A mbron kafeja shëndetin e trurit/ Mësoni gjithçka duhet të dini
Të dhënat e Institutit të Statistikave dhe Doganave tr...

Nëse ndieni se ju fryhen këmbët sapo afrohet stina e nxehtë e verës, nuk jeni të vetmit. Kjo është një simptomë shumë e përhapur, kryesisht te gratë dhe vajzat.
Fryrja e këmbëve dhe e duarve mund të shkaktohet nga një sërë arsyesh shëndetësore, por edhe nga faktorë të jashtëm që ndikojnë trupin. Ndjesia e gjymtyrve të rënda, të cilat duket sikur do të marrin flakë nga momenti në moment, nuk është aspak e pëlqyeshme.
Kjo gjendje mund të kthehet në një bezdi dhe një pengesë në përditshmëri duke ju bërë të ndiheni të lodhur vazhdimisht. Ka disa arsye se përse temperaturat eksteme i ndikojnë kaq shumë këmbët dhe fryrjen pa pushim të tyre. Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon se përse ky problem ndodh dhe si mund ta evitoni.
Si ndikojnë temperaturat e nxehta
Rritja e temperaturave dhe ardhja e stinës së verës, do të thotë këpucë më të lehta me kyçe dhe këmbë më të zbuluara. Ndonëse për shumë njerëz kjo periudhë është shumë e pëlqyeshme pikërisht për këtë fakt, ekspozimi ndaj nxehtësisë mund të jetë shkaku i rëndesës së trupit tuaj.
Ky fenomen nuk është gjë tjetër veçse një reagim normal i trupit, përveç rasteve kur nuk vuani nga sëmundje të tjera. Kur trupi ndien shumë nxehtësi për periudha të gjata, venat zgjerohen duke i lejuar lëngjet e tij të kalojnë në sasi të mëdha.
Zgjerimi i këtyre venave ndodh si një proces natyral ku organizmi kërkon të rregullojë temperaturën e brendshme të tij. Për shkak të gravitetit gjaku rrjedh shumë shpejt dhe shkon me shumicë në zonën e këmbëve.
Duke u kthyer në një problem për pjesën tjetër të trupit, ku përveç këmbëve të rënduara as zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak. Pra, ky reagim për t’u vetëftohur çon në fryrje dhe rëndesë të këmbëve për shkak të gjakut që mblidhet në fund.
Çfarë e përkeqëson fryrjen e këmbëve
Kyçet dhe këmbët e fryra mund të shkaktohen ose përkeqësohen nga një numër i madh arsyesh. Ndër më të rëndësishmet që duhet të evitoni AgroWeb.org jua rendit disa prej tyre edhe më poshtë.
Kripa
Kripa e tepërt në ushqime dhe konsumi i saj në përditshmëri bën që në trup të akumulohen lëngje dhe ujëra të tepërta.
Qëndrimi
Qëndrimi për kohë të gjatë ulur apo në këmbë mund të mbledhë gjithashtu të gjitha lëngjet e trupit. Për shkak të forcës së gravitetit qëndrimi në një pozicion mund t’i mbledhë ato vetëm në një pikë, pra në këmbë, duke shkaktuar fryrje.
Mosha
Mosha është diçka që s’mund ta evitoni, por teksa ajo kalon mundohuni të bëni kujdes me stilin e jetesës. Arsyet se përse ky problem shtohet me kalimin e viteve lidhen me nivelin e pakët të gjakut që zemra pompon. Në këtë mënyrë pjesa më e madhe e gjakut dhe lëngjeve të tjera të trupit mblidhet në pjesën e këmbëve.
Mënyra si ta evitoni
Nëse fryrja e këmbëve tuaja shfaqet vetëm gjatë periudhave të nxehta të verës dhe jo nga sëmundje të tjera, ka disa mënyra se si mund ta largoni.
Evitoni nxehtësinë
Sigurisht rregulli i parë në këtë rast është evitimi i qëndrimit për kohë të gjata në vende të nxehta. Mundohuni ta mbani trupin sa më të freskët që të jetë e mundur. Për ta bërë këtë sigurohuni të mos qëndroni shumë në kontakt të drejtpërdrejtë me dritën e diellit.
Gjithashtu evitoni shëtitjet apo daljet gjatë orëve kur termometri shënon temperatura shumë të larta.
Mbani gjithnjë me vete një shishe me ujë të ftohtë gjatë periudhës së verës, në mënyrë që të freskoni trupin dhe kyçet. Evitoni banjot dhe dushet e gjata në vaska me ujë të nxehtë, në vend të kësaj përdorni ujë të vakët. Pasi të bëni dush mos harroni të lani këmbët me ujë të ftohtë para se të dilni.
Ngrini këmbët lart
Nëse keni këmbë dhe kyçe të fryra, një nga gjerat që duhet të bëni për të rregulluar qarkullimin e mirë të gjakut është pikërisht kjo. Forca tërheqëse e gravitetit e përkeqëson fryrjen dhe lodhjen e këmbëve ndaj mundohuni t’i mbani këmbët lart. Mund t’i vendosni në një karrige apo sipër një jastëku në mënyrë që gjaku të qarkullojë më mirë. Mjekët rekomandojnë ta bëni këtë 3-4 herë në ditë nga 30 minuta nëse vuani nga ky problem.
Mos qëndroni pa lëvizur
E rëndësishme është që të mos qëndroni gjithnjë në këmbë apo të ulur. Trupi ka nevojë për ndonjë lloj aktiviteti në mënyrë që të funksionojë siç duhet. Prandaj gjatë ditëve kur keni qëndruar shumë në këmbë mundohuni të pushoni. Ndërsa gjatë ditëve kur keni qëndruar shumë ulur apo shtrirë mundohuni të ecni, qoftë edhe nëpër shtëpi. Gjithashtu nuk rekomandohet as qëndrimi këmbëkryq pasi dëmton qarkullimin e mirë të gjakut.
Hidratohuni
Uji është pa dyshim një ndër zgjidhjet më të mira për çdo problem shëndeti. Është një ndihmës shumë i mirë në nxjerrjen jashtë të toksinave, lëngjeve të tepërta dhe kripës së tepërt.
Gjithashtu uji do të rregullojë edhe temperaturën e brendshme të trupit tuaj duke lejuar qarkullimin e mirë të gjakut. Mundohuni të konsumoni rreth 8 gota ujë në ditë. Kujdesuni po ashtu të konsumoni ushqime të pasura me ujë si pjepri apo shalqini. Magnezi dhe ushqimet e pasura me të janë gjithashtu një alternativë e mirë për të larguar fryrjen e këmbëve./AgroWeb.org
Të dhënat e Institutit të Statistikave dhe Doganave tr...
Të gjithë e pranojmë se pas oksigjenit, uji është elementi...
Helmet dhe toksinat arrijnë të hyjnë në organizmin ton...
Në ditët e nxehta të verës frutat duke se janë zgjidhj...
Ngrënia e rregullt e frutave dhe perimeve është çelësi...
Të gjithë kënaqemi duke u dhënë pas qershive të kuqe p...
Anemia është një problem shëndetësor që ka të bëjë me ...
Një variant i rrallë i gripit që ka treguar njëfarë re...
Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim...
Jeta pas një goditjeje në tru përfshin rreziqe dhe pro...
Shqiptarët vuajnë më së shumti nga hipertensioni, i nj...
Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komp...
Edhe në qoftë se nuk konsumoni alkool, mëlçia juaj mun...
Akumulimi i acidit urik dhe formimi i kristaleve të im...
Trigliceridet janë një tip yndyre që gjendet në gjak. ...
Ngrënia me shpejtësi është e gabuar dhe rrit rrezikun ...
Ekspozimi i tepërt dhe i pambrojtur ndaj diellit është...
Pa dyshim një nga erëzat më të preferuara e aromatike ...
Studime të reja, të cilave u referohet AgroWeb.org, sh...
Një dietë me sasi të mjaftueshme të vitaminës D mund t...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...