Keni filluar dietë, aktivitet fizik, por përsëri nuk po humbisni peshë?/ Kjo mund të jetë arsyeja
Nëse ju nuk po humbni peshë megjithëse po bëni çfarë duhet...

Vetmia rrit rrezikun që të sëmuresh nga infarkti i zemrës, hemorragjia cerebrale apo demenca. Sipas një studimi të ri britanik vetmia mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së parkinsonit.
Njeriu është qenie sociale, ai ka nevojë për lidhje njerëzore. Vetmia nuk është problem vetëm në moshë të madhe, kur zvogëlohet kontakti me familjen, një partner ndërron jetë apo kur njeriu nuk është më aq mobil. Parë nga ana psikologjike dikush është i vetmuar, kur e ndien si të dhimbshme vetminë apo ndihet i izoluar me gjithë kontaktet sociale dhe nuk ndihet askund pjesë.
Të vetmuar nuk janë vetëm të moshuarit
Jo vetëm të moshuarit, edhe të rinjtë apo 30-vjeçarët mund të ndihen të vetmuar, si për shembull pas dështimit të lidhjes me një partner/e ose nëse nga ana sociale ndihen të izoluar. Vetminë e ndiejnë edhe njerëzit në fundin e të 50-ave, për shembull kur fëmijët largohen nga shtëpia dhe krijohet një gjendje zbrazëtie.
Natyrisht është pozitive që të jesh nganjëherë vetëm. Po edhe kur nuk je vetëm, mund të ndihesh i vetmuar. Vetmia në këtë kuptim është më shumë një ndjesi, që është e vështirë të matet. Nga ana tjetër ndërveprimi social mund të matet.
Vetmia të sëmur
Vetmia kthehet në problem, kur bëhet kronike dhe sjell me vete mungesën e kontakteve sociale. Sepse vetmia ndikon negativisht në psikikën e njeriut dhe shëndetin fizik. Mungesa e lidhjeve sociale për një kohë të gjatë ndërkohë kategorizohet po aq e rrezikshme sa konsumi i alkoolit, nikotina, kequshqyerja apo mungesa e vazhdueshme e lëvizjes.
Parë nga zhvillimi historik, njerëzit janë përpjekur gjithnjë të jetojnë në komunitet. Së bashku mund të mposhten më mirë rreziqet dhe të sigurohet mbijetesa. Kur ne njerëzit varemi vetëm te vetja, kjo e vendos trupin tonë në një gjendje alarmi, dhe ai prodhon me shumicë hormonin e stresit, kortizol.
Të vetmuarit lëshojnë më shumë hormone stresi
Sipas llogaritjeve, njerëzit e vetmuar shfaqin një nivel të lartë të kortizolit që çon në plan afatgjatë në rritjen e tensionit të gjakut dhe vlera të larta të sheqerit. Sistemi imunitar dobësohet, trupi nuk i lufton dot mirë inflamacionet në trup dhe kjo nga ana e saj favorizon sëmundjen kardiovaskulare. Vetmia kronike pra rrit ndjeshëm rrezikun e infarktit të zemrës, të hemorragjisë cerebrale, kancerit apo demencës. Sipas një studimi britanik, vetmia mund të rrisë edhe rrezikun e sëmundjes nga parkisoni.
Studimi për vetminë dhe parkinsonin
Vetmia në vetvete nuk shkakton parkinson, shkaku për këtë sëmundje neurodegjenerative nuk është shumë i qartë. Në mënyrë tipike parkinsoni shfaqet në fillim me ngrirje muskujsh, ngadalësim të lëvizjes dhe dridhje të pakontrolluara. Por sipas një studimi afatgjatë, të publikuar në tetor në revistën mjekësore, "JAMA Neurology", rreziku që të sëmuresh me parkinson është 37% e më i lartë te njerëzit e vetmuar. Madje edhe kur ishin nxjerrë jashtë llogaritjeve faktorë si predispozicioni gjenetik apo sëmundje të tjera, personat e vetmuar shfaqnin një rrezik 25% më të lartë të sëmundjes nga parkinsoni, thuhet në studim. Për këtë studim shkencëtarët shfrytëzuan të dhëna nga 491.603 persona nga database britanik UK Biobank.
Vetmia si simptomë e hershme e parkinsonit
Nina Browner, profesore e neurologjisë dhe drejtuese e Departamentit për Lëvizjet e Kufizuara në Universitetin North Carolina School of Medicine thotë se studimi nuk mund të provojë përfundimisht, që vetmia shkakton parkinson. Studimi është vetëm eksplorues dhe pikënisje për studime të tjera.
Por një gjë është e qartë, që vetmia krahas depresioneve, neurozës së frikës apo lodhjes është një simptomë e hershme jomotorike për sëmundjen e parkinsonit - Të gjitha këto shenja mund të kristalizohen në një fazë të hershme të sëmundjes dhe mund të manifestohen disa vite përpara diagnozës së parkinsonit, janë të mendimit studiuesit.
Ide kundër vetmisë
Kur njerëzit janë të vetmuar, mundet që bisedat telefonike apo video-telefonatat mund të zbusin disi distancën dhe të krijojnë një ndjesë bashkëpërfshirjeje. Por asgjë nuk e zëvendëson kontaktin personal. Vetmia nuk është diçka që e zgjedh vetë. Por kush ndihet i vetmuar, duhet që të bëhet vetë aktiv dhe të kërkojë kontakte me të tjerët. Një "hobby" i ri apo pjesëmarrja në një kor e të tjera ndihmon kundër vetmisë. Një qen e ndryshon jetën dhe sjell kontakte me persona të tjerë që mbajnë qen. Ushtrimi i një pune vullnetare mund të krijojë ndjesinë e të qenit i vlefshëm.
Të gjitha idetë janë të mira, por për shumë veta rruga e daljes nga vetmia është shpesh e vështirë. Të flasësh drejt me të panjohurit? Të marrësh pjesë në kurse? Të angazhohesh vullnetarisht? Për disa është më e lehtë. Miqtë, të afërmit, fqinjët mund të ndihmojnë në hapat e parë të daljes nga vetmia. Nëse pas vetmisë fshihet pasiguria apo një vetëbesim i vogël, mund të ndihmojë biseda me psikoterapistin. Në fund të fundit vetminë duhet ta tejkalosh edhe si masë mbrojtëse për trupin. Ai do të jetë një ditë mirënjohës!/ DW
Nëse ju nuk po humbni peshë megjithëse po bëni çfarë duhet...
I pari test Nipt që do kryhet në Shqipëri tashmë realizohe...
Emri shkencor i saj është bletë ose ilaç, nga populli ...
Salmoni Ky peshk i yndyrshëm është i pasur me acide yndyr...
Të gjithë biem dakort që oksigjeni është elementi më t...
Grimcat e ajrit (PM) nuk janë një ndotës i vetëm, por ...
Konsumi i dietave inflamatore është gjithmonë i lidhur me ...
Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit ndaj ...
Vaksinat e gripit bëjnë një punë të shkëlqyer për të k...
Prebiotikët, probiotikët dhe postbiotikët të gjithë mbësht...
Sipas të dhënave më të fundit të disponueshme nga OBSH...
Nëse keni simptoma të tilla si: - Ndjenjë parehatie në st...
Sipas një studimi ngrënia e rrushit është e mirë për s...
Të gjithëve na ka ndodhur që në mëngjes të zgjohemi me...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, dhe kryetari i...
Mëlçi e dhjamosur do të thotë që në mëlçinë tuaj të keni d...
Transplantet e veshkave nga derrat tek njeriu janë një hap...
10 tetori është dita ndërkombëtare e personave që vuaj...
Artriti reumatoid është një gjendje autoimune që ndodh...
Mjeku Tritan Kalo ka dhënë disa këshilla për qytetarët...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...