Pasuri me burime kriminale/ Sekuestrohen pronat e një shtetasi me vlerë marramendëse
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...

Të dhënat vijnë nga një studim mbi kafshët. Por ka gjasa që ato të shpjegojnë të paktën pjesërisht efektin e frikshëm ‘yo-yo’ që qëndron pas dietave. Në një studim të botuar së fundmi në “Cell Metabolism”, një grup studiuesish nga Instituti Maks Plank për Kërkimet mbi Metabolizmin, treguan se në trurin e minjve të vendosur në dietë, qarqet nervore ndryshojnë, sidomos në një zonë të hipokampusit që kontrollon urinë.
Me dietën, sinjalet që vijnë tek këto neurone bëhen më të forta. Kështu, kur i ktheheni ushqimit normal, ndjenja e urisë bëhet më e fortë se kurrë më parë dhe ju nxit që të hani më shumë, duke e rifituar shumë shpejt peshën e humbur.
“Pra kemi të bëjmë me një plasticitet neuronal dhe me një ndryshim tek sinjalet nervore, që nga ana e tyre çojnë në një uri të madhe të zgjatur në kohë”- thonë autorët. Truri ndikon shumë tek shanset e suksesit të një diete, dhe shpjegon për shembull arsyen se përse thuajse të gjithë binden që të provojnë regjime ushqimore drastike.
Planet dietike që nuk janë as fleksibël dhe as të larmishme, pavarësisht nga efekti shpeshherë negativ në trup, janë në fakt një “lehtësues stresi” për trurin, i cili duhet të marrë vendime të shumta në çdo kohë:duke eleminuar mundësinë e zgjedhjes “në rrënjë“,duket e lehtë ndjekja e dietave drastike.
Por është kështu vetëm në fillim, sepse më vonë ushqimet e ndaluara bëhen gjithnjë e më të pa rezistueshme qoftë edhe vetëm duke menduar për to. Sidomos rregullat strikte, që janë të vështira për t’u respektuar, çojnë tek një ndjenjë dështimi nëse i dorëzohesh tundimit apo në të kundërt, zhvillojnë fiksimin për të shmangur me çdo kusht ushqimet që nuk lejohen.
Në rast se nuk arrijmë që të menaxhojmë dhe kanalizojmë presionin e pashmangshëm psikologjik që vjen nga dieta, këto mekanizma do të çojnë në një rritje të oreksit, të cilin nëse jemi në një dietë të rreptë, do të bëjmë gjithçka për ta injoruar ose shtypur.
Për pasojë, rritet rreziku për të mos ditur si t’i përgjigjemi mirë stimulit të urisë, dhe për të qenë të paaftë të dëgjojmë sinjalet e trupit. Dhe kjo e rrit mundësinë për t’u dhënë pas të ashtuquajturës “ngrënie emocionale”, ku plotësohet më shumë nevoja emocionale sesa nevoja për ushqim, dhe kur të qenit më të prekshëm ndaj stimujve mjedisorë shkakton të ngrënit në sasi më të mëdha nga sa e kërkon trupi.
Prandaj me dietat e rrepta, është më i lartë rreziku i të ngrënit me tepricë. Për shembull tek ata që janë në një dietë të rreptë, zonat e shpërblimit të trurit aktivizohen shumë më tepër se normalisht kur përballen me ushqimet e padëshiruara. Që të gjitha këto arsye “cerebrale”, favorizojnë efektin ‘yo-yo’ dhe rifitimin e kilogramëve të humbur.
Për më tepër, edhe prirja e njerëzve për të shtyrë gjithmonë fillimin e dietës, buron tërësisht nga mendja, sepse truri preferon një shpërblim të vogël dhe të menjëhershëm, në vend të një avantazhi shumë më të madh, por të largët, i cili kërkon gjithashtu një angazhim.
Kështu, një ushqim i shijshëm në këtë moment, duket më i dëshirueshëm sesa një vlerë kolesteroli në nivele normale pas 6 muajsh. Mbi të gjitha ne priremi gjithmonë të shtyjmë për më vonë çdo gjë që na ekspozon ndaj rrezikut të dështimit apo që na duket shumë e vështirë, siç është edhe dieta ushqimore.
Për të mos përmendur faktin që shumë njerëz nuk kanë rregulla të qarta për t’u ndjekur ose nuk janë vërtet të motivuar. Për t’iu kundërvënë tendencës për t’i zvarritur gjërat, është e nevojshme t’i vendosni vetes synime realiste, të matshme dhe të arritshme, duke hedhur një hap të vogël në të njëjtën kohë, dhe duke shmangur aktivizimin e reagimit të frikës në tru.
Kjo e fundit është e pashmangshme kur ndjeni se nuk mund ta bëni diçka, dhe kjo më pas ju bllokon çdo lloj nisme.
Shpeshherë mjafton që të nisni diçka vërtetë, sepse sapo e filloni, ajo që dukej e pamundur, mund të rezultojë të jetë në fakt më pak stresuese dhe më e realizueshme. Veprimi ju bën të ndiheni më optimistë dhe nën kontrollonin e vetes, duke i rritur shanset për të ndjekur me sukses një dietë./ “Corriere della Sera” - Pershtatur nga CNA
1. Kastravecat përmbajnë shumicën e vitaminave që ju nevoj...
Dëmi që mund të shkaktojë inflamacioni i zorrëve shtrihet ...
Një mëngjes super i pasur po shfaqet si një nga mënyrat më...
Një ndërhyrje e vështirë është realizuar nga mjekët e ...
Konsiderohet si një nga të këqijat e shekullit XXI. Po fla...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Mendoni se ushqimi është zona e vetme ku duhet të përqendr...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Sot e dimë se sa i rëndësishëm është ushtrimi fizik për fu...
Edhe pse ndoshta jo aq popullor sa shalqiri, pjepëri është...
Pesëmbëdhjetë minuta ecje në ditë janë të mjaftueshme për ...
Shkencëtarët kanë krijuar modele embrionësh për t’i ndihmu...
Miratohet financimi për 12 bashki, të cilat do të përfitoj...
"Vitamina e diellit" shfaqet si një aleat i vlefshëm i shë...
OBSH po ndërmerr masa serioze në lidhje me përbërjen e pij...
Kujdesuni për shëndetin me paketat mjekësore me ϛmime prom...
Më pak mish i përpunuar Salsiçet, proshuta dhe mishrat e ...
Janë një burim i shkëlqyer vitaminash Një domate e vetme ...
Entela Kolovani, zv.ministre e Shëndetësisë ka folur në li...
Dremitjet e rregullta dhe të shkurtra gjatë ditës, e mbajn...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...