Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...

Në Shqipëri sëmundja e HIV AIDS-it preku këtë vit 113 persona të tjerë, si dhe shkaktoi 15 vdekje mes tyre. Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë që kjo sëmundje ka shpeshtësi të ulët dhe trajtim falas të shpejtë.
Por një përfaqësuese e pacientëve që jetojnë me HIV, i tha Zërit të Amerikës në ditën Botërore kundër HIV AIDS-it, se sëmundja ka përparuar shumë tek pjesa dërrmuese e rasteve të sapozbuluara, ndërsa janë të pakta rastet, kur sëmundja zbulohet në faza fillestare.
Në materialin nga Tirana, ekspertët theksojnë se rritja e testimeve ka zbuluar më shumë të prekur me HIV, ndaj nevojitet edhe bashkëpunimi i shoqërisë civile për të rritur testimet vullnetare.
Sëmundja e HIV AIDS u ka marrë jetën këtë vit 15 personave, 8 nga të cilët u përkasin rasteve të reja dhe 7 atyre të mbartura në vite, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.
Të prekur rishtas këtë vit nga HIV AIDS në Shqipëri janë edhe 113 persona të tjerë, ose 15 vetë më shumë se vitin e kaluar, bën të ditur ISHP-ja.
Mes të prekurve rishtas 87 raste janë meshkuj dhe 26 femra, 2 fëmijë të mitur, 18 të rinj dhe 93 të rritur.
Ndryshe nga vitet e tjerë ku mbizotëronin moshat e reja, këtë vit janë shtuar të prekurit rreth 50 vjeç.
Përfaqësuesja e shoqatës së personave që jetojnë me HIV, Olimbi Hoxha, thotë se prirja e përhapjes së HIV AIDS-it është e njëjtë si në vitet e tjera dhe pjesa dërrmuese e rasteve të reja janë zbuluar në një fazë shumë të përparuar të sëmundjes.
“Karakteristikë që vazhdon të mbetet e përhershme është diagnoza e vonë. Rreth 72 për qind e rasteve të diagnostikuara këtë vit janë zbuluar në faza të përparuara të AIDS-it. Tani 99 prej tyre, pothuaj gjithë rastet e reja janë futur menjëherë në terapi. Grupshmosha më e prekur këtë vit rezulton mosha mbi 50 vjeç”, thotë zonja Hoxha.
Ekspertët vlerësuan se shtimi i rasteve me HIV AIDS lidhet me shtimin e kontrolleve dhe analizave laboratorike, madje thanë se sa më shumë testohet aq më shumë zbulohen raste të reja.
Edhe pse quhet si sëmundje urbane me shpeshtësi të ulët, për HIV AIDS kontrollet për zbulimin e saj gjithmonë janë të pamjaftueshme.
Përdoruesit e drogës përbëjnë një popullatë të rrezikuar, edhe pse HIV nuk është e përhapur. Megjithatë rreziku për moshat e reja është i madh.
Organizata Aksion Plus ofron terapi me metadon për përdoruesit e drogës në 8 qendra në të gjithë vendin (Korçë, Elbasan, Vlorë Shkodër, Durrës, Berat, Fier dhe Sarandë).
Drejtuesi i saj, Genci Muçollari thotë se rastet e njohura të përdoruesve të drogës që janë prekur nga HIV janë të pakta, por mund të ketë edhe raste të fshehur me HIV në radhët e tyre nga seksi i pambrojtur dhe nga shkëmbimi i shiringave.
“Përdoruesit e drogës po shtohen nga viti në vit. Shqipëria ka tani afro 100 mijë përdorues të gjithë drogave së paku një herë. Mbizotëron marihuana midis të rinjve, dhe ajo i çon drejt drogave më të forta si heroina, dhe aty pastaj vijnë gjithë rreziqet nga Hepatiti C, HIV-i, overdoza”, thotë zoti Muçollari.
Instituti i Shëndetit Publik vëren se në mbi 95 për qind e rasteve HIV shpërndahet në Shqipëri përmes marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, nga të cilët 72 për qind e rasteve nga marrëdhëniet heteroseksuale dhe 23 për qind nga marrëdhëniet homoseksuale dhe biseksuale.
Këtë vit janë kryer afro 60 mijë testime për HIV, afërsisht aq sa një vit më parë, por një rritje e ndjeshme e testimeve është shënuar tek gratë shtatzëna.
Drejtuesja e Institutit Eugena Tomini thotë se diagnozat e vonuara mund të shmangen vetëm me shtimin e testimeve vullnetare dhe nga bashkëpunimi i shoqërisë civile me sistemin shëndetësor.
“Sistemi shëndetësor do të forcohej me ndërthurjen e veprimtarive, monitorimit, raportimit me shoqërinë civile. Ajo ka një rol të jashtëzakonshëm për shfaqjen në kohë reale të rasteve, që raportohen jo vetëm nga sistemi por edhe në përkujdesjen e ndonjë rasti, që nuk arrin të kapet nga sistemi i monitorimit, sistemi shëndetësor publik dhe jopublik”, tha zonja Tomini.
Autoritetet shëndetësore kryejnë terapi falas me mjekime anti-retroviral për 837 persona aktualisht dhe për shumë të tjerë, qysh nga viti 2004.
Ekspertët pohojnë se krahas rritjes së testimeve vullnetare, nevojitet edhe kontrolli i plotë për gjithë nënat shtatzëna, parandalimi i sëmundjes dhe i stigmës për këtë grup personash, që shpesh diskriminohen në shollim dhe punësim.
Kjo sëmundje ka shkaktuar 343 vdekje gjatë 30 viteve në Shqipëri, si dhe ka prekur mbi 1 mijë e 700 persona, më shumë se dy të tretat prej të cilëve janë meshkuj dhe 473 femra, 53 fëmijë, 163 të rinj dhe 1 mijë e 500 të rritur./ VOA
Në Ditën Botërore të luftës kundër HIV/AIDS-it, minist...
Dhimbja e shpinës është një problem i zakonshëm në mes...
Prej disa muajsh medikamenti Ozempic ka qenë një ndër ...
Mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë anemi dhe si...
Njerëzit e lindur në vitet 1990 kanë një përkeqësim të...
Injektimi i qelizave yndyrore në lëkurën e kokës mund ...
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 50% ...
Një e treta e njerëzve në 14 vende të Ballkanit Perënd...
Ethet janë një rritje e temperaturës së trupit mbi normale...
Nëse keni një rast të dhimbjes së fytit, kjo mund të n...
Afrimi i festave dhe mbledhjeve familjare apo me miq n...
Teksa ndodhemi në sezonin e virozave dhe dimri po trok...
Ankesat më të shpeshta që dëgjoj lidhen me simptoma të til...
Komunikoj hera-herës me miq e me pacientë, që janë të mera...
Duket se vjeshta po kalon, ndërsa në prag është dimri, i c...
Kanceri i pankreasit është shkaku i katërt kryesor i vdekj...
Njerëzit që ndiejnë marrje mendsh kur ngrihen nga një ...
Më 14 nëntor u shënua Dita Botërore e Diabetit dhe mjekët ...
Infeksionet e veshit të mesëm, sepsi, meningjiti – nës...
Ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Albana Koç...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...