Kocka të forta/ Arrorët, më të fortë se qumështi
Qumështi dhe ushqime të tjera të pasura me kalcium janë zg...

Pyetjes për grupin e gjakut, duhet të dijë t'i japë përgjigje gjithkush. Por vetëm pak njerëz e dinë grupin e vet të gjakut, megjithëse ky mund t'u shpëtojë jetën. Për shembull në rast se dikush dëmtohet në një aksident dhe nëse dihet çfarë grupi gjaku ka i aksidentuari, infermierët dhe mjekët e kanë më të lehtë të organizojnë sa më shpejtë gjakun e duhur për transfuzion, sepse jo çdo grup gjaku është i përshtatshëm për të gjithë.
Grupi i gjakut përcaktohet nga genet, pra është i trashëgueshëm. Sistemi i ashtuquajtur ABo (zero) e ndan gjakun e njeriut në katër grupe të ndryshme gjaku: A, B, AB, dhe 0. Në rastet e dhurimit gjaku duhet të ketë të njëjtin grup si për dhuruesin edhe për marrësin. Nëse gjaku i dhuruar dhe marrësi i gjakut nuk përshtaten, atëherë gjaku mund bllokohet dhe të ketë pasoja vdekjeprurëse. Prandaj është jetike që secili ta dijë grupin e gjakut të vet.

Grupi A i gjakut haset më shpesh me rreth 43 përqind. Në vend të dytë është grupi 0 i gjakut, grupi që mund të dhurohet tek të gjithë marrësit e gjakut. Grupin B të gjakut e kanë rreth 11 përqind e popullsisë dhe AB vetëm pesë përqind.
Grupi 0 i gjakut është shumë i kërkuar. Kush ka grup gjaku 0 negativ, është dhurues universal, gjaku i tij mund të përdoret nga të gjithë marrësit. Grupi i gjakut AB pozitiv është marrës universal, pra pranon çdo lloj gjaku. Para zbulimit të grupeve të gjakut, ka qenë rastësi kur një transfuzion gjaku është kryer pa komplikacione.
Një faktor i rëndësishëm janë antitrupat. Këto janë proteina, që ndodhen në plazëm. Ato janë pjesë e mbrojtjes natyrore të trupit, dallojnë trupat e huaj siç janë mikrobet dhe i japin alarmin sistemit imunitar. Sa i përket grupit të gjakut, kjo do të thotë se antitrupat prodhojnë qeliza gjaku kundër trupave të huaj, për t'i dalluar dhe luftuar ato.

Edhe antigjenet luajnë një rol të rëndësishëm. Këto janë molekula proteinash, që ndodhen në sipërfaqe të rruazave të kuqe të gjakut. Njerëzit me grup gjaku A kanë në sipërfaqen e eritrociteve antigjenin A. Tek grupi B antigjenin B. Tek grupi AB rruazat e kuqe të gjakut kanë të dy antigjenet, tek grupi o i gjakut nuk kanë asnjë antigjen.
Sistemi imunitar krijon përkatësisht antigjenin antitrup që mungon. Njerëzit me grup gjaku A kanë antitrupa kundër B dhe anasjelltas. Njerëzit me grup gjaku AB nuk krijojnë antitrupa. Tek grup 0 i gjakut ekzistojnë antitrupat si kundër A ashtu edhe kundër B.
Sistemi i dytë më i rëndësishëm për klasifikimin e gjakut, mbas sistemit të grupeve Abo është sistemi rezus. Tek faktori rezus kemi të bëjmë me "antigjenin D” në rruazat e kuqe të gjakut. Kush e zotëron këtë gjen është rezus pozitiv. Kush nuk e ka këtë antigjen, është rezus negativ. Njëjtë si tek grupet e gjakut, personat me rezus negativ krijojnë antitrupa kundër gjakut me rezus pozitiv. Edhe këto faktorë janë të rëndësishëm gjatë transfuzionit të gjakut. Rreth 85 përqind e popullsisë europiane është rezus pozitiv. Pra gjaku me rezus negativ është me pakicë kur flitet për dhurim gjaku./ DW
Qumështi dhe ushqime të tjera të pasura me kalcium janë zg...
Problemi që ngrihet në këtë artikull është pagesat që dety...
Ju mund të mendoni se tualeti është objekti me më shumë mi...
Alergjitë stinore, ashtu si edhe alergjitë e tjera zhvillo...
Një shprehje e përhapur thotë se “kur jeta të jep limonë, ...
Njerëzit në përgjithësi e shtyjnë vizitën tek dentisti sa ...
Thuhet se filmi i vitit 2011, i titulluar “I Limitless”, n...
Tensioni i ulët i gjakut, i njohur në gjuhën mjekësore...
Picat, ëmbëlsirat, buka, makaronat, të gjitha përmbajnë za...
Një studim i fundit i botuar në "Journal of Clinical E...
Njerëzit në të paktën dy shtete janë shtruar në spital me ...
Janë shumë faktorë që shkaktojnë dhimbjet e gjunjëve të nd...
Një rast suksesi është arritur në spitalin “Shefqet Ndroqi...
Shëndeti i gjendrave të tiroides është gjithnjë shumë i di...
Studiuesit që kërkojnë të dhëna se pse disa lloje kanceri ...
Ka njerëz të cilëve kur pijnë ujë me vrull sapo zgjohe...
Ju kanë filluar shqetësimet e para?! - Prej pak kohësh te...
Pirja e lëngjeve të frutave ose "smoothie"-ve është një më...
Vitamina C është një ushqyes i dobishëm dhe i domosdoshëm ...
Për ekspertët origjina e tensionit të lartë apo hipertensi...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...