Pasuritë e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion/ Braho: Ja kur duhet të sekuestrohen
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka nj...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se institucioni ka nj...

Bashkimi Europian tha më 11 korrik se është “kritike” që autoritetet në 27 shtetet e bllokut të shqyrtojnë mundësinë e dhënies së dozës së dytë përforcuese për të gjithë personat nga mosha 60 deri në 79 vjeç, por edhe për kategori të tjera të ndjeshme, përderisa vala e re e pandemisë po godet kontinentin.
“Me rritjen e infektimeve dhe hospitalizimeve teksa ne hyjmë në periudhën e verës, u bëj thirrje të gjithëve të vaksinohen dhe të marrin dozat përforcuese sa më shpejt që të munden. Nuk ka kohë për të humbur”, tha komisionarja europiane për Shëndetësi dhe Siguri të Ushqimit, Stella Kyriakides.
Qendra Europiane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (ECDC) dhe Agjencia Europiane për ilaçe thanë se doza e dytë përforcuese mund të administrohet te personat që kanë marrë dozën e parë përforcuese para të paktën katër muajve.
Ky rekomandim vjen pasi këto dy agjenci rekomanduan në prill që për personat mbi 80 vjeç të konsiderohej dhënia e dozës së dytë përforcuese.
“Teksa vala e re aktualisht po përhapet në Europë dhe po shoqërohet me rritjen e hospitalizimeve dhe shtrimeve në njësitë e kujdesit shëndetësor, është kritike që autoritetet e shëndetit publik tani të konsiderojnë që qytetarët ndërmjet 60 dhe 79 vjeç, por edhe ata më të ndjeshëm, të marrin dozën e dytë përforcuese”, thanë këto dy agjenci përmes një deklarate.
Drejtoresha e ECDC-së, Andrea Ammon, tha se vala e re e pandemisë po nxitet nga mutacioni shumë i transmetueshëm BA.5 i variantit Omicion të koronavirusit.
Rekomandimi i BE-së vjen teksa shkencëtarët janë të shqetësuar edhe për mutacionin tjetër të Omicronit, të quajtur BA2.75, që është përhapur në Indi, por edhe në shtete të tjera.
Shkencëtarët besojnë se ky variant i ri mund të përhapet më shpejt dhe mund të shmangë mbrojtjen që ofrojnë vaksinat apo infektimet paraprake. Ende është e paqartë nëse ky mutacion shkakton sëmundje më të rëndë sesa variantet paraprake të Omicronit./REL
Nutricionistja Albana Daka ka folur për të gjithë ata që k...
Ditët e fundit në Shqipëri ka pasur një rritje të rast...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Mjeku pneumolog, Ardian Jorgji, ka folur për situatën ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Rastet e të sëmurëve me COVID-19 janë në rritje gjetkë në ...
Ndërsa BA.2.12.1 është aktualisht nënvarianti mbizotër...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve t...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve t...
Komiteti Teknik i Ekspertëve iu rikthye mbledhjeve sot...
Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2103 te...
Ashtu sikurse e kemi parë edhe nga njoftimet e mëparshme n...
Rritja e rasteve pozitive me COVID-19 në javët e fundi...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Mbi 3600 infektime të reja dhe 6 humbje jete nga koron...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publ...
Bakteria e salmonelës është zbuluar në një tjetër fabr...
Studiuesit në Universitetin Shtetëror të Ohio pas një ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...