Studimi/ Arrat braziliane lehtësojnë simptomat e tiroides
Ekspertët inkurajojnë përfshirjen e arrave braziliane në d...

Ushqyerja, kremrat kundër diellit dhe stili i jetesës janë pjesë e arsenalit të nevojshëm për të qenë të mbrojtur nga rrezet e dëmshme. Ekspertët e AgroWeb.org janë të mendimit se mbrojtja nga dielli mund të jetë shumë natyrale, sidomos nëse konsumoni fruta dhe perime të pasura me antioksidantë, të cilët janë në gjendje të parandalojnë dëmet e shkaktuara nga dielli, si jashtë ashtu edhe brenda trupit.
Karotenoidët: Janë pigmentë që gjenden te shumë perime dhe fruta me ngjyra të verdha, të kuqe dhe portokalli. Karotenoidët bimorë ofrojnë mbrojtje kundër rrezeve të tepërta të diellit. Përdorimet e brendshme dhe të jashtme të karotenoidëve mbrojnë lëkurën nga dëmet e shkaktuara nga rrezet ultravjollcë.
Karotenoidët më të dëgjuar janë beta karoteni dhe likopeni. Studimet klinike kanë treguar se ato pakësojnë ndjeshmërinë e lëkurës ndaj rrezeve UV dhe ofrojnë mbrojtje kundër dëmeve të diellit.
Beta karoteni Konsumimi i rregullt i suplementëve me beta karoten për të paktën 10 javë ka treguar që mbron lëkurën nga djegiet e diellit. Studime të shumta kanë treguar që aplikimi i beta karotenit në lëkurë (në vend të suplementeve) luan rol mbrojtës, megjithatë ky rol është inferior në krahasim me karotenoidët e marrë nga ushqimi. Rigjenerimi i vazhdueshëm i shtresave të lëkurës, e bën nevojën për karotenoidë më të madhe dhe më të vazhdueshme se aplikimi i pjesshëm në lëkurë.
Likopeni. Gjendet në sasi domethënëse te domatet. Konsumimi i rregullt për të paktën 10 deri në 12 javë e mbron lëkurën nga dielli. Salca e domates (e bërë në shtëpi) është një burim i pasur i likopenit dhe shpesh përdoret si suplement në shumë studime klinike. Antioksidantë të tjerë përfshirë edhe acidet yndyrore dhe çaji jeshil arrijnë të mbrojnë lëkurën nga dielli.
Acidet yndyrore Omega-3 arrijnë të ulin ashpërsinë e dëmeve të shkaktuara nga dielli. Një studim tregoi se konsumimi i acideve yndyrore Omega 3 nga ushqimi zbuste plakjen e lëkurës si pasojë e diellit. Dozat e larta të acidit eikosapentaenoik, pjesë e Omega 3, rrit tolerancën e lëkurës ndaj rrezatimit UV. Aplikimi në lëkurë i këtij acidi ka disa efekte mbrojtëse, por nivelet e tij lartësohen ndjeshëm nëse merren nga ushqimi.
Aplikimet në lëkurë të vitaminës E dhe C. Studimet kanë treguar se produktet e lëkurës që përmbajnë 1 deri në 2.5 për qind të vitaminës E dhe 5 deri në 15 për qind të vitaminës C, ndihmojnë lëkurën të jetë e mbrojtur nga dëmet e shkaktuara nga ekspozimi në rrezet UV. Disa kompani kozmetike kanë filluar të shtojnë antioksidantë të tillë në kremërat kundër diellit.
Çaji jeshil. Katekinat te çaji jeshil luajnë rol mbrojtës ndaj diellit, sipas shkencëtarëve. Një studim zbuloi se përdorimi i suplementëve të katekinës për 12 javë ulte ndjeshëm ndikimin e dëmshëm të rrezatimit UV. Përdorimet në lëkurë janë gjithashtu të dobishme. Një studim arriti në konkluzionin se nëse kremërat e diellit përmbanin përbërës të çajit jeshil, ofronin mbrojtje më të lartë.
10 ushqimet për mbrojtje nga dielli
Domatet
Shalqini
Karotat
Specat e kuq
Patatet e ëmbla
Barishtet
Çaji jeshil
Frutat, veçanërisht luleshtrydhet, kivit dhe portokallet
Salmoni
Arrorët dhe farat./AgroWeb.org
Ekspertët inkurajojnë përfshirjen e arrave braziliane në d...
Pastrimi i trupit përmes lëngjeve është një mënyrë efikase...
Nëse monitoroni nivelet e sheqerit në gjak, mund të je...
Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vital...
Studiuesit tregojnë se kushtet e këqija të punës kanë një ...
Gjumi është thelbësor për shëndetin tonë fizik dhe men...
Një shpëlarës i thjeshtë i gojës mund të ndihmojë në z...
Dylli i veshit është një substancë që prodhohet nga ve...
Studimi i publikuar në “Journal of the American Heart Asso...
Sëmundja e alzheimerit mund të trashëgohet më shpesh s...
Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme ...
Pamjaftueshmëria e vitaminave besohet të jetë një fakt...
Kultivimi i bizeles besohet të datojë mijëra vjet më p...
Studiuesit kanë zbuluar se zëvendësimi i mishit të kuq...
Nëse ndonjëherë ju ndodh që të bëni një gjumë të shpejtë n...
Në momentet kur një amvisë po përgatit një gosti për m...
Pavarësisht rrezikut të shtuar për shëndetin e tyre, duhan...
Është vërtetuar prej kohësh se gjumi luan një rol vend...
Sheqeri industrial është një ndër përbërësit më proble...
Java e Shenjtë për besimtarët është një periudhë e përqend...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...