Zjarret në qershor-korrik/ 29 autorë të arrestuar dhe të proceduar penalisht
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...

Miratohet financimi për 12 bashki, të cilat do të përfitojnë me projektet e këtij viti, nëpërmjet Fondit Social, një mekanizëm financiar i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që mbështet bashkitë për zgjerimin e shërbimeve sociale në territor. Në një aktivitet të organizuar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, janë firmosur marrëveshjet e bashkëpunimit mes Shërbimit Social Shtetëror dhe 12 Kryetarëve të Bashkive për monitorimin e shërbimeve që do të financohen këtë vit nëpërmjet Fondit Social.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka nënvizuar se nëpërmjet Fondit Social do të zgjerohet mbështetja për ngritjen e shërbimeve sociale në territor për të gjitha kategoritë më në nevojë .
"Ne do të mbështesim 12 bashki dhe dy qarqe për ngritjen e shërbimeve sociale, duke e çuar në 54 numrin e qendrave të përkujdesit social në të gjithë vendin. Eshtë një hap i rëndësishëm drejt standardizimit të shërbimeve sociale, një hap i rëndësishëm drejt pikëprerjes së objektivave të strategjisë sonë me shërbimet sociale në territor. 12 bashki sot do të firmosin një marrëveshje, e cila ka të bëjë me monitorimin e shërbimeve që financohen nga Fondi Social, ku Shërbimi Social Shtetëror do të ketë rol specifik për monitorimin e standardeve të këtyre shërbimeve. Rrjetit tonë në terren do t’i shtohen një armatë e re me punonjës socialë, psikologë, kujdestarë. Deri tani kemi më shumë se 490 punonjës që janë përzgjedhur nga bashkitë, por tashmë ne do të punësojmë më shumë se 100 punonjës të tjerë për ofrimin e shërbimeve sociale të qytetarëve më në nevojë", - theksoi Manastirliu.
Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nxiti drejtuesit vendorë të përfshijnë gjithnjë e më shumë shërbimet për shtresat në nevojë në planet e tyre sociale, duke garantuar mbështetjen edhe nga qeveria qendrore.
"Fondi Social filloi me 200 milionë lekë në vit mbështetje për bashkitë. Duke analizuar nevojat e bashkive, vendosëm që ky fond të rritej me 30%, duke arritur në një mbështetje për të gjitha bashkitë në 300 milion lekë",- tha Manastirliu.
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka vlerësuar mbështetjen financiare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Fondit Social për financimin e shërbimeve në territor.
"Dua të falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë dhe Drejtorinë e Shërbimit Social për mundësinë që na ka dhënë për të financuar disa projekte që kanë të bëjnë me shtresat në nevojë. Shërbimi i lëvizshëm që u mbështet me Fondin Social për personat me aftësi të kufizuar është vërtet një shërbim shumë i rëndësishëm dhe që po rezulton shumë efikas. Edhe shërbimet e reja që do të financohen na bëjnë më shumë optimistë që jemi në rrugën e duhur për të mbështetur shtresat në nevojë",- tha Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë së Lezhës.
Kryetarja e Bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri, ka vlerësuar mbështejen nga Fondi Social për herë të parë për këtë bashki, për shërbimet e përkujdesit social edhe për personat me aftësi të kufizuar në zonat më të thella të kësaj bashkie.
"Në suportin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, modeli i shërbimit të specializuar në një qendër- familje, është bashkëveprim i shërbimeve qendër, familje, shkollë, për të adresuar numrin e madh të fëmijëve dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara në zonat e thella të Bashkisë Bulqizë. Projekti që kemi propozuar për mbështetje nga Fondi Social do të bëjë të mundur që ky shërbim të shtrihet në 8 njësitë administrative të Bashkisë Bulqizë",- tha Festime Mjeshtri.
Duke folur për mbështetjen e kategorive në nevojë, kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, tha:
"Bashkia e Kamzës sot që flasim u ka përkushtuar 45 milionë lekë të rinj në vit problemeve sociale. Së fundmi kemi hapur edhe një qendër multifunksionale për fëmijët me aftësi ndryshe",- tha Rakip Suli.
Mbështetja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Fondit Social, u akordohet bashkive prej 4 vitesh. Nga fillimi deri më sot, Fondi Social ka mundësuar financimin për ngritjen e 54 shërbimeve të përkujdesit shoqëror nga të cilat, kanë përfituar 36 bashki dhe 7 qarqe./ CNA
"Vitamina e diellit" shfaqet si një aleat i vlefshëm i shë...
OBSH po ndërmerr masa serioze në lidhje me përbërjen e pij...
Kujdesuni për shëndetin me paketat mjekësore me ϛmime prom...
Më pak mish i përpunuar Salsiçet, proshuta dhe mishrat e ...
Janë një burim i shkëlqyer vitaminash Një domate e vetme ...
Entela Kolovani, zv.ministre e Shëndetësisë ka folur në li...
Dremitjet e rregullta dhe të shkurtra gjatë ditës, e mbajn...
Mjekët në Britaninë e Madhe njoftuan se një foshnjë ka lin...
Janë drejt përfundimit punimet për rehabilitimin e plo...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka treguar pro...
Miratohet në Këshillin e Ministrave vendimi që lejon prakt...
Tashmë që jemi në stinën e verës, një nga shqetësimet tona...
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë po fokusohet në mënyrën...
Dëshironi të keni një bark të sheshtë, por ende nuk e keni...
Pavarësisht se duket sikur periudha e virozave respiratore...
Prishja e gjumit të fëmijës ka një shumësi arsyesh që ...
Ministrja e Shëndetësise dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Mana...
Dy përbërës të gjetur në HOPS, një përbërës kyç i birrës, ...
Sasia e duhur e vitaminës D në ditë mund të na mbrojë nga ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...