"The Albanian Files"/ Zhupa: Libri i premtimeve të Ramës për ndërtuesit e vet, ka brenda 523 vepra penale
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...

Më 14 nëntor u shënua Dita Botërore e Diabetit dhe mjekët paralajmërojnë se edhe nëse dikush nuk ka diabet, një nivel pak më i lartë se ai standard i sheqerit në gjak, rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar thonë se kjo rrezikshmëri është 30 për qind më e lartë tek meshkujt që nuk kanë diabet por kanë nivel më të lartë se normalja të sheqerit, ndërsa tek femrat rreziku është edhe më i lartë.
Studiuesit thonë se nuk është për t’u habitur që ka lidhje mes sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, por ajo që ata nuk kishin parashikuar ishte që numri i madh i njerëzve me një nivel vetëm pak më të lartë të sheqerit në gjak se ai normal, do të ishin aq të ekspozuar ndaj rrezikut. Studiuesit e shëndetit publik të Universitetit të Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër analizuan të dhënat e 420,000 personave të regjistruar tek Biobank, e cila mbledh të dhëna biomjekësore, si skanimet dhe rezultatet e analizave të gjakut.
Shkencëtarët përzgjodhën për të studiuar përgjithësisht persona që nuk kishin histori të sëmundjeve të zemrës. Më pas ata vëzhguan rezultatet e analizave për atë grup për mbi 15 vjet.
Një nga drejtuesit e studimit, Dr Christopher Rentsch thotë se grupii punës analizoi nivelin e hemoglobinës së glikuar, që është sasia e sheqerit që ngjitet tek hemoglobina, ose qelizat e kuqe të gjakut. Nëse trupi nuk e përdor siç duhet sheqerin, ai grumbullohet në këto qeliza.
“Ne zbuluam se rreziku i sëmundjeve të zemrës ishte i pranishëm si tek ata që kishin nivele shumë të larta të sheqerit në gjak, që përcakton nëse dikush ka diabet, ashtu edhe tek personat me nivele mesatarisht të larta të sheqerit në gjak nën nivelin tipik të diabetit”.
Studimi zbuloi se meshkujt pre-diabetikë, nivelet e sheqerit në gjak të të cilëve ishin nën nivelin e diabetit, ishin 30% më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Ky rrezik u rrit në 50% për meshkujt me diabet.
Për femrat, përfundimet janë edhe më shqetësuese. Ato që nuk kishin diabet, por kishin një nivel të lartë të sheqerit në gjak, kishin 50% më shumë gjasa të prekeshin nga sëmundjet e zemrës. Dr. Rentsch thotë se ky rrezik është edhe më i lartë për gratë me diabet, deri në 100 %.
“Gratë me të gjitha llojet e nivelit të lartë të sheqerit në gjak ishin më shumë mbi peshë sesa burrat që ne studiuam. Njëkohësisht ato kishin përdorur më pak se burrat mjekime parandaluese si statinat dhe ato kundër hipertensionit”, thotë Dr. Rentz.
Dr. Rentsch thotë se studimi tregon se gratë duhet të jenë më të vetëdijshme për rreziqet që paraqet mbipesha për sëmundje të tjera përveç diabetit dhe mjekët duhet të jenë më proaktivë në dhënien e ilaçeve.
Po ashtu niveli më i ulët i sheqerit sesa ai i diabetit, nuk do të thotë domosdoshmërisht që dikush është i mbrojtur nga sëmundjet e zemrës.
“Ne zbuluam që nuk janë vetëm njerëzit me diabet që janë të rrezikuar nga një sërë faktorësh si obeziteti dhe faktorë të tjerë të stilit të jetesës, diçka që dihej. Por këto rreziqe janë të pranishme si te burrat ashtu edhe te gratë me përqindje sheqeri nën nivelin e diabetit. Dhe kjo na bën të pyesim veten nëse duhet t’i ndryshojmë nivelet e sheqerit që përdorim për të identifikuar dhe përcaktuar diabetin", thotë ai.
Sipas Dr. Rentsch, faza tjetër e studimit, është të analizohet se si ndikojnë nivelet e sheqerit në gjak tek sëmundjet e zemrës./ VOA
Infeksionet e veshit të mesëm, sepsi, meningjiti – nës...
Ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Albana Koç...
Shëndeti i kyçeve kërcënohet nga osteoartriti dhe shkencët...
Mjeku bullgar, Slaveyko Djambazov, ka folur me shifra ...
Fruthi është ndër sëmundjet më infektive të njohura dh...
Shumë nga mesazhet që më vijnë në inboks nga pacientë e mi...
Inteligjenca artificiale mund të përdoret për të parashiku...
Klasat e ilaçeve kundër depresionit ndryshojnë dhe, në var...
Mjeku endokrinolog, Dashamir Gjergji ka renditur për "...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se një ndërhyrje rrallë ...
Në Nju Jork të SHBA-së është kryer transplanti i parë i su...
Një medikament i miratuar rishtazi për trajtimin e dep...
Teknologjia mRNA ka revolucionarizuar mjekësinë brenda pak...
Njerëzit kanë më shumë gjasa që t’ju bien flokët në mu...
Osteoartriti është një sëmundje e rëndë reumatizmale, me s...
Një lloj i ri "më i transmetueshëm" i Covid-it është rritu...
Yndyrnat që ne konsumojmë luajnë një rol jetik në ruajtjen...
Dhurimi dhe transplantimi i organeve është një proces kiru...
Tashmë është vërtetuar shkencërisht se truri dhe zorra...
Dëshira për të bërë ndryshime estetike në fytyrë, një ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...