Kur duhet të hani darkë për të ulur peshën dhe sheqerin në gjak
Një studim i fundit i botuar në "Journal of Clinical E...

Picat, ëmbëlsirat, buka, makaronat, të gjitha përmbajnë zakonisht grurë, elb ose thekër. Kështu që kanë edhe gluten. Pjesës më të madhe të njerëzve gluteni u shijon shumë. Për të tjerët pas ngrënies fillon tortura me dhimbje barku, të vjella, dhe simptoma të tjera të pakëndshme. Numri i njerëzve që nuk e durojnë dot glutenin është duke u shtuar.
Për këtë dëshmojnë jo vetëm të dhënat nga vende si Finlanda. Një analizë kuantitative e vitit 2020 tregon po ashtu se dekadën e fundit gjithnjë e më shumë njerëz janë sëmurë me sëmundje celiake, një lloj forme e keqe e mungesës së tolerancës për glutenin.
Por sëmundja mund të mos jetë që në fillim celiake. Mund të ndodhë që edhe alergjia ndaj grurit ose ndjeshmëria e ashtuquajtur sensitivitet joceliak ndaj glutenit të jenë shkaqet e simptomave të rënda. A është gluteni pra djalli vetë, nga i cili ne duhet të distancohemi sa të mundemi?
Çfarë është gluteni?
Gluteni nuk është gjë tjetër, por një proteinë që shfaqet te drithërat. Në prodhimet me miell gruri ai luan rol në kthimin e brumit në brum të shtrueshëm për t'u hapur në petë ose për ta thurur. Krah grurit, elbit dhe thekrës, gluteni ndodhet edhe te lloje të tjera drithërash origjinalë dhe drithërash të kryqëzuar si: Gruri i mbuluar ose spelte, Triticum Spelta, Gruri i dytë, grurërat e forta, Gruri i mbuluar, Emmer Triticum dicoccum, Gruri Tepa Triricum monococcum, Gruri korasan, Një lloj i veçantë gruri spelte, Triticale, gru hibrid krijuar nga modifikimi i grurërave të para.
"Gluteni është shumë interesant sepse ka veti shumë të mira funksionuese dhe bën që me grurin të mbruhet një bukë shumë e mirë,” thotë Katharina Scherf. Ajo është profesore për kiminë ushqimore në Institutin e Lajbnicit për biologjinë e sistemeve ushqimore në Universitetin Teknik të Mynihut. Gluteni është një nga fushat kryesore të studimit të saj. "Përndryshe, gluteni shkakton sëmundje të caktuara."
Çfarë shkakton gluteni në trupin e njeriut?
"Ekzistojnë tri forma mungese tolerance për grurin," thotë Scherf. Njëra është alergjia ndaj grurit, që është një alergji klasike lëndësh ushqimore, gjë që mund të vërehet me shfaqjen e antitrupave të caktuara në gjak. Këto të ashtuquajturat imunoglobina E (IgE) krijohen në trupin e njeriut që reagon alergjik ndaj një ose shumë proteinave.
Sipas shkollës Harvard School of Public Health, simptomat e një alergjie të tillë janë kruarja dhe fryrja e gojës, fytit ose në rastet e reaksioneve të rënda alergjike mund të ketë marrje fryme, të vjella, shtrëngime në trup e deri te shkatërrim të sistemit të qarkullimit të gjakut. "Alergjia nga grurit ndosh te fëmijët më shpesh se te të rriturit," thotë Scherf. Alergjitë mund të „shërohen" me kalimin e viteve dhe të zhduken.
Ndryshe nga alergjia ndaj grurit, prova për të dëshmuar të ashtuquajturën sensitivitet joceliak ndaj glutenit, është më e vështirë, thotë Scherf. Te simptomat bëjnë pjesë dhimbjet e barkut që shkaktohen nga fryrja ose bllokimi i jashtëqitjes, diareja dhe lodhja. Të rriturit preken më shpesh se fëmijët. Deri tani nuk ekziston ndonjë provë për të diagnostikuar sensitivitetin joceliak ndaj glutenit.
Çfarë është sëmundja celiake?
Kjo sëmundje është e studiuar më mirë nga të tjerat që kanë lidhje me mungesën e tolerancës ndaj glutenit. Sipas Shoqatës Gjermane të Celiakisë, Celiakia vetë nuk është as alergji, as mungesë tolerance për grurin apo glutenin. Në rastin e celiakisë gluteni shkakton një reaksion autoimunitar ku antitrupat sulmojnë qelizat e veta.
Celiakia ka pjesërisht prejardhje gjenetike. Por, "shumë njerëz megjithëse i kanë parakushtet përkatëse gjenetike, nuk sëmuren nga celiakia," thotë Katharina Scherf.
Si provohet mungesa e tolerancës ndaj glutenit ose celiakia?
Celiakia ose alergjia ndaj grurit mund të dëshmohen nga testi i antitrupave në gjak. Shpesh zgjat megjithatë shumë kohë derisa të prekurit nga sëmundja diagnostikohen me celiake, thotë Scherf. "Pikërisht te të rriturit shpesh simptomat nuk janë tipike për sëmundjet e stomakut dhe zorrëve.” Në vend të tyre shfaqen lodhje dhe rraskapitje, që shpjegohen me shkatërrimin e lëkurës së zorrëve dhe mungesës së marrjes së ushqimit që shkaktohet prej tij.
"Megjithatë diagnostika është përmirësuar dukshëm," thotë Katharina Scherf. Ka mundësi që kjo të jetë arsyeja që numri i pacientëve të sëmurë me celiaki është në rritje.
Gjatë sensitivitetit joceliak ndaj glutenit nuk ka antitrupa specifikë që të dëshmojnë sëmundjen. Në raste dyshimi ndihmon vetëm heqja dorë nga përdorimi i produkteve që përmbajnë gluten. „Deri tani nuk ka alternativa të tjera përveç dietës pa gluten", thotë Scherf.
Pa gluten janë për shembull: Misri, Orizi, Gruri i llojit millet proso, Kuinoa, Amaranthi, Tërshëra e pakontaminuar
Mund të thuash shumë kollaj përdor ushqim pa gluten, por nuk është aq e thjeshtë. "Njeriu duhet të merret shumë me temën e ushqimit,” thotë kimistja ushqimore. Sepse gluteni fshihet si lëndë lidhëse ose si emulgator në shumë ushqime të gatshme.
Lajmi i mirë është se me heqjen dorë nga gluteni zhduken edhe simptomat e pakëndshme të shoqëruara me dhimbje. Edhe vetë zorrët e sëmura nga celiakia shëndoshen sërish në pjesët më të shumta të rasteve.
Duhet thënë se gluteni nuk është i dëmshëm për të gjithë ata njerëz që nuk janë alergjik ndaj grurit dhe kanë tolerancë për të./DW
Një studim i fundit i botuar në "Journal of Clinical E...
Njerëzit në të paktën dy shtete janë shtruar në spital me ...
Janë shumë faktorë që shkaktojnë dhimbjet e gjunjëve të nd...
Një rast suksesi është arritur në spitalin “Shefqet Ndroqi...
Shëndeti i gjendrave të tiroides është gjithnjë shumë i di...
Studiuesit që kërkojnë të dhëna se pse disa lloje kanceri ...
Ka njerëz të cilëve kur pijnë ujë me vrull sapo zgjohe...
Ju kanë filluar shqetësimet e para?! - Prej pak kohësh te...
Pirja e lëngjeve të frutave ose "smoothie"-ve është një më...
Vitamina C është një ushqyes i dobishëm dhe i domosdoshëm ...
Për ekspertët origjina e tensionit të lartë apo hipertensi...
Zyrtarët shëndetësorë po paralajmërojnë mjekët që të j...
Gjumi i pashqetësuar gjatë natës është një nga gjërat ...
Pavarësisht dëshirës, energjisë, mundësive dhe motivim...
Darka është një vakt që duhet ngrënë minimalisht 3 orë...
Ilaçi "Imfinzi" i "AstraZeneca"-s tregon premtime në trajt...
Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar thonë se kanë gj...
Deri më tani kemi mësuar për koleksionin e mikrobeve q...
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. I njëjt...
Qepa është një nga perimet më të lashta në të gjithë histo...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...