web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ozempic bie nga froni, medikamenti i ri që po përdoret për rënien në peshë

29 Nëntor 2023, 15:47, Shëndeti CNA
Ozempic bie nga froni, medikamenti i ri që po përdoret për
Foto ilustruese

Prej disa muajsh medikamenti Ozempic ka qenë një ndër më të kërkuarit jo për trajtimin kundër diabetit, por si një medikament që gjeti përdorim të gjerë nga ata që dëshironin të humbnin peshë shpejt dhe pa mundim, duke krijuar kështu një mungesë në treg edhe për ata që marrjen e këtij ilaçi e kanë jetike.

Mesa duket Ozempic nuk është më në krye të listës si medikamenti me të cilin mund të humbasësh peshë.

"CNN" raporton se të rriturit mbipeshë apo obezë që morën ilaçin e injektuar Mounjaro humbën më shumë peshë dhe kishin më shumë gjasa të përmbushnin objektivat specifikë të humbjes së peshës sesa njerëzit që përdorën, Ozempic.

Të dy Ozempic dhe Mounjaro, imitojnë efektet e hormonit të zorrëve GLP-1, i cili stimulon prodhimin e insulinës nga trupi dhe ngadalëson kalimin e ushqimit përmes stomakut. GLP-1 gjithashtu sinjalizon trurin për të ndihmuar në kontrollin e oreksit. Maunjaro gjithashtu stimulon një hormon të dytë të zorrëve, të quajtur GIP, i cili mund të ndihmojë në rritjen e efekteve të tij.

Ilaçet janë të përshkruara për trajtimin e diabetit të tipit 2, por kanë fituar popullaritet të ri, sepse ato gjithashtu mund t'i ndihmojnë njerëzit të humbin sasi të konsiderueshme të peshës.

Studimi i ri është paraprak, por ende nuk ka marrë dritën jeshile nga autoritetet përkatëse. Nga vëzhgimet nga provat klinike shumë mjekë kishin dyshuar se Mounjaro ose i njohur ndryshe si tirzepatidi mund të ishte më i fuqishëm se Ozempic, pasi panë rezultatet në pacientët e tyre me diabet.

"Mbi 70% e të rriturve amerikanë kanë mbipeshë ose obezitet, dhe kështu ekziston një potencial i madh që këto ilaçe të përdoren" tha autorja kryesore e studimit Dr. Patricia Rodriguez, një shkencëtare e lartë në Truveta.

Krahasimi i barnave për humbje peshe

Për shkak të përfitimeve të tyre për humbjen e peshës, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar doza më të larta të tirzepatidit dhe semaglutidit për humbje peshe nën emrat Zepbound dhe Ëegovy.

Nga më shumë se 18,000 njerëz të përfshirë në studim, pak më shumë se gjysma 52% kishin diabet të tipit 2. 48% e tjerë nuk kishin histori të diabetit të dokumentuar në të dhënat e tyre mjekësore, kështu që studiuesit arsyetuan se ky grup prej më shumë se 9,000 personash ndoshta po i merrte medikamentet pa rekomandim të mjekut të tyre, vetëm për humbje peshe.

Nga studimi ka rezultuar se në tre muaj, humbja mesatare e peshës ishte rreth 6% për përdoruesit e Mounjaro, krahasuar me gati 4% për ata në Ozempic. Pas gjashtë muajsh, humbja mesatare e peshës në Mounjaro ishte 10%, krahasuar me 6% në Ozempic. Në 12 muaj, njerëzit kishin rënë mesatarisht 15% të peshës së tyre trupore në Mounjaro, krahasuar me rreth 8% në Ozempic./CNA





Lajmet e fundit nga