Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Një lexuese më shkruan në inbox:
"Përshëndetje Doktor, unë jam shum keq me kripën. E teproj me të në çdo ushqim që gatuaj, por më pëlqen. Desha një përgjigje nga ti respekte"
E nderuar "L", nuk je vetëm ti që je e lidhur me kripën.
Ka plot njerëz që nuk durojnë dot pa ngrënë patate të skuqura me kripë, turshi, djathë të kripur, mish të pjekur me shumë kripë etj.
Komunikoj me shumë njerëz që janë duke u përpjekur përditë, të heqin dorë nga ushqimet e kripura por dështojnë rregullisht?
Për të gjithë ju që keni të njëjtin hall si "L" me kripën, unë kam një mesazh:
- Merrni zemër, unë ju garantoj se është e mundur të minimizoni dëshirën dhe konsumin e kripës.
Çelësi është të kuptosh pse e ke atë "neps" dhe të planifikosh t'a korrigjosh.
Arsyet e dëshirës për kripë janë me shumë "shtresa".
Kuptoni se çfarë ndodh pasi hani ushqime të kripura, dhe se çfarë po ndodhte kur po dëshironit ato .
Kjo mund t'ju ndihmojë të kuptoni se çfarë mund të bëni për të rikthyer kontrollin .
A ka kripa ndonjë të keqe për shëndetin tuaj?
Trupi jonë ka nevojë për sasinë e duhur të kripës për funksionin normal të qelizave tona, sidomos për mbajtjen e ujit.
Në qoftë se merrni më pak kripë se sa duhet, ju prapë do të keni probleme në organizëm.
Kripa përmban dy elemntë bazë klorin dhe natriumin. Marrja me shumicë e natriumit me kalimin e kohës mund të ndikojë në shëndetin tonë të përgjithshëm.
Efekti i parë është rritja e presionit të gjakut që sjell një sërë efektesh të dëmshme sistemike.
Marrja me tepricë e kripës mund të dëmtojë:
Enët e gjakut: Me kalimin e kohës, qelizat endoteliale që mbështjellin enët e gjakut nga brenda ngurtësohen, kështu që gjaku nuk vadit trupin në mënyrë efektive dhe efikase.
Zemra: Zemra duhet të punojë më shumë për të qarkulluar gjak në të gjithë trupin. Kjo punë e tepërt, rrit rrezikun për një zemër të zmadhuar, një ndryshim jo i mirë për të ardhmen tuaj.
Veshkat: Veshkat fillojnë e prishin funksionin e tyre, sepse edhe ata po punojnë duke filtruar sasi të mëdha kripe, e duke u dehidruar .
Truri: Gjaku nuk shkon në tru siç duhet, gjë që mund të çojë në probleme të të menduarit dhe kujtesës .
Një fiksim për kripën shpesh vjen nga një kombinim faktorësh. Duhet peshuar gjithçka.
Nëse është një dëshirë e shkurtër, ajo mund të bazohet në mënyrën se si po ndihesh në atë kohë, në atë situatë.
Por nëse gjithmonë keni nevojë për kripë, atëherë bisedoni me një mjek.
Ju mund të keni një arsye themelore për të cilën duhet të kujdeseni.
Unë po rreshtoj 6 arsye përse ju që ju dëshironi më shumë kripë:
1. Stresi
Oreksi i tepruar nga stresi ka të bëjë me nivelet larta të kortizonit, i cili rrit metabolizmit, ul nivelin e sheqerit në gjak dhe rrit oreksin.
Ne duam ato ushqime që "na shkon mendja". Po kalojmë një ditë të keqe, kështu që me të vërtetë duam të ngushëllojmë veten me ushqimin e preferuar.
2. Mungesa e gjumit
Ngjashëm me stresin, mungesa e gjumit ndikon në hormonet tuaja dhe dëshira për kripë pasi kur nuk flen mirë:
- Kur nuk fle mirë, nivelet e kortizonit rriten.
- Leptina i "thotë" trurit të ndalojë të së ngrëni kur të ngopet stomaku.
- Nëse nuk flejmë mjaftueshëm, trupi prodhon më pak leptinë dhe më pak vetëkontroll rreth ushqimeve që dëshironi.
- Grelina nxit oreksin. Mungesa e gjumit shkakton një rritje në nivelet e grelinës dhe për pasojë rritje urisë.
- Serotonina: I njohur ndryshe si hormoni i “lumrurisë”, nivelet e serotoninës së trurit bien nëqoftëse nuk flini mjaftueshëm. Si rezultat, ju mund të kërkoni burime të jashtme kënaqësi - si ajo qese me patatine, pjata me djathë të kripura, etj - për t'ju bërë të ndiheni mirë.
Kur njerëzit janë të lodhur dhe dëshirojnë kripë, ata kanë më pak vullnet.
Shenjat e tyre të urisë janë më të forta.
Atyre u mungon energjia për të përgatitur vaktin ose për të dalë dhe për të blerë ushqim të shëndetshëm.
Të gjithë këta faktorë e bëjnë më të vështirë mposhtjen e dëshirave për ushqim e ushqime të kripura në veçanti.
3. Sindroma premenstruale (ndryshe gjendja para periodave)
Gratë përjetojnë ndryshime të hormoneve dhe si rezultat, ata dëshirojnë më shumë ushqime të ëmbla ose të kripura, veçanërisht rreth periodave të tyre.
4. Aktiviteti fizik
Sa më shumë të keni aktivitet fizik, aq më shumë djersiteni. Shumë djersitje zvogëlon nivelet e natriumit në trupin tuaj.
Trupi juaj përgjigjet duke rritur dëshirën tuaj për kripë.
5. Sëmundja Addison
Sëmundja Addison, ose pamjaftueshmëria e veshkave, është një gjendje e rrallë kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm hormone të caktuara, përfshirë kortizonin.
Këto hormone kontrollojnë ekuilibrin e kripës dhe lëngjeve në trup. Organizmi dëshiron kripë, sepse nuk mund ta mbajë normalisht atë në qeliza.
6. Mërzitja
Shumë herë, të hash është thjesht diçka për të kaluar kohën.
Mua më ndodh shpesh ta bëj këtë , aq sa gruaja më nxit të dal, që të mos ha.
Për më tepër, ushqimet e kripura janë të dashura por edhe të gatshme.
Ata zakonisht bëhen paraprakisht, kështu që nuk duhet të gatuani.
Të gjithë e dimë se mbrojtja më e mirë është një sulm i mirë. Pra, para se të goditen ato dëshira për kripë, provoni këto mënyra:
Hani ushqime të plota, që i gatuani vetë.
Mos fusni në frigorifer ushqime të gatshme apo gjysëm të gatshme.
Ushqimet e gatshme përbëjnë 75% të natriumit që njerëzit konsumojnë.
Mundohuni të shmangni ose kufizoni ushqimet dhe vaktet e para-paketuara.
Vendosini kufij vetes tuaj.
Njerëzit konsumojnë midis 6-15 gram kripë në ditë, por kardiologët rekomandojnë që të marrim 3-8 gram në ditë.
Kjo sasi është vetëm një lugë çaji kripë. Marrja e kripës shtohet nëse nuk po e keni mendjen, mbani llogarinë e kripës.
Në kohën e Enverit llogaritej edhe kripa.
Planifikoni vaktet para kohe.
Është kaq e lehtë të porosisni një vakt të mbushur me natrium , nga celulari juaj , dhe direkt të vjen motori me pizza , apo hamburger në derën tuaj për gjysmë ore.
Planifikimi i vaktit jo vetëm që ju jep kontroll se sa kripë po hani, por me lehtësi vendosni ju për ushqime të shëndetshme ose një meze të lehtë veten tuaj.
Gatuani me erëza pikante.
Kripa stimulon receptorët në trurin tuaj duke e trajtuar të kripurën si ushqim të shijshëm.
Për të njëjtin efekt, kënaqeni shijen tuaj me barëra dhe erëza në vend të kripës së shtuar.
Zgjidhni restorante që shërbejnë ushqime të plota.
Kur të hani jashtë, zgjidhni vendet që gatuajnë ushqime nga e fillimi.
Njihni mundësitë tuaja.
Patatinat nuk janë mënyra e vetme për të kënaqur gojën tuaj.
Njihni shenjat e urisë kundrejt dëshirave.
Shumë herë, uria na bën të kapim ushqimin e kripur kur do të ishim kënaqur me proteina të tilla si një vezë e zier, kosi, një supë apo një turli perimesh.
Qëndroni të hidratuar.
Është e lehtë të përzjeni etjen me shenjat e urisë.
Lexoni etiketat e ushqimit.
Etiketat e ushqimit tani tregojnë informacionin për të gjithë paketën dhe për racione individuale, duke e bërë më të lehtë për të kuptuar se çfarë po hani.
Hani ngadalë.
Shpesh, është më lehtë të zvogëlohet marrja e kripës me kalimin e kohës sepse kështu ndryshon kuptimi për shijen.
Është e rëndësishme edhe vëmendja ndaj cilësisë së ushqimit që hani. Sa më pak i përpunuar të jetë, aq më pak duhet të shqetësoheni për kripën e tepërt .
Ju këshilloj ta ndani këtë shkrim me miqtë tuaj që konsumojnë me tepricë kripën.
Depresioni është një çrregullim i zakonshëm i shëndetit me...
Të dhënat vijnë nga një studim mbi kafshët. Por ka gjasa q...
1. Kastravecat përmbajnë shumicën e vitaminave që ju nevoj...
Dëmi që mund të shkaktojë inflamacioni i zorrëve shtrihet ...
Një mëngjes super i pasur po shfaqet si një nga mënyrat më...
Një ndërhyrje e vështirë është realizuar nga mjekët e ...
Konsiderohet si një nga të këqijat e shekullit XXI. Po fla...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Mendoni se ushqimi është zona e vetme ku duhet të përqendr...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Sot e dimë se sa i rëndësishëm është ushtrimi fizik për fu...
Edhe pse ndoshta jo aq popullor sa shalqiri, pjepëri është...
Pesëmbëdhjetë minuta ecje në ditë janë të mjaftueshme për ...
Shkencëtarët kanë krijuar modele embrionësh për t’i ndihmu...
Miratohet financimi për 12 bashki, të cilat do të përfitoj...
"Vitamina e diellit" shfaqet si një aleat i vlefshëm i shë...
OBSH po ndërmerr masa serioze në lidhje me përbërjen e pij...
Kujdesuni për shëndetin me paketat mjekësore me ϛmime prom...
Më pak mish i përpunuar Salsiçet, proshuta dhe mishrat e ...
Janë një burim i shkëlqyer vitaminash Një domate e vetme ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...