Mos i anashkaloni kurrë dhimbjet e shpinës, sëmundjet që rrezikojmë
Dhimbja e shpinës është një problem i zakonshëm në mes...

Në Ditën Botërore të luftës kundër HIV/AIDS-it, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, së bashku me mjekë të Spitalit Infektiv kanë bërë apel për rritjen e ndërgjegjësimit, informimin në kohë si dhe kryerjen e kontrolleve periodike si elementë të rëndësishëm për parandalimin e infektimit nga kjo sëmundje.
Ministrja ka publikuar një videomesazh ku persona të prekur nga ky virus japin mesazh ndërgjegjësues, nisur nga përvoja e tyre.
“Fillimisht nuk e pranoja dot, por më pas nisa të përshtatem dhe çdo muaj në klinikë ambulatore të infektivit vij dhe marr një terapi falas. Sot të gjithë moshatarëve të mi u them në qoftë se keni HIV/AIDS të mos kenë frikë, as turp, por ta trajtojnë dhe shpëtojnë jetën”, - është apeli i njërit prej të prekurve, drejtuar të gjithë të rinjve.
Gjatë takimit me stafin mjekësor dhe studentë të Mjekësisë, ministrja Koçiu theksoi se: “Duhet të punojmë akoma më shumë në ndërgjegjësim për të ulur sa të mundemi edhe këto barrierat, edhe këtë stigmatizimin që vjen për shkak të kësaj sëmundjeje”.
“Megjithëse është bërë punë edhe nuk jemi në situatat fillestare, por prapë ka nevojë që të flitet akoma më shumë edhe të kuptohet që mund të bashkëjetohet me një të sëmurë apo një të prekur nga HIV/AIDS. Do duhet të bëjmë akoma më shumë kur vjen puna te testimet, kur vjen puna te mënyra se si u shërbehet këtyre lloj pacientëve, po që në fund të ditës këtë punë do ta bëjmë të gjithë bashkë”, - deklaroi Koçiu.
Ministrja vizitoi edhe ambientet e Klinikës Ambulatore të HIV/AIDS-it në Spitalin Infektiv në QSUT, ku të sëmurët ndiqen dhe marrin trajtim falas 100% nga shteti, së bashku me ekzaminimet e nevojshme.
Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it organizohet çdo vit më 1 dhjetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV/AIDS-in, dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Shqipëria është një vend me incidencë të ulët të përhapjes së këtij infeksioni. Numri i rasteve të reja të diagnostikuara në vitin 2023 është 113. Ashtu si dhe në vitet e mëparshme, më shumë meshkuj se femra u diagnostikuan me HIV në vitin 2023, respektivisht 87 dhe 26.
Sipas ekspertëve të shëndetësisë, diagnoza e hershme është shumë e rëndësishme në ecurinë e infeksionit HIV dhe suksesin e mjekimit me Antiretrovirale (TAR). Edhe gjatë vitit 2023, personat e diagnostikuar me HIV kanë pasur akses të plotë gjatë gjithë vitit për kryerjen e vlerësimit imunologjik.
Në vendin tonë janë 15 qendra ku kryhet testi HIV, me një shpërndarje të mirë në të gjithë vendin. Testimi për HIV është i disponueshëm në qendrat e këshillimit dhe testimit vullnetar (QKTV), Klinikën Ambulatore në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, Laboratorin e Mikrobiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, SUSM “Shefqet Ndroqi”, SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koco Gliozheni”, Spitalet Rajonale, laboratorët/klinika/spitale dhe në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP). Për dhuruesit e gjakut testimi për HIV dhe agjentë të tjerë infektiv kryhet pranë Qendrës Kombëtare të Trasfuzionit të gjakut./ CNA
Dhimbja e shpinës është një problem i zakonshëm në mes...
Prej disa muajsh medikamenti Ozempic ka qenë një ndër ...
Mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë anemi dhe si...
Njerëzit e lindur në vitet 1990 kanë një përkeqësim të...
Injektimi i qelizave yndyrore në lëkurën e kokës mund ...
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 50% ...
Një e treta e njerëzve në 14 vende të Ballkanit Perënd...
Ethet janë një rritje e temperaturës së trupit mbi normale...
Nëse keni një rast të dhimbjes së fytit, kjo mund të n...
Afrimi i festave dhe mbledhjeve familjare apo me miq n...
Teksa ndodhemi në sezonin e virozave dhe dimri po trok...
Ankesat më të shpeshta që dëgjoj lidhen me simptoma të til...
Komunikoj hera-herës me miq e me pacientë, që janë të mera...
Duket se vjeshta po kalon, ndërsa në prag është dimri, i c...
Kanceri i pankreasit është shkaku i katërt kryesor i vdekj...
Njerëzit që ndiejnë marrje mendsh kur ngrihen nga një ...
Më 14 nëntor u shënua Dita Botërore e Diabetit dhe mjekët ...
Infeksionet e veshit të mesëm, sepsi, meningjiti – nës...
Ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Albana Koç...
Shëndeti i kyçeve kërcënohet nga osteoartriti dhe shkencët...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...