Zbulohet gripi që është rezistent ndaj ilaçeve, raste në SHBA
Një variant i rrallë i gripit që ka treguar njëfarë re...

Anemia është një problem shëndetësor që ka të bëjë me numrin tepër të ulët të rruazave të kuqe të gjakut ose sasinë e ulët të hemoglobinës.
Kjo e fundit është një proteinë e pasur me hekur që i bashkëlidhet oksigjenit në mushkëri dhe e transporton atë në çdo ind e qelizë.
Shifrat globale të anemisë janë tepër të larta.
Kjo sëmundje prek 1.93 miliardë njerëz ose 27% të popullsisë së botës.
Të dhënat e disponueshme të Bankës Botërore, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNICEF apo Institutit të Shëndetit Publik ofrojnë një panoramë të përhapjes së anemisë në vendin tonë.
Kështu, në Shqipëri përqindja e grave të prekura nga anemia është 32.8 për qind.
Përhapja e anemisë te gratë shtatzëna është 31%.
Të dhënat tregojnë se përhapja e anemisë është më e lartë në zonat rurale sesa në zonat urbane.
Megjithatë, ajo ulet me rritjen e e nivelit arsimor të nënës dhe indeksit të pasurisë.
Lloji më i përhapur i sëmundjes është ai i shkaktuar nga deficienca e hekurit.
Sëmundja shfaqet kur njeriu nuk ka mjaftueshëm hekur në organizëm ose përthithja e hekurit është e një niveli të dobët.
Lloji i dytë është anemia e shkaktuar nga deficienca e vitaminave.
Sëmundja shfaqet në mungesë të vitaminës B12 apo acidit folik.
Anemia aplastike është e rrallë, por ndodh kur trupi resht së prodhuari sasi të mjaftueshme të rruazave të kuqe.
Një gjë e tillë ndodh si pasojë e infeksioneve, ekspozimit ndaj lëndëve toksike, sëmundjeve autoimunitare dhe substancave narkotike.
Anemia Hemolitike vjen si pasojë e shpërbërjes së rruazave të kuqe në gjak ose në shpretkë.
Kjo mund të ndodhë si pasojë e sëmundjeve autoimunitare ose çrregullimeve të trashëguara.
Anemia si pasojë e një sëmundjeje kronike është një pasojë dytësore e sëmundjeve si kanceri, sëmundjet e veshkave, mëlçisë, tiroides, reumatizmës e të tjerë.
Anemia si pasojë e një sëmundjeje kronike shfaqet kur metabolizmi i hekurit në organizëm tjetërsohet.
Në terma më të thjeshtë, trupi hidhet në mbrojtje si pasojë e inflamacionit në sistemin imunitar, gjë që shkakton rënie të hemoglobinës dhe përthithjes së vakët të hekurit.
Në këtë rast nivelet e hemoglobinës janë të pandryshueshëm dhe pak më të ulët se normalja që është 9.5 mg/dl.
Për shembull nëse anemia shfaqet si pasojë e një kanceri, qelizat kancerogjene prodhojnë disa substanca që dëmtojnë ose shkatërrojnë rruazat e kuqe të gjakut.
Anemia nga sëmundjet kronike prek njësoj si femrat ashtu edhe meshkujt.
Anemia nga deficienca e hekurit prek më shumë femrat.
Anemia nga sëmundjet kronike nuk trajtohet me suplementë të hekurit.
Çdo sasi hekuri e marrë shtesë mund të jetë e dëmshme në varësi të sëmundjes.
Suplementët e hekurit janë të dobishëm vetëm në rastin e anemisë së shkaktuar nga deficienca e hekurit.
Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit mund të zbulohet falë analizave të gjakut.
Megjithatë, janë simptomat që vërehen nga vetë pacientët që tregojnë më shumë për sëmundjen.
Siç e përmendëm, lodhja edhe pas gjumit, të ftohtit të vazhdueshëm, zverdhja e duarve dhe këmbëve, ethet dhe plogështia janë disa prej tyre.
Si trajtohet mungesa e hekurit në organizëm trajtimi i anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit nis me përmirësimin e regjimit ushqimor.
Burime të mira ushqimore të hekurit janë:
Spinaqi, agrumet, boronicat, gocat e detit, gjalpi i kikirikut, farat e kungullit, fasulet dhe thjerrëzat, frutat e thata.
Sa u përket suplementëve, ato mund të merren vetëm nëpërmjet mjekut.
AgroWeb.org ju këshillon që ushqimet e mësipërme t’i shoqëroni me ushqime me vitaminë C, si agrume, speca, luleshtrydhe, etj./ AgroWeb.org
Një variant i rrallë i gripit që ka treguar njëfarë re...
Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim...
Jeta pas një goditjeje në tru përfshin rreziqe dhe pro...
Shqiptarët vuajnë më së shumti nga hipertensioni, i nj...
Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komp...
Edhe në qoftë se nuk konsumoni alkool, mëlçia juaj mun...
Akumulimi i acidit urik dhe formimi i kristaleve të im...
Trigliceridet janë një tip yndyre që gjendet në gjak. ...
Ngrënia me shpejtësi është e gabuar dhe rrit rrezikun ...
Ekspozimi i tepërt dhe i pambrojtur ndaj diellit është...
Pa dyshim një nga erëzat më të preferuara e aromatike ...
Studime të reja, të cilave u referohet AgroWeb.org, sh...
Një dietë me sasi të mjaftueshme të vitaminës D mund t...
Zgjohesh papritur dhe je plotësisht i ndërgjegjshëm dh...
Kardiologu Novruz Caushaj thotë se efektet e pijeve en...
Avokadoja është një burim i shkëlqyer vitaminash dhe u...
Njerëzit po vuajnë gjithnjë e më shumë nga aciditeti i lar...
Përfitimet nga konsumi i kosit janë të jashtëzkonshme. Për...
Sistemi ynë imunitar është kompleks dhe i përbërë nga ekui...
Frutat, perimet dhe përbërësit natyralë janë aleatët m...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...