Manastirliu dhe Kumbaro nga Orikumi/ Mbi 4 mijë qytetarë kanë marrë shërbim në qendrat verore
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...

Konsiderohet si një nga të këqijat e shekullit XXI. Po flasim për ankthin, i cili është një kombinim kompleks i emocioneve (frikë, shqetësim) që shfaqet përmes një sërë simptomash fizike, duke përfshirë marrjen e frymës, dridhjet, rrahjet e shpejta të zemrës (takikardi) dhe dhimbje gjoksi.
Vetëm në vendin fqinj Itali, janë të prekur 6 milionë italianë, ose 35 për qind e të rriturve të moshës 25-60 vjeç. Shenjat trupore janë shprehja e një hiperaktiviteti të trurit të njeriut, dhe për rrjedhojë e atij reagimi të veçantë të diktuar nga sistemi nervor simpatik i njohur si “lufto ose ik”.
Problemi mund të ekzistojë si një çrregullim primar i trurit ose mund të shoqërohet me kushte të tjera, si depresioni ose skizofrenia. Të jetosh me ankthin nuk është e lehtë, pasi shpeshherë pengon aktivitetet normale të përditshme. Një ndihmë e vlefshme për ta zbutur atë vjen nga aktiviteti sportiv. Sipas shkencëtarëve në Universitetin e Goteborgut, aktiviteti fizik i moderuar deri në intensiv i lehtëson simptomat.
Para se të flasim për faktorët e rrezikut, duhet të mësojmë të dallojmë çrregullimin fiziologjik nga ai patologjik. I pari tregon një gjendje tensioni psikologjik dhe fizik, i cili lejon një aktivizim të përgjithshëm të të gjitha burimeve të një individi, që të na lejojë zbatimin e sjelljeve të domosdoshme për t’u përshtatur me situatën.
Ndërsa i dyti përcakton një kufizim të aftësive përshtatëse të subjektit dhe mund të jetë i paqartë ose i drejtuar drejt objekteve dhe ngjarjeve specifike. Faktorët e rrezikut mund të jenë të trashëguar, biologjikë dhe të pavetëdijshëm. Sipas studimeve gjenetike, në rreth 50 për qind të rasteve, njerëzit në ankth kanë të paktën një anëtar të familjes që vuan nga një patologji e ngjashme.
Studime të tjera janë përqendruar tek lidhja midis problemit dhe një ndryshimi të sasisë së neurotransmetuesve, për shembull një prodhim i tepruar i norepinefrinës ose një sekretim i reduktuar i GABA-s dhe serotoninës.
Ndërkohë për Sigmund Frojdin, ankthi buron nga një konflikt i pavetëdijshëm i rrënjosur në fëmijëri ose i zhvilluar gjatë jetës si i rritur. Ai është “zhvendosur” nga vetëdija nëpërmjet mekanizmave mbrojtës, dhe për pasojë zbret në zonën e të pavetëdijshmes.
Simptomatologjia e ankthit është e larmishme dhe ndahet në manifestime psikologjike, të përgjithshme dhe neurovegjetative. Intensiteti ndryshon nga individi në individ. Simptomat psikologjike janë nervozizëm, vështirësi në përqendrim, probleme me gjumin, dëmtim të kujtesës, dalje jashtë realitetit, depersonalizim;
Tek simptomat e përgjithshme përshihen frika, hiper-vigjilenca, tensioni, shmangia sociale, shqetësimi, ndjenja e një rrezikut të afërt, frikë nga vdekja, humbja e kontrollit apo çmenduria. Ndërkohë simptomat neurovegjetative kanë të bëjnë me takikardinë, marrjen e frymës, djersitjen e madhe, marramendjen, ndjesinë e një pengesë në fyt, diarre, dridhje, tension muskulor, valë të të nxehta ose të ftohta, ndjenjë mbytjeje dhe të fikëti.
Në verë, veçanërisht gjatë ditëve shumë të nxehta, njerëzit që vuajnë nga ankthi, shfaqin një përkeqësim të tensionit të tyre emocional dhe të gjitha simptomave fizike që lidhen me të.
Por a është vërtet kështu apo është një sugjerim i thjeshtë? Për fat të keq, temperaturat e larta nxisin një simptomatologji efektive e cila nuk është asgjë tjetër veçse një formë përshtatjeje me vetë gjendjen mjedisore.
Këto simptoma, të perceptuara si të rrezikshme, përforcohen shumë nga gjendja shpirtërore. Për shembull, ajri i lagësht mund të shkaktojë ndjesinë e një frymëmarrjeje të rënduar. Nga ana tjetër rënia e presionit të gjakut mund të çojë në marramendje dhe ndjenjën të fikëtit. Atëherë çfarë duhet të bëni për t’u përballur me këtë situatë? Përveç respektimit të rregullave të zakonshme kundër të nxehtit, ata që vuajnë nga ankthi këshillohen:
Të jenë të kujdesshëm me veten e tyre;
Të praktikojnë i aktivitet fizik (për shembull një shëtitje) gjatë orëve më të freskëta;
Nëse është e mundur, të kalojnë kohë në male në kontakt me natyrën;
Të mos izolohen;
Të pinë çajra bimorë të ftohtë e relaksues;
Të kryejnë teknika relaksimi;
Të kërkojnë ndihmë nga një psikoterapist nëse problemi bëhet i pamenaxhueshëm./ Pershtatur nga CNA
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Mendoni se ushqimi është zona e vetme ku duhet të përqendr...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Sot e dimë se sa i rëndësishëm është ushtrimi fizik për fu...
Edhe pse ndoshta jo aq popullor sa shalqiri, pjepëri është...
Pesëmbëdhjetë minuta ecje në ditë janë të mjaftueshme për ...
Shkencëtarët kanë krijuar modele embrionësh për t’i ndihmu...
Miratohet financimi për 12 bashki, të cilat do të përfitoj...
"Vitamina e diellit" shfaqet si një aleat i vlefshëm i shë...
OBSH po ndërmerr masa serioze në lidhje me përbërjen e pij...
Kujdesuni për shëndetin me paketat mjekësore me ϛmime prom...
Më pak mish i përpunuar Salsiçet, proshuta dhe mishrat e ...
Janë një burim i shkëlqyer vitaminash Një domate e vetme ...
Entela Kolovani, zv.ministre e Shëndetësisë ka folur në li...
Dremitjet e rregullta dhe të shkurtra gjatë ditës, e mbajn...
Mjekët në Britaninë e Madhe njoftuan se një foshnjë ka lin...
Janë drejt përfundimit punimet për rehabilitimin e plo...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka treguar pro...
Miratohet në Këshillin e Ministrave vendimi që lejon prakt...
Tashmë që jemi në stinën e verës, një nga shqetësimet tona...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...