Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Mëlçi e dhjamosur do të thotë që në mëlçinë tuaj të keni dhjamë shtesë, i cili zëvëndëson qelizat normale të saj. Mjeku juaj e quan atë steatozë hepatike.
Kjo sëmundje e vështirëson punën e mëlçisë suaj, pasi qelizat dhjamore nuk kryejnë asnjë funksion, përkundrazi sjellin dëme. Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur sjell pasoja serioze në shëndet, të cilat mund të rezultojnë fatale.
Ekzistojnë dy lloje të ndryshme të dhjamosjes së mëlçisë:
Steatohepatiti joalkoolik: Ky është një dëmtim shumë serioz i mëlçisë që nuk ka lidhje me përdorimin e alkoolit, dhe do të thotë që ju keni inflamacion në mëlçi. Shkaqet mund të jenë metabolike, infektive, toksike etj. Inflamacioni dhe dëmtimi i qelizave të mëlçisë që ndodh steatozën joalkoolike mund të shkaktojnë probleme serioze si fibroza, cirroza, deri në kancer të mëlçisë. Rreth 20% e njerëzve me steatozën joalkoolike zhvillojnë cirrozë hepatike, e cila është zhvillim dramatik i saj.
Zakonisht steatoza joalkoolike nuk ka simptoma. Disa njerëz mund të kenë shenja të tilla si lodhje kronike ose dhimbje në pjesën e sipërme të djathtë të barkut ku ndodhet mëlçia juaj.
Nëse steatozë joalkoolike të zhvilluar ose keni cirrozë, mund të keni simptoma të tilla si:
- Fryrje barku.
- Enë gjaku të zgjeruara nën lëkurën tuaj
- Gjinjtë më të mëdhenj se normalja tek meshkujt
- Skuqje jo normale të pëllëmbëve të duarve.
- Zverdhje të lëkurës dhe të syve.
- Steatohepatiti alkoolik: Sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë e lidhur me alkoolin është e parandalueshme, madje fare thjeshtë: ndaloni së piri alkool. Nëse vazhdoni të pini, steatoza alkoolike përparon duke shkaktuar probleme serioze.
- Zmadhim të mëlçisë. Jo gjithmonë shkakton simptoma, por mund të keni dhimbje ose siklet në anën e sipërme të djathtë të barkut.
- Hepatiti alkoolik. Kjo është ënjtje në mëlçi që mund të shkaktojë ethe, nauze, të vjella, dhimbje barku dhe verdhëz (zverdhje të lëkurës dhe syve).
- Cirroza alkoolike. Ky është një grumbullim i indit fibroz në mëlçinë tuaj.
- Grumbullimit të lëngjeve në sasi të mëdha në barkun tuaj (ascit).
- Tension të lartë të gjakut në mëlçi
- Hemorragji pa shkak në trupin tuaj
- Konfuzion mendor dhe ndryshime në sjellje.
- Ulje të aftësisë për punë.
- Shpretkë e zmadhuar
- Shkatërrim të mëlçisë, i cili është fatal
Shkaqet dhe Faktorët e Riskut
- Konsumimi i alkoolit.
- Obeziteti
- Ndotja ambjentale
- Kequshqyerja.
- Hepatitet virale, veçanërisht hepatiti C.
- Trashëgimia
- Përdorimi afatgjatë i barnave, përfshirë antibiotikët.
- Mosha, sa më shumë avanconi, aq më shumë rriten shanset për steatozë hepatike.
Në punën time si mjek shpesh pacientë me dëmtime serioze të mëlcisë më përmendin të afërm apo miq të tyre që kanë konsumuar alkool rëndshëm, por nuk kanë dëmtime në mëlçi.
Unë po përmend disa nga arsyet pse pikërisht tek ju zhvillohet steatoza alkoolike ose joalkoolike, e tek të tjerët jo:
- Ju jeni mbipeshë ose obez
- Trupi juaj nuk i përgjigjet insulinës siç duhet (quhet rezistenca ndaj insulinës) ose ju keni diabet të tipit 2
- Ju keni nivele të larta të triglicerideve ose kolesterolit "të keq" (LDL), ose nivele të ulëta të kolesterolit "të mirë" (HDL).
- Ju mund të jeni më i moshuar.
- Ju mund të keni sindromën e vezores policistike
- Ju mund të keni apnea gjumi
- Ju mund të keni një tiroide joaktive (hipotiroidizëm)
- Ju keni një gjëndër hipofizë joaktive (hipopituitarizëm)
- Jeni të kequshqyer
- Keni humbur peshë me shpejtësi
- Ju ndoshta keni qenë të ekspozuar ndaj toksinave dhe kimikateve të caktuara
- Ju mund të vuani nga sindroma metabolike.
Transplantet e veshkave nga derrat tek njeriu janë një hap...
10 tetori është dita ndërkombëtare e personave që vuaj...
Artriti reumatoid është një gjendje autoimune që ndodh...
Mjeku Tritan Kalo ka dhënë disa këshilla për qytetarët...
Shpesh dita nis me pyetjen rutinë "si fjete?". Gjumi dhe g...
Shëndeti i mirë përmblidhet në dy gjëra kryesore: "të hash...
Këtë vit është vërejtur një numër i shtuar i rasteve m...
Një pije që hyn në jetën tonë të përditshme që në mosh...
Keni energji të ulët? Shtim i pashpjegueshëm në peshë apo...
Mjekët kardiologë thonë se ushqimet që konsumojmë mund...
Sot dëmet e sheqerit të rafinuar në trupin e njeriut nuk j...
Shkencëtarët kanë testuar me sukses një ilaç të ri, SL...
Djegia e qirinjve dhe tymrave nga gatimi mund të rrezikojë...
Një terapist i licencuar ka zbuluar disa nga shenjat ...
Ju nuk keni nevojë të ndryshoni çdo gjë në jetën tuaj për ...
Në mbarë botën, kanceri është një nga tri shkaqet më t...
Arteriet e bllokuara, një gjendje e njohur edhe si aterosk...
A e dini se pothuajse të gjithë kanë të paktën një, apo m...
Ankthi është një ndjenjë e përhapur dhe e pakëndshme që li...
Një krimb parazit, i cili kërcen nga minjtë tek kërmej...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...