Zgjedhja e strukturave drejtuese të PD-së/ Nis numërimi i votave në selinë blu
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...

Në vitin 2022, më shumë se 275.000 fëmijë dhe adoleshentë në mbarë botën u diagnostikuan me kancer, ndërsa më shumë se 105.000 fëmijë vdiqën nga kjo sëmundje. Në Evropë, 35.000 fëmijë diagnostifikohen me kancer çdo vit, e në Gjermanisipas Regjistrit të Kancerit të Fëmijëve (DKR) diagnostifikohen 2.400 fëmijë në vit. Sa për krahasim, rreth 500.000 raste të reja të kancerit regjistrohen te të rriturit në Gjermani çdo vit.
Forma më e zakonshme e kancerit tek fëmijët është leuçemia (kanceri i gjakut), ndërsa adoleshentët më së shpeshti vuajnë nga limfoma (kanceri i nyjeve limfatike). Sipas Fondacionit të Frankfurtit për Fëmijët me Kancer, 80 për qind e pacientëve janë shëruar. Megjithatë, gjasat për shërim për shumë lloje të kancerit nuk janë përmirësuar në 30 vitet e fundit – mesatarisht një në pesë fëmijë me kancer vdes.
Nëse tek një fëmijë i shëruar kanceri kthehet më vonë, prognoza është e keqe. Mesatarisht, koha e mbijetesës në raste të tilla është tetë muaj. Përveç kësaj, nuk ka një trajtim të standardizuar për rikthimet.

Një nga problemet më të mëdha nëtrajtimin e kancerit tek fëmijët është mungesa e mjekimeve të specializuara. Për fëmijët, ekziston vetëm një pjesë e vogël e asaj që është në dispozicion për pacientët e rritur. Shumë barna të reja që dalin në treg janë të miratuara ekskluzivisht për të rriturit.
Prandaj, studiuesit në Qendrën Hopp për Tumoret e Fëmijëve (KiTZ) në Heidelberg po mbështeten në një qasje të individualizuar të trajtimit duke përdorur "mini-tumore". Që nga viti 2019, mjekët kanë qenë në gjendje të dërgojnë atje mostra indeshnga fëmijët me kancer që klasifikohen si pacientë me rrezik të lartë ose që tashmë kanë pasur një rikthim.
Bazuar në këto mostra, studiuesit rritin qindra mini-tumorë, shpjegon Ina Oehme, drejtuese e Departamentit të Testimit të Barnave. Këta tumorë të vegjël, të njohur edhe si organoidë, lejojnë testimin e 80 barnave të ndryshme në doza dhe kombinime të ndryshme. Barnat e testuara janë kryesisht medikamente onkologjike për të rritur, duke përfshirë ato që tashmë janë miratuar, si dhe ato që janë ende në fazën e provës klinike.

Sipas Oehme, deri më tani janë marrë më shumë se 500 mostra të indeve, dy të tretat e të cilave ishin të përshtatshme për testim. Në rreth 80 për qind të këtyre mostrave u gjet një medikament i përshtatshëm, i cili çoi në regres të tumorit në kushte laboratorike. Rreth tre javë pas marrjes së mostrës, studiuesit mund të dinë nëse një ilaç i veçantë funksionon apo jo.
Përveç testimit të barnave, studiuesit në KiTZ po bëjnë sekuencën e të gjithë gjenomit të tumorit për të kuptuar më mirë proceset biologjike pas kancerit të fëmijërisë dhe sëmundjeve serioze të gjakut. KiTZ është një institucion i përbashkët i Qendrës Gjermane të Kërkimit të Kancerit (DKFZ), Spitalit Universitar të Heidelberg dhe Universitetit të Heidelbergut. Instituti bashkëpunon me shumë qendra kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Sipas deklaratave të veta, KiTZ po udhëheq programin e parë pan-evropian të sekuencës së gjenomit për fëmijët me kancer. Deri më tani, në këtë program janë përfshirë më shumë se 1.700 pacientë dhe më shumë se 100 qendra nga 12 vende evropiane dhe Izraeli kanë dërguar mostra të tumorit në Heidelberg.
Megjithëse qendra të tjera kërkimore përdorin gjithashtu qasjen e kultivimit të mini-tumorit për të testuar barnat, veçantia e projektit KiTZ qëndron në metodologjinë e tij sistematike. Duke mbledhur një numër të madh tumoresh, kjo qendër ka një bazë të dhënash të gjerë, e cila mundëson rezultate më të sakta dhe më të besueshme, shpjegon Uta Dirksen, onkologe pediatre në Spitalin Universitar në Essen./ DW
Gripi është sëmundja më e zakonshme që e kalojmë disa herë...
Me fillimin e vitit të ri, është e lehtë të ndiheni të mbi...
Trupi juaj e përdor gjumin për të forcuar sistemin imunita...
Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencave,...
Kanceri i zorrëve, i njohur edhe si kanceri kolorektal, pr...
Ndonjëherë ajo çfarë ndiejmë është e komplikuar. Ndjenjat ...
Mushkëritë luajnë një rol thelbësor në sistemin e frymëmar...
Barra e sëmundjeve të transmetueshme dhe të patransmet...
Boronicat, frut i vogël por i fuqishëm, janë gjithnjë e më...
Sistemi ynë imunitar është mënyra se si trupi ynë mbrohet ...
Nëse jeni të shqetësuar se mund të jeni në depresion, ...
Ekspertët kanë identifikuar 2 arsye konkrete përse nje...
Një nga këshillat më popullore dhe më të vërteta për n...
Në këto raste nuk këshillohet konsumi i kafesë pasi mund t...
Kivi është një super frut dhe kjo i atribuohet përmbaj...
Pas një dite të lodhshme në punë, vendosim të konsumoj...
Shpesh i quajtur si “fruti i ndaluar” në antikitet, ky rru...
Ka disa alternativa që mund të përmirësojnë ekuilibri...
Ushqimi në aeroplan shpesh merr një shije të keqe dhe ...
Vitamina B12 është lëndë ushqyese e nevojshme për proc...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...