gripi?
Nëse infektoheni, zakonisht do të keni simptoma të gripit një deri në katër ditë pas ekspozimit (periudha e inkubacionit).

Si diagnostikohet gripi?
Mjeku juaj diagnostikon gripin duke gjykuar nga simptomat tuaja dhe duke testuar një mostër të mukusit nga hunda juaj (tampon i shpejtë). Rezultatet mund të zgjasin disa minuta. Mjeku ose infermieri juaj mund ta dërgojë mostrën në një laborator, për test molekular dhe ju do të merrni rezultate brenda një ose dy ditësh.
Si trajtohet gripi?
Mjekët mund ta trajtojnë gripin me medikamente antivirale në rrethana të caktuara.
Antiviralët mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të rënda dhe të shkurtojnë kohën kur jeni të sëmurë. Shumë njerëz mund ta trajtojnë gripin pa mjekime me recetë.
Antibiotikët nuk kanë asnjë rol në trajtimin e gripit, përkundrazi shpesh e ndërlikojnë gjendjen.
Si ta menaxhoni vetë në shtëpi gripin?
Shumë njerëz mund të menaxhojnë simptomat e gripit në shtëpi pa antiviralë apo antibiotkë, thjesht me suplemnete e medikamente që jepen pa recetë:
Pushimi i mjaftueshëm. Ka rëndsi të ndaloheni disa ditë nga puna, në mënyrë që të ruheni nga komplikacionet.
Pirja e lëngjeve: çaj natyral, fruta e agrume të shtrydhura, ujë, lëng mishi pule, të cilat ushqejnë trupin por edhe parandalojnë dehidrimin.
Borsat e nxehta ose shishet me ujë të nxehtë mund të qetësojnë dhimbjet e muskujve.
Marrja e acetaminofenit, paracetamolit dhe antiinflamatorëve te tjerë jo-steroidë mund të ndihmojë në uljen e temperaturës dhe lehtësimin e dhimbjeve të kokës dhe trupit.

Përdorimi i sprejit nazal me fiziologjik ndihmon në zhbllokimin e hundëve.
Marrja e qetësuesve bimorë të kollës ndihmojnë.
Përdorimi i ekspektorantëve si acetylcysteine, n-acetylcysteine, tavipec, etj. lehtësojnë pastrimin e sekrecioneve nga mushkëritë tuaja.
Mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun tuaj është të merrni vaksinën e gripit çdo vit.
Lani duart shpesh me sapun dhe ujë.
Mbuloni hundën dhe gojën kur teshtini ose kolliteni.
Shmangni ambjentet me shumw njerëz.
Mos shkoni në punë, ambjente të tjera ose për vizita familjare nwqoftwse jeni me grip.
Shmangni ambientet me njerëz të sëmurë, mos shkoni nëpër spitale për hiçgjë.
Konsideroni të mbani një maskë nëse jeni të sëmurë dhe ju duhet të shkoni doemos diku.
Shmangni prekjen e fytyrës, syve, hundës dhe gojës.
Mos përdorni ushqimin ose enët e ngrënies (pirunët, lugët, gotat) të njëjta me të tjerët.
Me fillimin e vitit të ri, është e lehtë të ndiheni të mbi...
Trupi juaj e përdor gjumin për të forcuar sistemin imunita...
Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencave,...
Kanceri i zorrëve, i njohur edhe si kanceri kolorektal, pr...
Ndonjëherë ajo çfarë ndiejmë është e komplikuar. Ndjenjat ...
Mushkëritë luajnë një rol thelbësor në sistemin e frymëmar...
Barra e sëmundjeve të transmetueshme dhe të patransmet...
Boronicat, frut i vogël por i fuqishëm, janë gjithnjë e më...
Sistemi ynë imunitar është mënyra se si trupi ynë mbrohet ...
Nëse jeni të shqetësuar se mund të jeni në depresion, ...
Ekspertët kanë identifikuar 2 arsye konkrete përse nje...
Një nga këshillat më popullore dhe më të vërteta për n...
Në këto raste nuk këshillohet konsumi i kafesë pasi mund t...
Kivi është një super frut dhe kjo i atribuohet përmbaj...
Pas një dite të lodhshme në punë, vendosim të konsumoj...
Shpesh i quajtur si “fruti i ndaluar” në antikitet, ky rru...
Ka disa alternativa që mund të përmirësojnë ekuilibri...
Ushqimi në aeroplan shpesh merr një shije të keqe dhe ...
Vitamina B12 është lëndë ushqyese e nevojshme për proc...
Problemet me tretjen dhe fryrja e stomakut janë me të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...