"Kishte menduar të më shantazhonte"/ Zbardhet dëshmia e Bill Gates për lidhjet me Jeffrey Epstein
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...

Teknologjia mRNA ka revolucionarizuar mjekësinë brenda pak vitesh. Gjatë pandemisë së koronës, falë kësaj teknologjie u zhvilluan vaksina shumë efektive kundër patogjenit SARS-CoV2 brenda pak muajsh. Madje edhe nëse virusi zhvillon mutacione të mëtejshme agresive, vaksinat e personalizuara mund të zhvillohen përsëri në një kohë të shkurtër falë teknologjisë mRNA. Por teknologjia që së fundmi fitoi çmimin "Nobel" në Mjekësi mund të bëjë shumë më tepër.
A do të ketë së shpejti vaksina kundër kancerit?
Teknologjia mRNA i ka dhënë një shtysë krejtësisht të re edhe kërkimeve kundër kancerit. Drejtori Ekzekutiv i kompanisë bioteknike Curevac, Alexander Zehnder, dëshiron të sjellë në treg një vaksinë kundër kancerit të bazuar në mRNA, më së voni brenda pesë viteve.
Nëse do të krijohej një vaksinë kundër disa llojeve të kancerit, ëndrra e njerëzimit do të realizohej. "Kërkimet mbi vaksinat e kancerit po zhvillohen për 20 vjet. Por përparimi aktual është i madh," thotë Zehnder. "Ne kemi fituar shumë përvojë gjatë pandemisë, ndërsa inteligjenca artificiale tani është aq e mirë sa zgjidh shumë probleme në programimin e mRNA," shpjegon shefi i Curavac në një intervistë për "Bild am Sonntag".
Vaksinimet kundër kancerit stimulojnë sistemin imunitar në mënyrë që sistemi mbrojtës i trupit të luftojë në mënyrë specifike kundër qelizave tumorale. "Vdekjeprurësja në lidhje me kancerin është se ai vazhdon të rritet. Vaksinimi i kancerit supozohet se do të ndalojë rritjen, edhe nëse kanceri tashmë ka metastazuar. Kanceri do të bëhej kështu një sëmundje kronike, me të cilën mund të jetoni për dekada. Kanceri më nuk do të jetë një dënim me vdekje”, parashikon Zehnder.
Gara për vaksinën
Përveç Curevac, edhe kompani të tjera po hulumtojnë intensivisht për zbulimin e një vaksine kundër kancerit. Në fillim të tetorit 2023, kompania e bioteknologjisë BioNTech publikoi rezultatet e deritanishme të saj shumë premtuese nga një studim klinik, i cili është në vazhdim e sipër. Në këtë studim klinik, vaksina kundër kancerit BioNTech mRNA CARVac tashmë po testohet për efektivitetin e saj me persona testues.
Drejtori i BioNTech, ?ahin, njoftoi me optimizmin se, sipas tij, në vitet e ardhshme do të ketë vaksina kundër kancerit. "Ne besojmë se kjo do të jetë e mundur në një shkallë më të gjërë për pacientët para vitit 2030”, tha Ugur ?ahin në një intervistë për "Spiegel”.
Në plane afatgjata, vaksinat kundër kancerit synojnë të zëvendësojnë terapitë konvencionale të deritanishme. Ky do të ishte një bekim i jashtëzakonshëm për pacientët, sepse trajtimet e mëparshme me rrezatim ose kimioterapi janë shpesh jashtëzakonisht stresuese dhe të vështira për pacientët me kancer.
"Kimioterapia ose terapia me rrezatim nuk lufton kurrë vetëm tumorin, por edhe indet e shëndetshme. Kjo është arsyeja pse ka kaq shumë efekte anësore", thotë Zehnder. "Avantazhi i përdorimit të mRNA është se vetë sistemi imunitar stimulohet dhe lufton në mënyrë specifike vetëm kancerin dhe asgjë tjetër”. Si funksionojnë vaksinat kundër kancerit?
Qelizat T ndihmojnë trupin të luftojë infeksionet duke shkatërruar qelizat e sëmura ose duke stimuluar qelizat e tjera që t'i sulmojnë ato. Por qelizat T kanë vështirësi në njohjen e qelizave kancerogjene. Megjithatë qelizat CAR T mund ta bëjnë këtë.
Terapia me qeliza T CAR lejohet në Evropë që nga viti 2018 dhe deri më tani është përdorur kryesisht për trajtimin e leukemisë, pra kancerit të gjakut. Kjo formë shumë efektive e imunoterapisë është ende e papërballueshme, sepse sipas Qendrës Gjermane të Kërkimit të Kancerit, prodhuesit kërkojnë deri në 320.000 euro për prodhimin e qelizave imune për një pacient.
Në këtë imunoterapi të kancerit, të ashtuquajturat qeliza T filtrohen nga leukocitet, pra qelizat e bardha të gjakut të pacientit. Qelizat T janë modifikuar gjenetikisht në mënyrë që të formojnë receptorët kimerik të antigjenit (CAR) në sipërfaqe. Kjo krijon një receptor, përbërësit e ndryshëm të të cilit në fakt nuk përshtaten së bashku.
Vaksinat i bëjnë qelizat e tumorëve të dukshme
Nëse qelizat CAR-T të prodhuara në këtë mënyrë riinjektohen te pacienti, ato ngjiten në mënyrë specifike në qelizën e kancerit. Sistemi imunitar aktivizohet dhe sulmon qelizat tumorale. Vaksinat e ardhshme mund ta mbështesin këtë proces nëse qelizat CAR-T nuk mund të gjejnë qelizën tumorale ose janë shumë të dobëta për ta luftuar atë në mënyrë efektive.
Proteina Claudin-6, e cila gjendet pothuajse ekskluzivisht në kancer, ndihmon në këtë. Duke përdorur teknologjinë mRNA, informacioni gjenetik i Claudin-6 futet në qelizën tumorale. Kjo krijon një antigjen që ngjitet në sipërfaqen e qelizës tumorale. Dhe kjo e bën më të lehtë identifikimin dhe gjetjen e qelizave të tumorit nga qelizat CAR-T.
Deri më tani, qelizat T të modifikuara luftojnë vetëm kancerin e gjakut. Megjithatë, përparimi i shpejtë në teknologjinë e mRNA jep shpresë se, përveç leukemisë, në të ardhmen do të bëhen të mundshme edhe terapi efektive dhe më të lehta për llojet e tjera të kancerit. Qasjet premtuese përfshijnë vaksinat kundër kancerit të lëkurës (melanoma), kancerit të mushkërive, kancerit të gjirit dhe kancerit të pankreasit./ DW
Njerëzit kanë më shumë gjasa që t’ju bien flokët në mu...
Osteoartriti është një sëmundje e rëndë reumatizmale, me s...
Një lloj i ri "më i transmetueshëm" i Covid-it është rritu...
Yndyrnat që ne konsumojmë luajnë një rol jetik në ruajtjen...
Dhurimi dhe transplantimi i organeve është një proces kiru...
Tashmë është vërtetuar shkencërisht se truri dhe zorra...
Dëshira për të bërë ndryshime estetike në fytyrë, një ...
Kadisa arsye të mundshme që mund të ndodhë që ju keni ...
Këto ditë duket se vjeshta po kalon, ndërsa dimri po troke...
Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të përhapu...
Sot pasojë e mënyrës së jetesës, ushqyerjes, aktivitet...
Disa njerëz përfundojnë duke bërë disa gjëra mjaft të ...
Vetëm një seancë joga "e nxehtë" në javë, pra që zhvillohe...
Vetmia rrit rrezikun që të sëmuresh nga infarkti i zemrës,...
Nëse ju nuk po humbni peshë megjithëse po bëni çfarë duhet...
I pari test Nipt që do kryhet në Shqipëri tashmë realizohe...
Emri shkencor i saj është bletë ose ilaç, nga populli ...
Salmoni Ky peshk i yndyrshëm është i pasur me acide yndyr...
Të gjithë biem dakort që oksigjeni është elementi më t...
Grimcat e ajrit (PM) nuk janë një ndotës i vetëm, por ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Evropa Perëndimore po përballet me një valë të fortë të të...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...