Kërkesat e protestuesve/ Klosi “ia pason” opozitës: Kanë krijuar vakuum politik, qytetarët nuk përfaqësohen
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...

Të dhënat e Institutit të Statistikave dhe Doganave tregojnë se një shqiptar konsumon përafërsisht 3.1 kg kafe në vit.
Ndërkohë, revista The Economist shprehet se konsumatori shqiptar preferon kafenë në vend të çajit.
Përbërësit e të dy lëngjeve i bëjnë ato të mira për shëndetin, veçanërisht kundër sëmundjeve të zemrës, diabetit, problemeve me mëlçinë e të tjerë.
Në aspekt stimulimi, kafeja është më e fortë se çaji.
Kjo ndodh për shkak të nivelit të lartë të kafeinës thonë ekspertët.
Për më tepër, në varësi të llojit, kafeja (nëse nuk e teproni me të) është mirëbërëse edhe për shëndetin e trurit.
Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org sugjerojnë se kafeja mund ta mbrojë trurin nga problemet me të kuptuarit dhe të përmirësojë aftësitë e të menduarit.
Shkencëtarët kanadezë të Institutit Krembil Brain, të cilëve u referohet AgroWeb.org shpjegojnë se çelësi i suksesit të kafesë në mbrojtjen e trurit nga sëmundje të ndryshme nuk qëndron tek kafeina.
Sipas tyre, gjatë pjekjes, kokrrat e kafesë çlirojnë disa substanca.
Janë pikërisht këto substanca që kanë rolin kryesor në mbrojtjen e trurit.
Në arritjen e këtij konkluzioni, shkencëtarët analizuan tre lloje kafesh.
Bëhet fjalë për kafenë e pjekur fort, të pjekur lehtë dhe atë pa kafeinë por të pjekur fort.
Studiuesit zbuluan se gjatë pjekjes së kokrrave, kafeja çliron disa përbërës të rëndësishëm.
Ata quhen fenilindanes, dhe i japin kafesë shijen pak të athët.
Këto përbërës, pengojnë aktivizimin e proteinave toksike në tru.
Ato luajnë faktor kyç në shfaqjen e sëmundjeve të Alzheimerit dhe Parkinsonit.
Sipas studiuesve, sa më gjatë të piqen kokrrat e kafesë, aq më shumë substanca mirëbërëse do të çlirojnë ato.
Kjo do të thotë se kafeja me ose pa kafeinë duhet të jetë e pjekur fort që të jetë e pasur me përbërësit e lartpërmendur.
Sidoqoftë, si në rastin e çdo ushqimi ose pijeje tjetër në botë, sekreti i përvetësimit të këtyre të mirave është të mos e teproni./ AgroWeb.org
Të gjithë e pranojmë se pas oksigjenit, uji është elementi...
Helmet dhe toksinat arrijnë të hyjnë në organizmin ton...
Në ditët e nxehta të verës frutat duke se janë zgjidhj...
Ngrënia e rregullt e frutave dhe perimeve është çelësi...
Të gjithë kënaqemi duke u dhënë pas qershive të kuqe p...
Anemia është një problem shëndetësor që ka të bëjë me ...
Një variant i rrallë i gripit që ka treguar njëfarë re...
Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim...
Jeta pas një goditjeje në tru përfshin rreziqe dhe pro...
Shqiptarët vuajnë më së shumti nga hipertensioni, i nj...
Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komp...
Edhe në qoftë se nuk konsumoni alkool, mëlçia juaj mun...
Akumulimi i acidit urik dhe formimi i kristaleve të im...
Trigliceridet janë një tip yndyre që gjendet në gjak. ...
Ngrënia me shpejtësi është e gabuar dhe rrit rrezikun ...
Ekspozimi i tepërt dhe i pambrojtur ndaj diellit është...
Pa dyshim një nga erëzat më të preferuara e aromatike ...
Studime të reja, të cilave u referohet AgroWeb.org, sh...
Një dietë me sasi të mjaftueshme të vitaminës D mund t...
Zgjohesh papritur dhe je plotësisht i ndërgjegjshëm dh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...